Marko Polo: Tregtar venecian (1254–1324)

Marko Polo (1254-1325), lindi në Venedik në 15 Shtator 1254.

Babai i tij ishte Nikolo Polo edhe ai ishte nje eksplorues dhe tregtar. Ishte udhëtari dhe udhëpërshkruesi më i njohur i asaj kohe. Si misionar dhe përfaqësues i Venedikut qëndroi në Kinë 15 vite, ndërsa edhe 9 vite në vende të ndryshme aziatike. Pra, udhëtimi i zgjati plot 24 vite. Udhëtoi në Palestinë, në Kurdistan, në Armeni, në Irak, në Iran, në Afganistan, në Tibet dhe arriti në Kinë. Marko Polo gjatë qëndrimit në Kinë i vizitoi pothuajse të gjitha viset e saj. Pastaj u kthye për në Venedik, duke kaluar nëpër Indonezi, Sri Lankë, Iran, Irak, Kurdistan, Armeni dhe arriti në Venedik. Më zbulimet e tij është dëshmuar se Azia nga lindja nuk përfundon me pyje të pashkelura dhe me moçale, si ka menduar Ptolemeu, por buzëdeti i saj është i përshtatshëm për anije. Tri vite pas kthimit në Itali, Marko Polo merr pjesë në luftën e Venedikut kundër Gjenovës te ujdhesa e Korçullës, në të cilën luftë u zu rob dhe u burgos.

Marko Polo: Tregtar venecian (1254–1324)
Marco Polo

Në burg, Marko Polo i tregoi shokut të vet nga Piza, Rusticianit, përshkrimet e vendeve, nëpërmjet të cilave ka kaluar. Pasi Rusticiani doli nga burgu, publikoi librin në gjuhën frënge me titullin “Libri i zotëri Marko Polos mbi mbretërit dhe çudirat e Lindjës”. Në këtë libër, ekzistonin shënime të rëndësishme gjeografike për vendet e Lindjes së Largët, të cilat në Evropë askush nuk i ka njohur. Prandaj, ky libër për një kohë shumë të shkurtër përkthehet në shumë gjuhë dhe bëhet më se i nevojshëm për të gjithë udhëtarët e mëvonshëm që udhëtojnë për në Indi, në Kinë dhe në vende të tjera të Lindjes së Largët. Më 1290 vetë Marko Polo, shkroi librin me variant të ri. Veprën e pagëzoi “Mbi shumëllojshmërinë e botës”, në bazë të vrojtimeve personale dhe dëgjimeve. Kjo vepër e Marko Polos është vepër kapitale për ato vise ku ai qëndroi.

Hulumtimet gjeografike të Marko Polos, kanë çelur një periudhë të re në zhvillimin e shkencës gjeografisë.

Udhëtimet e Marko Polos

Marko Polo: Tregtar venecian (1254–1324) 
Udhëtimet e Marco Polo

Një version autoritar i librit Marco Polo-së nuk ka dhe nuk mund të ekzistojë, për dorëshkrimet e hershme të ndryshuara në mënyrë të konsiderueshme. Botimet e publikuara të librit të tij ose mbështeten në dorëshkrimet e vetme, një përzierje e versioneve të shumta së bashku, ose shtohen shënime për ti qartësuar, për shembull, në përkthimin anglisht nga Henry Yule. Përkthimi anglisht i vitit 1938 nga A.C Moule dhe Paul Pelliot është i bazuar në një dorëshkrim latin i gjetur në bibliotekën e Katedrales së Toledos, në vitin 1932, dhe është 50% më i gjatë se versionet e tjera. Ekzistojë rreth 150 kopje dorëshkrimi në gjuhë të ndryshme. Përkthimi më popullore u botuar nga Penguin Books në vitin 1958 nga R.E Latham i cili punoi disa tekste së bashku për të bërë një libër të plotë të lexueshëm. Polo i lidh me kujtimet e tij gojarisht për Rustichello da Pisa, ndërsa të dy ishin të burgosurntë Republikën e Gjenevës. Rustichello shkroi Devisement du Monde në Langues d'Oil, një gjuhë e kryqtarëve franceze dhe tregtarëve perëndimore në Orient. Ideja ishte ndoshta për të krijuar një libër për tregtarët, në thelb një tekst për peshat, masat dhe distanca.

Referime dhe shënime

Tags:

12541325KinaVenedik

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Inteligjenca artificialeSëmundjet e syritBig Brother (reality show)GjakuKostandin KristoforidhiDepresioniKronologjia e jetës së profetit MuhamedDialektet e gjuhës shqipeLimfocitiFigura stilistikeVushtrriaLiburnaSportiShëndetiKalaja e ShkodrësInfeksioni seksualisht i transmetueshëmVerdhëzaLista e shteteve sipas popullsisëOrhaniAdoleshencaGrida DumaDisleksiaElbasaniShqiptarët në Maqedoninë e VeriutNata e KadritPjetër BudiMitologjia grekeKaliMarrëdhënia seksualePërcaktoriKoniQarku elektrikShenjat e Urdhërave të PreraTehexhudiNoizyBerliniOksigjeniLista e lojtarëve ndërkombëtarë të ShqipërisëDeti AdriatikEtiopiaHistoria e KuranitBektashiDrini i ZiPozicioni 69LehoniaAgjërimi në IslamPoloniaOsmani IBunkerët në ShqipëriPesë Shtyllat e IslamitVitamina DLidhëza bashkërenditëseAngliaSurja en-NasProzaQelbësi EvropianStupcatHipertensioniSëmundja e AlzheimeritKanabisi (Drogë)StresiPrincipata e ArbëritFibroza kistikeInsulinaMorfinaMihrije BrahaShpella e piratëve (roman)ParafjalaTë drejtat e graveInteligjenca emocionaleThyesaOqeaniVjosaAziz AliliDioksidi i karbonit🡆 More