Çrregulimi Obsesiv-Kompulsiv

Çrregulimi obsesiv-kompulsiv (në anglisht: Obsessive-Compulsive Disorder ose OCD) është një çrregullim psikologjik në të cilin një person ka mendime të rikthyeshme (“obsesionet”) ose ndjen nevojen t’i mbarojë ose përserit disa rutina ose akte (“kompulsionet”) në atë masë sa që shkakton stres ose dëmton funksionimin e jetës së përditshme., Personi nuk mundet t'i kontrollojë mendimet apo aktivitet për një kohë më të gjatë.

Kompulsionet të shpeshta janë larja e duarve, numërimi i gjësendeve dhe kontrolli nëse dyert janë të mbyllura Këto aktivitete ndodhin në atë masë saqë jeta e përditshme e personit ndikohet negativisht dhe merr shpesh një orë apo më shumë kohë në ditë. Shumica e rriturve e dijnë se këto sjellje nuk kanë kuptim. Kjo gjendje shoqërohet nga tike nervoze, çrregullime ankthi dhe një rrezik i shtuar i vetëvrasjes.

Shkaku është ende i panjohur. Duket se ka disa komponente gjenetike, pasi që binjakët identikë janë më shpesh të prekur se binjakët jo-identikë. Faktoret rrezikues janë abuzimi gjatë fëmijërisë dhe ngjarjet stresuese. Disa raste raportohet se janë shfaqur pas infektioneve. Diagnoza bazon në simptomet dhe kërkon përjashtimin e shkaqeve të tjera mjekësore ose të lidhura me ilaqet. Vlerësimet si Yale-Brown Obsessive Compulsive Scale (Y-BOCS) mund të përdoren për të vlerësuar ashpërsine. Çrregullime të tjerë me simptome të ngjashëm janë çrregullimi i ankthit, depresioni, çrregullimet e të ngrënit si anoreksia ose bulimia, tiket nervoze dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv i personalitetit.

Trajtimi përmban psikoterapi, si për shembull terapia kognitive e sjelljes dhe në disa raste ilaqe kundër depresionit, si për shembull frenuesit selektiv të rimarrjes së serotoninës (SRRI) apo klomipramina. Terapia kognitive e sjelljes për çrregullimin obsesiv-kompulsiv përmban expozimin ndaj shkaktarve të problemeve duke mos lejuar sjelljen përsëritëse të ndodhë. Në të kundertën, terapia metakognitive inkurajon sjelljet rituale në mënyrë që të ndryshojë marrëdhënia kundrejt mendimeve mbi ato sjelljet. Ndonëse se duket që klomipramina ndikon po aq mirë sa SSRI-të, klomipramina ka effekte më të mëdha anësore dhe për këtë rezervohet vetëm si trajtim alternativ.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pozicioni mbrapshtHistoria e arteveMëlçiaBurimet natyrore të KosovësArtriti ReumatologjikAngliaFormat e shtjelluara të foljesMamuthiAutobiografiaLuftërat e TrëndafilaveMagnetiZhurmat në veshLista e festave në KosovëShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreNepotizmiSaturniKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeHendbollPlaku dhe detiBletaFunksionet trigonometrikeQelizaDita e Shën GjergjitPyetja retorikeOksigjeniEnergjia kinetikeTigriPunime artizanaleLista e vendbanimeve ilirePlisi (lashtësi)NeurologjiaLufta e Dytë BotëroreNamazi i JacisëMalet e SharritPërcjellësit elektrikDializaMarsiGjergj FishtaSëmundjet e zemrësRomaZef PllumiLufta e Parë BotëroreIbrahim RugovaHebrenjtëLista e Monumenteve në ShqipëriSistemi riprodhues femërorForcat e Armatosura të ShqipërisëBifurkacioni i lumit të NerodimësKubi (gjeometri)HijaVeprimtaria fizikeHëna e PlotëGjuhët indo-evropianeDëgjimiJaponiaZjarriMushkëriaMali i TomoritDon Kishoti i MançësDokumentet e Gjuhes ShqipeQelizat staminaleGurguricaLetërsiaHumanizmiPranveraIsmail KadareNgjyraFestaFazat e detitBraziliItaliaZambaku shqiptarTumori i truritHepatitiBosnja dhe HercegovinaAdolf Hitleri🡆 More