Teoria Klasike E Fushës

Një teori klasike e fushës është një teori fizike që përshkruan se si një ose më shumë fusha fizike bashkëveprojnë me lenden.

Fjala "klasike" përdoret në kontrast me teoritë e fushës që inkorporojnë mekanikën kuantike të cilat njihen si (Teoritë kuantike të fushës).

Një fushë fizike mund të shikohet si një caktim i një madhësie fizike në çdo pikë të hapesires dhe kohë (në një mënyre të vazhduar). Termi "teoria klasike e fushës" është i rezervuar për përshkrimin e atyre teorive fizike qe përshkruajnë elektromagnetismin dhe gravitacionin, dy nga forcat themelore të natyrës.

Përshkrimi i fushave fizike erdhi para ardhjes së teorisë së relativitetit, ato me pas u rishikuan në mënyrë që të inkorporoheshin në këtë teori. Si rrjedhoje, teoritë klasike të fushës kategorizohen si jo-relativiste ose relativiste.

Teoritë jo-relativiste të fushës

Disa nga fushat më të thjeshta fizike janë fusha forcash vektoriale. Historikisht, hera e parë kur koncepti i fushës u morr seriozisht filloi me vijat e forcës të Faradeit me përshkrimine fushës elektrike. Më pas fusha gravitacionale u përshkrua në një mënyre të ngjashme.

Graviteti Njutonian

Elektrostatika

Një thërrmije prove e ngarkuar, me ngarkese q, mbi të cilën ushtrohet një forcë, F, e cila bazohet vetëm tek madhësia e ngarkesës. Në mënyre të ngjashme mund të përshkruajmë fushën elektrike, E, në mënyre që F = qE. Duke përdorur këtë dhe ligjin e Kulombit del se, përcaktimi i fushës elektrike mbi një thërrmije të vetme të ngarkuar është

    Teoria Klasike E Fushës 

Magnetizmi


Hidrodinamika


Teoria relativiste e fushës


Formulimet moderne të teorive klasike të fushës kërkojnë përdorimin e kovariances së Lorencit sepse kjo tani njihet si një aspekt themelor i natyrës. Një teori fushe shprehet matematikisht duke përdorur funksionet Lagranzhiane. Ky është një funksion që, kur i nënshtrohet një parimi të veprimit, jep ekuacionet e fushës dhe ligjeve të ruajtjes për një teori.

Me poshtë përdorim njësite ku c = 1.

Dinamika e Lagranzhit


Po të kemi një fushe tensoriale Teoria Klasike E Fushës , një skalar i quajtur densiteti i Lagranzhit Teoria Klasike E Fushës  mund të ndërtohet nga Teoria Klasike E Fushës  dhe derivatet e saj.

Nga ky densitet, veprimi funksional mund të ndërtohet duke integrua mbi hapësirëkohën.

    Teoria Klasike E Fushës 

Duke zbatuar parimin e veprimit, ekuacionet e Ojler-Lagranzhit merren

    Teoria Klasike E Fushës 

Fushat relativiste

Dy nga teoritë më të njohura të fushës kovariante klasike përshkruhen më poshtë.

Electromagnetizmi

Historikisht, teoritë e para të fushës (klasike) ishin ato që përshkruanin fushat magnetike dhe elektrike (veçanërisht). Pas eksperimenteve të shumta, u gjet se këto dy fusha ishin të lidhura me njëra tjetrën, ose, më sakte, ato ishin dy aspekte të ndryshme të të njëjtës fushe : fushës elektromagnetike. Teoria e Maksuellit e elektromagnetizmit përshkruan bashkëveprimin e lendes se ngarkuar elektrikisht me fushën elektromagnetike. Formulimi i parë i teorisë së fushës përdorte fushat vektoriale për të përshkruar fushat elektrike dhe magnetike. Me ardhjen e teorisë së relativitetit special, një mënyre më e mirë (dhe më konsistente me formulimin mekanik) që përdorte fushat tensoriale u gjet. Në vend të përdorimit të fushave vektoriale për përshkrimin e fushave magnetike dhe elektrike, një fushe tensoriale që i paraqet të dyja këto fusha përdoret.

Tani kemi potencialin elektromagnetik, Teoria Klasike E Fushës , dhe korrentin elektromagnetik katër dimensional Teoria Klasike E Fushës . Fusha elektromagnetike në cdo pikë të hapësirë-kohës përshkruhet nga një tensor i fushës elektromagnetike antisimmetrik më rend (0,2)

    Teoria Klasike E Fushës 

Funksioni Lagranzhian

Në mënyre që të marrim dinamikën e për këtë fushë, duhet të përpiqemi për të ndërtuar një skalar nga fusha. Në vakum, ne kemi Teoria Klasike E Fushës  Mund të përdorim teorinë e fushës së madhësive që të marrim termin bashkëveprues, kjo na jep

    Teoria Klasike E Fushës 

Ekuacionet

Kjo, se bashku me ekuacionet e Ojler-Lagranzhit, jep rezultatin e dëshiruar, meqenëse ekuacionet O-L thonë se

    Teoria Klasike E Fushës 

Pas një manipulim algjebrik kjo jep

    Teoria Klasike E Fushës 

Kjo jep një ekuacion vektorial, të cilat janë ekuacionet e Maksuellit në vakum. Dy të tjerat merën nga fakti së F është 4-rrotacioni i A:

    Teoria Klasike E Fushës 

ku presja tregon një derivat pjesor.

Gravitacioni

Gravitacioni njutonian është një teori që nuk bie në përputhje me relativitetin special, si dhe me teorinë e re të gravitacionit të quajtur relativiteti i përgjithshëm e cila u formulua nga Albert Ajnshtajni. Kjo teori e trajton gravitacionin si një fenomen gjeometrik ("hapësirë-koha e kurbuar") të shkaktuar nga prezenca e masës dhe fusha gravitacionale paraqitet matematikisht nga një fushë tensoriale e quajtur tensori i metrikës. Ekuacionet e fushës të Ajnshtanit përshkruajnë se si kjo kurbaturë prodhohet nga prezenca e masës dhe energjisë. Ekuacionet e fushës derivohen nga veprimi i Ajnshtajn-Hilbertit. Funksioni Lagranzhian

    Teoria Klasike E Fushës 

ku Teoria Klasike E Fushës  është skalari i Riçit i shkruajtur në terma të tensorit te Riçit Teoria Klasike E Fushës  dhe tensorit të metrikës Teoria Klasike E Fushës , i cili jep ekuacionet e fushës të Ajnshtajnit në vakum:

    Teoria Klasike E Fushës 

ku Teoria Klasike E Fushës  është tensori i Ajnshtajnit.

Shikoni gjithashtu

Lidhje të jashtme

  • Thidé, Bo. "Electromagnetic Field Theory" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 shtator 2003. Marrë më 14 shkurt 2006.
  • Carroll, Sean M. "Lecture Notes on General Relativity". Marrë më 14 shkurt 2006.
  • Binney, Prof. James J. "Lecture Notes on Classical Fields" (PDF). Marrë më 30 prill 2007.

Tags:

Teoria Klasike E Fushës Teoritë jo-relativiste të fushësTeoria Klasike E Fushës Teoria relativiste e fushësTeoria Klasike E Fushës Fushat relativisteTeoria Klasike E Fushës Shikoni gjithashtuTeoria Klasike E Fushës Lidhje të jashtmeTeoria Klasike E Fushës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LibriFizikaHistoria e gjeometrisëTë drejtat e fëmijëveIsak NjutoniLigjiMitrush KuteliNjësitë matëseNumri piLuiz EjlliRelieviKarboniLufta e TrojësProzaAthinaVjosaYmer efendi PrizreniPyjet tropikalePitagoraAnemiaPubertetiBiomasaPrishtinaZhani CikoSistemi i imunitetitEnergjia kimikeUmrejaYlberiErnesto SabatoGalileo GalileiKanuni i Lekë DukagjinitPranveraShahuTrashëgimia kulturoreLidhëza bashkërenditëseMeleqët në IslamShpallja e Pavarësisë së KosovësKompleksi Memorial Adem Jashari në PrekazHistoria e kompjuteritMesjetaPoloniaKalaja e KrujësNjëqind vjet vetmiLeje DrejtimiVloraXha GorioBazatAK-47Top MediaBig Brother Albania 2Beni ecën vetëBelind KëlliçiHIV/AIDSRezistenca elektrikeAleksandri i MadhJudaizmiPejgamberët në IslamBandat kriminale shqiptareBig Brother (Albania)IkametiTransportiBallkaniEfekti serrëMuzika populloreSali BerishaLulekuqjaDitar (Anne Frank)Sëmundjet e zemrësLufta e Parë BallkanikeShqipëria në vitet 1920-1939Aktiviteti fizikJozef HajdeniKorçaEnergjia solareMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëBiznesiRëne DekartSkeleti i njeriut🡆 More