Maji është muaji i pestë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe është njëri ndër shtatë muajtë me 31 ditë.
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Ditët historike | ||||||
Prill · Maj · Qershor | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Emri Maj në gjuhën shqipe supozohet të vije nga mitologjia e grekëve antik. Maia në mitologjin greke ishte perëndi e cila në mitologjinë Romake krahasohet me perëndinë e "të mirave" Bona Dea. Festa kushtuar kësaj perëndie në Romën antike mbahej në kohën e këti muaji.
Festa më e njohur e këti muaji ndër shqiptarët është 1 Maji - Dita e punëtorëve (Dita e proletaratit) e cila në kohën e sistemeve komuniste në territoret shqiptare kishte një rëndësi të veçantë.
Me datë 6 Maj , në shume treva Shqiptare festohet dita e "Shën Gjergjit" festë kjo shumë e vjeter me siguri qe nga koha e paganizmit . Me anë të kësaj feste , shënohet fillimi verës, për dallim nga "Shën Mitri" fillimi i dimrit. Në të kaluarën janë kryer shumë rite duke përfshi, mbledhjen e degëve me gjethe të njoma dhe vendosja e tyre nëper hyrje të shtëpisë, ahurit etj. mbledhja e barishteve të ndryshme , me të cilat janë ushqyer kafshët, me qëllim që te jenë sa më të shëndetshme. Të gjitha këto ceremoni janë kryer në natën e "Shën Gjergjit",me 5 Maj. Dita e "Shën Gjergjit" fetsohet me "sillën" ( Zemra, një shujtë në mes të mëngjesit dhe drekës) apo drekën solemne. Për atë drekë solmene, gatuhet kryesisht Mish qengji me tavë, me oriz dhe spinaq, Pite , dhe gjithsesi "Përshesh" (bukë te ndarë ne copa të vogla dhe të njomur në ndonje lëngë ) me qumësht dhe bukë misri. Në të kaluarën vjazat kanë festuar shumë gjatë ardhjen e "Shën Gjergjit" Me këngë me def e me lojëra të ndryshme , kjo ka zgjatur edhe deri në dy javë,e cila është përmbyllur me natën e "Shën Gjergjit" ku vajzat kanë dalë në natyrë nëpër fusha për të mbledhë degë me gjethe të reja dhe lule. Ndërsa në ditën e sotme nata e "Shendgjergjit" festohet duke dalë në shëtitje , kryesisht në ndonjë park apo "Tyrbe", ku gjatë kesaj kohe vijnë shumë lojëra të ndryshme.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Maji, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.