Venus Xtravaganza: Performuese amerikane, vallëtare

Venus Xtravaganza (22 maj 1965-21 dhjetor 1988) ishte një performuese transgjinore amerikane.

Ajo fitoi popullaritet kombëtar pas debutimit të saj në dokumentarin e Jennie Livingston me titull “Paris is Burning”, në të cilin jeta e saj si transgjinore përbën një prej historive të dokumentarit.

Jeta e hershme

Venus lindi në 22 maj 1965 në Jersey City, në Nju Xhersi. Prindërit e saj ishin me origjinë nga Italia, Amerika dhe Puerto Riko. Ajo mori nofkën Venus në adoleshencën e saj.


Karriera

Venus rrëfen gjatë dokumentarit “Paris is burning” se ajo nisi të performojë pasi u largua nga shtëpia në moshën 13 apo 14 vjeçare, duke i realizuar performanacat e saj të para në 1978 apo 1979. Karriera e saj në subkulturën “Drag Queen” nisi në 1983, kur Venus u ftua ti bashkohej “House of Extravaganza” nga vetë themeluesi i saj, Hector Xtravaganza. Angie Xtravaganza, një tjetër performuese transgjinore dhe e para që iu bashkua shtëpisë së Hektorit, e mori Venusin dhe e trajtoi si “motrën e saj të vogël”. Vensu si dhe shumë drag queens të tjerë arritën popullaritet me shfaqjet e tyre nju-jorkeze dhe cilësoheshin si “bukuri të pamposhtme”. Gjatë kohës së filmimit, Venus aspironte të bëhej modele.

Vdekja

Gjatë Krishtlindjeve në 1988, Venus u gjet e vdekur për shkak të shtrëngimit në fyt në hotelin “Duchess” në Nju-Jork. Sipas ekspertizës, trupi i saj ishte zbuluar katër ditë pas vdekjes së saj. “Paris is Burning” ende ishte në xhirim e sipër kur Venus u gjet e vdekur; fundi i dokumentarit përfshin reagimet e karaktereve kur dëgjojnë për vdekjen e Venusit, sidomos reagimi i Angie Xtravaganza. Shumica dyshojnë se duke qenë se Venus ishte një punonjëse seksi, u vra nga ndonjë klient i cili zbuloi që Venus ishte transgjinore, një narrativë që Venus e kishte përmendur në një prej intervistave në fillim të dokumentarit. Ajo shprehej se ishte arratisur nga një person i tillë. Vrasësi nuk u gjet kurrë.Ajo u varros në varrezat e “Holy Cross Cemetery” në North Arlington, Nju-Xhersi.

Referime

Tags:

Venus Xtravaganza Jeta e hershmeVenus Xtravaganza KarrieraVenus Xtravaganza VdekjaVenus Xtravaganza ReferimeVenus XtravaganzaTransgjinor

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Funksionet trigonometrikeMizogjiniaBletaLuiz EjlliNdajfoljaSeksi oralMajmuniParalelogramiKundrinori-kryefjala-kallëzuesiEvropa PerëndimoreKinaQarku elektrikHIV/AIDSGastritiNdërtimi gjeologjik i ShqipërisëQeniDielliRevolucioni i dytë industrialKokainaKaratiIgli CaraDekubitusiMushkëriaOlta GixhariVllehëtVeneraFlamuri i ShqipërisëAnesteziaEmrat e bukur të AllahutAntibiotiku100 VitrinatInstrumenti muzikorMarsiVitamina CEuroKanuniTrekëndëshi kënddrejtëSkeleti i njeriutAtmosferaShtatzëniaJupiteriNamazi i JacisëShtatë mrekullitë e botësUiliam ShekspirArbana OsmaniSëmundjet e syritSindroma DownLufta e KosovësAzem HajdariKanabisi (Drogë)MajiSudaniDita e punëtorëveBalenaArmët e SkënderbeutLista e fiseve ilireIdajet BeqiriHarry PotterYouTubeMira MuratiEs-selamu alejkumTrashëgimia kulturoreRudina MagjistariDializaKolitiJezusiGjermaniaLibrazhdiAmarildo BakajLinuxMeshariParku i TiranësHomoseksualitetiAndon Zako ÇajupiLista e vendeve sipas sipërfaqesNëna surrogatePubertetiTrekëndëshi🡆 More