| Ky artikull ose sektor përmban informacione për ngjarjet të cilat do të zhvillohen në të ardhshmen. Përmbajtja e këtij artikulli mund të ndryshojë shumë shpejt. Ju lutemi të keni parasysh aktualizimin e detajeve. |
Ngjarje
Janar
- 1 Janar - Kroacia fillon termin e saj të presidencës së Bashkimit Evropian.
- 3 Janar - Një goditje me dronë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit vret dhjetë njerëz, duke përfshirë shënjestrën, Qasem Soleimani dhe lideri paraushtarak irakien Abu Mahdi al-Muhandis.
- 5 Janar
- Lufta e Dytë Civile Libiane: Presidenti Rexhep Taip Erdogan shpal zbarkimin e trupave turke në Libi duke mbështetur qeverinë e njohur nga OKB.
- Zgjedhjet presidenciale kroate: Zoran Milanović zgjidhet President i Kroacisë.
- 16 Janar - Fillon Gjyqi i Impeachment për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Senat. Ai shpallet i pafajshëm më 5 Shkurt.
- 20 Janar - Pandemia COVID-19: Autoritetet kineze konfirmojnë publikisht transmetimin njeri-njeri të SARS-CoV-2.
- 22 Janar - Parlamenti Helen zgjedh Katerina Saqellaropulun si Presidente të Greqisë.
- 23 Janar - Pandemia COVID-19: Qyteti kinez Wuhan, epiqëndra e shpërthimit të parë të COVID-19, karantinohet duke anulluar kështu edhe transportin publik si dhe fluturimet.
- 28 Janar - Një tërmet me magnitudë 7.7, më i madhi që nga 1964 në Karaibe, godet hapësirën midis Kubës dhe Xhamajkës.
- 29 Janar - Presidenti amerikan Donald Trump firmos marrëveshjen ShBA-Meksikë-Kanada, një marrëveshje tregtare që zëvëndëson NAFTAn.
- 30 Janar - Pandemia COVID-19: OBSH shpall sëmundjen si një emergjencë të shëndetit publik e rëndësisë ndërkombëtare.
- 31 Janar - Britania e Madhe dhe Gjilbraltari tërhiqen nga Bashkimi Evropian.
Shkurt
- 2 Shkurt - Një datë e rrallë universalisht simetrike ndodh në kalendarin Gregorian. Këto ngjarje ndodhin rreth një herë në 1000 vite. Hera e fundit kur ndodhi një ngjarje e tillë ishte 1111.
- 11 Shkurt - OBSH e emërton sëmundjen COVID-19.
- 19 Shkurt - Të shtënat e Hanaut: 11 njerëz vriten dhe 5 plagosen në një sulm terrorist nga një ekstremist i djathtë që shënjestroi lokalet e shishës në Hanau, afër Franfkurtit, Gjermani.
- 28 Shkurt - Lufta Civile Siriane: NATO shpreh solidaritet me Turqinë pasi 34 ushtarë turq u vranë në një sulm ajror nga forcat pro qeverisë siriane.
- 29 Shkurt - Një marrëveshje paqe e kushtëzuar nënshkruhet mes ShBA-ve dhe Talebanëve. ShBA-të fillojnë tërheqjen graduale të trupave nga Afghanistani më 10 Mars.
Mars
• Nexhmije Pagarusha
• Leze Qena
• Adem Mikullovci
This article uses material from the Wikipedia Shqip article 2020, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.