Ungjilli I Gjonit

Ungjilli sipas Gjonit është një nga të katër Ungjijtë kanonikë që janë në Besëlidhjen e Re të Biblës së krishterë.

Ungjilli I Gjonit
Shën Gjoni Ungjilltar.

Autori i Ungjillit megjithëse e lë vetveten paksa në anonim, megjithatë, dy herë do të na sigurojë se ai vetë i pa me sy gjërat që parashtron (1,14; 19,35). Shpesh e thekson se është: >...nxënësi të cilin Jezusi e donte veçanërisht< (13,23; 19,26.27.35; 21,7.20.20). Kjo na bën të mendojmë se është Gjoni, njëri prej të Dymbëdhjetëve, biri i Zebedeut dhe i Salomes, vëllai i Jakobit. Edhe Tradicioni i Kishës që në fillim ia ka mbështetur atij autorësinë.

Edhe Ungjilli i katërt u shkrua në greqisht. U shkrua për të krishterët e Azisë së Vogël. Shumica e specialistëve është e mendimit se u shkrua në Efes v.95-100.

Gjuha e stili janë të veçantë e, bashkë me tri Letrat e Gjonit dhe Zbulesën, bën pjesë të veçantë në Besëlidhjen e Re.

Me hyrjen e përmendur: >Në fillim ishte Fjala...< që është si një 'praeludium' apo ouverture, në pak fjalë na e paraqet krejt përmbatjen e librit: Jezusi është Hyji që hyn në botë e në histori për të shëlbuar njerëzimin. Mbetemi të mrekulluar para Jezusit, Fjalës-Logos-it, vetja e të cilit tejkalon çdo person në historinë e njerëzimit. Biri i Hyjit - Hyj i amshueshëm, i bërë njëri, Krijues i gjithësisë, njerëzve u jep një jetë të re që vjen prej Hyjit.

Në vend të dytë Gjoni na parashtron konfliktin e njerëzve me Hyjin, Gjoni-Pagëzuesi, nuk është Mesia! Mesia, i Shuguruari, Krishti - është vetëm Jezuesi.

Shtjellon, pastaj se Jezuesi është më tepër se Moisiu. Besëlidhja e vjetër duhet t'ia lëshojë vendin Besëlidhjes së re, sepse Jezuesi nuk është vetëm një >I Dërguar< i Hyjit sado i madh e i veçantë, por është Biri i Hyjit, Hyj edhe ai vetë, i bërë njëri me anë të misterit të Mishërimit. Me anë të tij, Hyji vjen në mesin e njerëzve dhe hap e vendos rendin e mbinatyrshëm të hirit shenjtërues të humbur me anë të mëkatit të prindërve të parë.

Simbolika te Gjoni është shumë e theksuar. Ajo bazohet në librat biblikë të mëparshëm. Këndej Jezusi është: Dhëndër (3,29), Bari (10,11-14), Hardhi (15,1), Bukë (6,35), Dritë, Udhë, Jetë, Derë, Qengj, Tempull etj.


    Plani:
      Hyrja (1,1-18)
      I. Pashkët e para (1,19-3,21)
      1. Java e parë (1,19-2,12)
      2. Festa e Pashkëve (2,13-25)
      3. Shpallja e misterit të Shpirtit (3,1-21)
      II. Udhëtimi në Samari e në Galile (3,22-4,54)
      III. Festa e dytë në Jeruzalem (5,1-47)
      IV. Festa e Pashkëve - Buka e jetës (6,1-71)
      V. Festa e Tëbanave (7,1-10,21)
      VI. Festa e Kushtimit të Tempullit (10,22-11,54)
      VII. Pashkët e fundit - Lavdërimi i Birit të njëriut (11,55-19,42)
      1. Para mundimeve (11,55-12,50)
      2. Darka e fundit (13,1-17,26)
      3. Mundimi e vdekja (18,1-19,42)
      VIII. Dita e Ringjalljes (20,1-29)
      Përfundimi (20,30-31)
      Shtojcat (21,1-25)





Shiko edhe

Lidhjet e jashtme

Tags:

Besëlidhja e Re

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PianojaLëndët ushqyeseButrintiSaturniTrupat e Sistemit DiellorTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriEpoka para gjyqitFibroza kistikeLasgush PoradeciEpilepsiaLogopediaStambolliKrahasimiDemografia e ShqipërisëRrotullimi i Tokës rreth DiellitÇrregullimi bipolarLista e liqeneve në KosovëTeoria e probabilitetitBunkerët në ShqipëriLista e komunave në KosovëFestaKodi RrugorNdajfoljaPresidenti i ShqipërisëLuaniHistoria e kompjuteritJupiteriJohnny SinsLista e sureve në KuranRilindja Kombëtare ShqiptareArmët e SkënderbeutElektricitetiPasaporta e ShqipërisëFaqja kryesoreGreqia e lashtëVeshiSinuzitiMyshqetGravitetiDializaSëmundjet e zemrësSarandaBelgjikaMejozaKanadajaKurban BajramiInternetiAdoleshencaEgjiptiSkënderbeuShpella e piratëve (roman)DuhaniKrimet e regjimit komunist në ShqipëriNënë TerezaDritaEpoka e IluminizmitShëndetiMarrëveshja e OhritKëshilli i EvropësBashkimi SovjetikUlçera në stomakFruthiPjesëzaIbrahim KodraLahuta e MalcísLiqeni i ShkodrësInfeksioni seksualisht i transmetueshëmMësonjëtorja e KorçësLufta e FtohtëFlamuri i ShqipërisëVallet shqiptareVeprimtaria fizikeKarboniVenusiBardhyliMitologjia grekeSintaksa e gjuhes shqipeLlojet e vargjevShkolla🡆 More