Jinan (manderin: 济南) është një qytet i lashtë kulturor në Kinë, i njohur për burimet ujore.
Në mbarë qytetin ndodhen 733 burime natyrore. Ndër to burimi Baotu, që është më i famshmi, është quajtur ndryshe edhe si "burimi i parë nën qiell" . Eksploratori Marko Polo pasi vizitoi Jinan e vlerësoi atë duke u shprehur se : "Burimi Baotu, Liqeni Daming dhe Mali ku janë gdhendur mijëra skulptura të Budës e zbukurojnë Jinanin si Qytet Kopshti." Në Jinan e ka zanafillën edhe kultura Longshan, një prej tri kulturave antike kineze. Në zonën Chengziai të qytetit Jinan ka ende gjurmë të kulturës Longshan, që i përket neolitit të vonë në Kinë dhe vlerësohet në botë si përfaqësues i "veprave më të dalluara të qytetërimeve para 4 mijë vjetëve në Tokë". Jinani është vendi ku kanë dalë shumë personalitete të famshëm të historisë së Kinës, si themeluesi i mjekësisë tradicionale kineze Bian Que, shkrimtarët Li Qingzhao,Xin Qiji etj., poetë të famshëm, si Li Bai, Du Fu, Su Shi, Zeng Gong etj. Jinan ndodhet në udhëkryqin e hekurudhave kryesore. Nga ky qytet mund të shkosh me tren në Pekin e Shangai brenda 3 orëve.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Xhinan, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.