Agron Ibrahimi

Agron Ibrahimi (1983, Tivar) është një ekonomist dhe profesor universitar nga Mali i Zi.

Biografia

Agron Ibrahimi ka lindur në vitin 1983 në Tivar. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ulqin. Ka kryer studimet Master i Shkencave Ekonomike në Universitetin e Malit të Zi dhe ka përfunduar studimet e doktoraturës në vitin 2017 në Fakultetin e Ekonomisë dhe Teknologjive të Informacionit, në Universitetin Europian në Tiranë.

Në vitin 2007 ka filluar punën në Sekretariatin për Financa dhe Buxhet të Komunës së Ulqinit, ku në periudhën 2009-2011 ka qenë udhëheqës i Departamentit të Financave, ndërsa nga tetori 2011 deri në maj 2014 ka mbajtur pozitën, Sekretari i Sekretariatit për financa dhe buxhet. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2018 ka qenë Udhëheqës i Departamentit të Financave, ndërsa nga korriku i vitit 2018 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Sekretariatit për Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik të Komunës së Ulqinit. Dr. Ibrahimi, krahas përvojës së pasur të punës në vetëqeverisjen lokale, ka qenë profesor dhe bashkëpunëtor në studimet e specializuara dhe master të Universitetit të Malit të Zi, Universitetit të Mesdheut dhe Universitetit të Shkodrës që nga viti 2018 dhe 2021.

Krahas pjesëmarrjes në programe të shumta profesionale ndërkombëtare, seminare dhe konferenca, Dr. Ibrahimi është anëtar i Asociacionit të Menaxherëve të Malit të Zi që nga viti 2018, ndërsa në periudhën 2015-2016 ka qenë anëtar i Shoqatës së Ekonomistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shih edhe

Referime

Tags:

Tivar

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rilindja Kombëtare ShqiptareAjriLejlekuBakriArtriti ReumatologjikMetaletFormat e shtjelluara të foljesGjarpriNjësia matëseIliriaStalaktitet dhe stalagmitetTrekëndëshiRevolucioni i dytë industrialNdotja e ajritErnest HemingwayAstrit GashiEmpatiaBraziliFutbolliTumori i truritMasturbimi i ndërsjelltëFazat e detitAli PodrimjaPunime artizanaleIslami në ShqipëriHëna e PlotëDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutPrincipata e ArbëritEnergjia e erësLazeriDhelpraNjohja ndërkombëtare e KosovësPsikologjiaRrethi i TropojësRomeo VeshajKundrinoriTeknologjia e informacionitDardanëtHidrografia e ShqipërisëDelfiniMuji dhe HaliliFotosintezaZambaku shqiptarNëna surrogateEgjiptiDua LipaAli AhmetiEkuatoriTermocentraliLegjendaEnergjia potencialeEnver HoxhaEvropa VerioreLista e kryeqyteteveBetametazoniMeshariLëvizja Nacional-ÇlirimtareSportiShenjat e Urdhërave të PreraVullkanet dhe termetetSkizofreniaLahuta e MalcísSëmundjet e gjakutEnergjia e ripërtëritshmeLista e Monumenteve në ShqipëriPeshkopiaBeteja e KosharesPashallëqet shqiptarePuna (fizikë)Gjeografia e ShqipërisëMbiemriCraig NewmarkFitër BajramiFjalë të urtaNdajfoljaËndrraSpanjaMali i ZiMiguel de Cervantes🡆 More