2020 Shpërthimet Në Bejrut: Shpërthime në portin e Bejrutit, Liban më 4 gusht 2020

Shpërthimet në Bejrut (2020) ndodhën në Bejrut, Liban më 4 gusht 2020.

Shpërthimet lanë të paktën 207 njerëz të vdekur (pritet të rritet ky numër meqë shumë të tjerë kanë humbur), më shumë se 6,000 të plagosur, dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi.

Shpërthimet në Bejrut (2020)
2020 Shpërthimet Në Bejrut: Shpërthimet, Shkaqet, Viktima
Pasojat e shpërthimit
Data4 gusht 2020
KohaRreth orës 18:08 (shpërthimi i dytë)
VendiPorti i Bejrutit
VendndodhjaBejrut, Libani Liban
Koordinatat33°54′10.62″N 35°31′4.04″E / 33.9029500°N 35.5177889°E / 33.9029500; 35.5177889
LlojiKatastrofë e nitratit të amonit
ShkakuZjarr
Vdekje207+
Lëndime6,000+
Të humbur9+
Dëmtim i pronës15 miliardë dollarë amerikanë

Abbas Ibrahim, drejtori i përgjithshëm i Sigurisë së Përgjithshme të Libanit, deklaroi se shpërthimi kryesor kishte ndodhur nga 2,750 tonë nitrat amoni që ishte konfiskuar nga qeveria dhe ishte ruajtur në port pa masa sigurie për gjashtë vitet e fundit në kohën e shpërthimit. Shpërthimi është vlerësuar me efekte ekuivalente, duke filluar nga disa qindra tonë në tre mijë tonë TNT.

Shpërthimet

Një shpërthim i parë, më i vogël dërgoi një re tymi sipër zjarreve dhe krijoi drita ndezëse që gjoja ngjanin me fishekzjarre. Shpërthimi i dytë, shumë më masiv, ndodhi rreth orës 18:08 me kohën lokale që tronditi Bejrutin qendror dhe dërgoi një re të kuqe pluhuri në ajër. Shpërthimi i dytë u ndje në Izraelin e Veriut dhe në Qipro, 240 kilometra (150 milje) larg.

Shkaqet

Shkaku i shpërthimeve ende nuk është përcaktuar. Mediat shtetërore libaneze njoftuan fillimisht se shpërthimet ndodhën në një depo të fishekzjarreve, ndërsa të tjerët raportuan se ishte në një depo të naftës ose në një strukturë ruajtjeje të kimikateve. Kishte depo në port që ruanin eksplozivë dhe kimikate duke përfshirë nitrate, përbërës të zakonshëm të plehrave dhe eksplozivëve. Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Libaneze deklaroi se shpërthimi ishte shkaktuar nga materiale me eksploziv të lartë që u konfiskua dhe u ruajt me vite.

Viktima

'Bejruti zgjohet në skenat e shkatërrimit' - raporti i lajmeve nga VOA News (pjesë të hequra për shkak të të drejtave të autorit)

Pas shpërthimeve, të paktën 135 njerëz u konfirmuan të vdekur dhe më shumë se 5,000 u plagosën. Dëshmitarët i thanë Lebanese Broadcasting Corporation International se "të paktën dhjetëra u lënduan dhe spitalet ishin plot me njerëz të lënduar". Kryqi i Kuq i Libanit beson se ata të plagosur ose të vdekur janë midis "qindra viktimave".

Sekretari i Përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, u vra pasi u plagos rëndë. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Hamad Hassant, të paktën 25 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 2.500 të plagosur.

Reagimet

Hassan Diab, Kryeministri i Libanit, njoftoi se një ditë pas shpërthimeve do të ishte një ditë kombëtare zie. Michel Aoun, Presidenti i Libanit, deklaroi se qeveria do të sigurojë mbështetje për personat e zhvendosur dhe Ministria e Shëndetësisë do të plotësojë shpenzimet e trajtimit për të plagosurit. Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, filloi të qaj në televizion, duke e quajtur atë "një katastrofë kombëtare". Ai e quajti këtë shpërthim të ngjajshëm me Hiroshimën.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

2020 Shpërthimet Në Bejrut Shpërthimet2020 Shpërthimet Në Bejrut Shkaqet2020 Shpërthimet Në Bejrut Viktima2020 Shpërthimet Në Bejrut Reagimet2020 Shpërthimet Në Bejrut Referime2020 Shpërthimet Në Bejrut Lidhje të jashtme2020 Shpërthimet Në BejrutBejrutiLibani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Seksi analFilipinetKolesteroliKaratiLista e lumenjve në ShqipëriBetimi i HipokratitPeshkaqeniPHBanda e ÇolesDemokraciaBujar NishaniKali arabKronologjia e jetës së profetit MuhamedBletaQarqet e ShqipërisëQarku elektrikDukagjiniNgushtica e HormuzitManjola NalbaniIslami në botëElhamdulilahSyri i kaltër, DelvinëSistemi riprodhues femërorMolosëtHaxhillëkuKomunat e KosovësPrincipatat arbëroreVitamina B12VolejbolliOrgazmaHëna e PlotëLUPUS24 PrillMagneziumiIkametiShpërthimi në GërdecAdem JashariShqipëria në vitet 1912-1939Turizmi në ShqipëriShqipëria OsmaneGjirokastraPozicioni kalorëseDasma shqiptareAthinaUjkuAli Pashë TepelenaKaliFejaIsak NjutoniLlixhat e ElbasanitTë drejtat e njeriutRobert NdrenikaFusha magnetikeDita e TokësShqipëria etnikeSaturniAnesteziaSildenafilDielliThoma XhixhoKulla EiffelKontabilitetiPërmetiFruthiKorridori VIIIFiset ilireTermometriAgim RamadaniVenaIliriaBitcoinTelefoniAventurat e Tom SojeritNdotja akustikeMali i TomoritRoma e lashtë🡆 More