Luiz Ejlli (lindur 12 korrik 1985) është këngëtar, aktor, diplomat dhe ish-noter.
Ejlli fitoi edicionin e 44-të të Festivalit të Këngës duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në Eurovision 2006 (Greqi). Ai është gjithashtu i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në sezonin e dytë të Big Brother Albania VIP në Top Channel, ku ai fitoi vendin e parë.
Luiz Ejlli | |
---|---|
Background information | |
Lindi | Shkodër, Shqipëri | 12 korrik 1985
Origjina | Dukagjin, Shqipëri |
| |
Vitet aktik | 2004-vijon |
Luiz Ejlli studioi në shkollën e mesme artistike "Prenk Jakova" në Shkodër për muzikë në instrumentin e fagotit. Më 24 dhjetor 2022, u bë pjesë e reality-show më të njohur në Shqipëri Big Brother VIP Albania 2 i cili me të mori famë nga të njohur e të panjohur që e shikonin 24 orë në 24 live nga shtëpia. Ai u shpall finalist i këtij edicioni dhe në finalen e madhe të datës 6 maj, Luiz Ejlli u shpall fitues i Big Brother Albania VIP 2. Në këtë datë, ai kurorëzoi martesën me të dashurën e tij, Kiara Tito, në Tiranë që e propozoi për martesë disa ditë më parë në shtëpi.
Në edicionin e parë të shfaqes Ethet e të Premtes Mbrëma u spikat talenti i tij si këngëtar, i cili arriti në pesë më të mirët. Në edicionin e dytë të këtij spektakli, ai fitoi çmimin e parë.
Pasi fitoi edicionin e 44-të të Festivalit të Këngës, ai përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2006.
Në vitin 2023 Luiz Ejlli thyen rekorde shikueshmërie në rrjetet sociale pasi u bë anëtar i reality show më të famshëm që u pa nga shikuesit anembanë Big Brother Albania VIP.
Gjatë kësaj periudhe që qëndroi në shtëpi ai arriti shifra shumë të larta shikueshmërie ku në më pak se 1 muaj kënga e tij më e fundit "Me ty" dedikuar banores të dashurës së tij Kiara Tito arriti 10 milion shikime dhe akoma numri i shikimeve rritet me kalimin e kohës.
Data | Titulli | Festivali |
---|---|---|
Dhjetor 2004 | Hëna dhe yjet dashurojnë | Festivali i 43-të në RTSH |
Shtator 2005 | Mëngjes | Mikrofoni i Artë 2005 |
Dhjetor 2005 | Zjarr e ftohtë | Festivali i 44-të në RTSH (çmimi i parë) |
Maj 2006 | Zjarr e ftohtë | Eurovizion 2006 |
Shtator 2006 | Për një vajzë që di të dojë | Mikrofoni i Artë 2006 (Rudi ft Luiz Ejlli & XXL) |
Dhjetor 2008 | Një Jetë | Festivali i 47-të në RTSH (Juliana Pasha & Luiz Ejlli) |
Nëntor 2010 | Sa e shite zemrën | Kënga Magjike 2010 (çmimi i parë) |
Shtator 2011 | Iluzion | Netët e Klipit |
Dhjetor 2013 | Kthehu | Festivali i 52-të në RTSH |
Dhjetor 2015 | Pa mbarim | Festivali i 54-të në RTSH |
Dhjetor 2017 | Ra një yll | Festivali i 56-të në RTSH (Luiz Ejlli & Rezarta Smaja) |
Çmimet dhe arritjet | ||
---|---|---|
Parardhësi Ledina Çelo me "Tomorrow I Go" | Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2006 | Pasardhësi Frederik Ndoci me "Hear My Plea" |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Luiz Ejlli, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.