Amsterdam Express

Amsterdam Express është film i zhanrit Dramë, i vitit 2014, me regji të Fatmir Koçit, regjisor dhe skenarist në këtë prodhim.

Përmbajtja

Filmi trajton historinë e një djali shqiptar që transferohet në Amsterdam për të siguruar para për të ndërtuar shtëpinë e tij në Shqipëri, përfshihet në afere ilegale si trafikim droge dhe prostitucioni. Kryen një martesë fiktive me një bajyë të pashme hollandeze duke pasur dashurinë e tij në Shqipëri. Ai kërkon të fitojë para të shpejtë në çcdo formë të mundshme por përfundon duke u kthyer mbrapsht në shtëpi duarbosh pasi harxhon eurot e tij të fundit për të shpëtuar një vajzë të re nga skllavëria e seksit. Në kryeqytetin hollandez përfshihet në aktivitete kriminale dhe në një tjetër raport intim, duke përfunduar kështu mes trazirave dhe dy dashurive. “Romancë e fortë që protagonisti lë pas dhe një romancë e re që nis në Amsterdam, rikthime të forta të memories për atë që ka lënë në Shqipëri dhe një njeri që i ofron para’ të shpejta përmes drogës dhe skllaveve të seksit. Këtu nis drama e tij e fortë”, shpjegon Fatmir Koçi. Në rolin e protagonistit, Blerim Destani: “Personazhi im nuk ka kushtet financiare për të krijuar familje dhe shkon në Amsterdam për t’i krijuar këto kushte.” Për herë të parë në një film shqiptar, në rolin e protagonistes, Flonja Kodheli: “Personazhi im është një vajzë që vjen nga një familje tipike shqiptare. Është një karakter shumë kompleks që lufton me pengesat për të dashurin e saj dhe për të shprehur lirinë e saj.” Në rolin e antagonistit James Biberaj, aktori shqiptar pjesëmarrës në disa filma hollivudianë: “Personazhi im është një kriminel në Hollandë që vjen në Shqipëri për të marrë hakun pasi më ka tradhëtuar protagonisti. Ky personazh nuk është vetëm i keq, por tregon edhe të mira.”

Aktorët

Blerim Destani
Flonja Kodheli
James Biberaj
Bujar Lako
Rajmonda Bulku
Olta Gixhari
Carolien Spoor
Natasha Goulden
Produksion... Blerim Destani, Mike Downey, Royana Feri
Fotografi... Enzo Bradner
Editor... Max Vonk
Muzika... Art Denisson
kostumet... Stela Laknori
Kontakt shqiptar produksioni ... Xhevdet Ferri

Referime

Tags:

Fatmir Koçi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Instrumenti muzikorKromozomiItaliaRajoni JuglindorTargat e automjeteve të KosovësBeratiPula (shpend)GjermaniaEklipsiInfeksioni seksualisht i transmetueshëmBalenaTumori i truritGordana KingjiOrhaniDeti AdriatikShtatë mrekullitë e botës së lashtëNënrajoni VerilindorFormat e pashtjelluara të foljesUltësira Perëndimore e ShqipërisëHëna e PlotëJohnny SinsDemografia e KosovësLahutaPetro MarkoKëshilli i EvropësSindroma DownFilozofiaElbasaniVullkaniDelfiniLufta e Parë BotëroreShenjat e Urdhërave të PreraFizikaHidrocentraletSistemi operativDrogaPankreasiLumi i NerodimësLista e bankave në ShqipëriKontinentetPejgamberët në IslamMorfinaLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutADHDMenstruacionetGoogleJashar bej ShkupiINTELEGJENCA ARTIFICIALEStimulim me gjoksQiprojaSistemi muskulorLista e këngëtarëve të muzikës populloreLeku shqiptarLekë DukagjiniTeoria e probabilitetitDemencaKimiaSulfuriKubi (gjeometri)Të drejtat e fëmijëveDemografia e ShqipërisëAjriSëmundjet e zemrësTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriPozita gjeografike e ShqipërisëAkiliPrincipata e ArbëritMikroorganizmatBeteja e KosharesIslandaNdryshimet klimatikeRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëAndon Zako ÇajupiEnver HoxhaEkologjiaTeorema e Pitagorës🡆 More