Yoko Kanno: Muzikante dhe Kompozitore Japoneze

Yoko Kanno (菅野 よう子, Kanno Yōko?, lindur më 18 mars, 1963) është një kompozitore dhe muzikante japoneze e njohur më mirë për punën në këngët e prapavijës së filmave anime, serive televizive, filmave, video lojërave, dhe reklamave televizive.

Ajo ka lindur në Sendai, Prefektura Miyagi, Japoni. Ajo ka shkruar kompozime për Cowboy Bebop, Darker than Black, Macross Plus, Turn A Gundam, The Vision of Escaflowne, Ghost in the Shell: Stand Alone Complex, Wolf's Rain, Kids on the Slope dhe Zankyō no Terror, dhe ka punuar me regjisorët Yoshiyuki Tomino, Shinichirō Watanabe dhe Shōji Kawamori. Kanno ka kompozuar gjithashtu muzikë për artistët e muzikës Maaya Sakamoto dhe Kyōko Koizumi. Ajo luan në tastierë dhe është vokalistja kryesore e Seatbelts, të cilët performojnë shumë nga kompozimet dhe muzikat e Kanno.

Biografia

Jeta e hershme

Yoko Kanno lindi më 18 mars 1963 në Sendai, Japoni. Përvojat e saj më të hershme me muzikën vijnë nga pjesëmarrja në kishë me prindërit e saj. Ajo studioi tastierë nga një moshë e re, piano në shtëpinë e saj dhe organo në kopshtin e fëmijëve. Në shkollën fillore, ajo filloi të merrte pjesë në konkurset e kompozimit, por në shkollën e mesme, Kanno filloi të interesohej më shumë në letërsi sesa në muzikë.

Pas shkollës së mesme, Kanno studioj në Universitetin Waseda ku u diplomua në letërsi. Në kohën e saj të lirë, ajo do të transkriptonte muzikë për grupe të ndryshme studentësh në Waseda. Prindërit e Kanno, e kishin lejuar atë vetëm të dëgjonte muzikë klasike, dhe ishte gjatë kësaj kohe që Kanno, u njoh me ritmin nga një mik i saj që luante bateri në një grup shkollor.

Jeta profesionale

Temat e prapavijave muzikore të Yoko Kanno përfshijnë "Kiseki no Umi" (Lodoss War), "Voices" (Macross Plus), "Tank!" (Cowboy Bebop), "Yakusoku wa Iranai" (Escaflowne), "Gravity" (Wolf's Rain), "Inner Universe" (Ghost in the Shell: Stand Alone Complex) dhe Ghost in the Shell: Stand Alone Complex O.S.T.

Ajo ishte anëtarja kryesore e grupit të quajtur Seatbelts, i cili u riorganizua në vitin 2004 për të kompozuar prapavijën muzikore të video lojës Cowboy BebopPlayStation 2, e lëshuar në Japoni në vitin 2005.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Yoko Kanno BiografiaYoko Kanno ReferimeYoko Kanno Lidhje të jashtmeYoko KannoAnimeCowboy BebopSendai

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Këshilli i EvropësVenusiLiqeniUjiPerimetUltësira Perëndimore e ShqipërisëAzotiLista e qyteteve në GjermaniPozita gjeografike e ShqipërisëSëmundjet e zemrësLuledielliNdërtimi i brendshëm i TokësThonjëzatLiqeni i ShkodrësShkollaHistoria e arteveViktor HygoMasturbimi i ndërsjelltëKanadajaAziaZënia e Diellit (Eklipsi)ShkencaOrganizata e Kombeve të BashkuaraKulla EiffelAutizmiMali i TomoritTiroidetLista e vullkaneve aktivë në botëLjubljanaGreqia e lashtëHolandaShpataTeknologjia e informacionitFotosintezaDhimbja e kokësLista e lumenjve në KosovëLuleshtrydhjaHistoria HebrejeLetërsia shqipeSokratiBletaErnest HemingwayLista e Monumenteve në ShqipëriMuzika populloreLufta e KosovësButrintiMitologjia grekeMitologjiaKonventa për të Drejtat e FëmijësHashim ThaçiPsikozaEnergjia kinetikeLezhaTurqiaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveMbretëria e IlirisëGoogleFazat e detitBeratiÇifteliaHepatiti BAhmet KrasniqiAlfabeti shqipKanuni i Lekë DukagjinitMiguel de CervantesAstronomiaIzet MexhitiHëna e PlotëJelekuShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreAlesia XhemalajLibriAcidet dhe BazatNATOLista e vendeve sipas sipërfaqesMusine KokalariMaqedonia e VeriutPerandoria Bizantine🡆 More