Tolerimi, Durueshmëria ose ndryshe Toleranca është durimi i tjetrit përkundër dallimeve te theksuara në bindje, qëndrimet, sjelljet dhe mënyrën e jetesës, vizionet për të ardhmen, besimet fetare, politike, ideologjike etj..
tolerancë do te thote durimi i asaj që është ndryshe prej asaj që ti pëlqen.
Toleranca mundëson bashkëjetesën në një vend të grupeve që kanë dallime etnike, racore, kulturore, fetare apo ndonjë lloj pluralizimi tjetër. Toleranca nuk nënkupton vetëm durimin, por edhe pranimin e tjetrit, madje edhe bashkëveprimin aktiv, bashkëjetesën, ndihmen reciproke, solidaritetin, perkrahjen, festimin e perbashket ose urimet për festa, respektimin e dokeve, zakoneve, besimeve, vendeve të shenjta, simboleve etj.. Toleranca ndaj dallimeve ose pranimi i diversitetit është njëra ndër shtyllat kryesore të demokracisë. Njerëzit, edhe kur i takojnë të njëjtit grup shoqëror, kanë dallime në mendime, shprehi, stil jetese, bindje politike, shije etj., prandaj për të funksionuar mirë grupi, nevojitet edhe një tolerancë ndërmjet atyre që mendojnë ose sillen ndryshe. Kufijtë e tolerancës janë të ngjashëm me kufijtë e lirisë: ata fillojne aty ku ruhet dinjiteti dhe e drejta jote personale dhe shtrihen deri aty ku ruhet dinjiteti dhe e drejta e tjetrit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Tolerimi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.