Tatarët E Krimesë

Tatarët e Krimesë (Gjuha tatare e Krimesë qırımtatarlar, къырымтатарлар; rusisht: крымские татары; ukrainisht: кримськi татари; turqisht: Кırım Тatarları), ose Krimesë (Gjuha tatare e Krimesë qırımlar, къырымлар; rusisht: крымцы; ukrainisht: кримці; turqisht: Kırımlılar) janë një popull turkik që jeton kryesisht në gadishullin e Krimesë, i cili përbën rreth 12% të popullsisë dhe është kombi i tretë më i madh, pas rusëve (58%) dhe ukrainasve (24%).

Gjuha e tatarëve të Krimesë është një nga tre gjuhët zyrtare të Republikës Autonome të Krimesë. Ata janë myslimanë sipas fesë dhe flasin gjuhën tatarisht të Krimesë, e cila i përket grupit turkik të familjes së gjuhës Altaike. Ka rreth 248,000 prej tyre në Ukrainë (rreth 243,000 në Krime), por një numër i madh i tyre gjithashtu jetojnë në diasporë, veçanërisht në Turqi dhe Uzbekistan. Në të kaluarën, ata kishin shtetin e tyre të quajtur Hanate Krimesë.

Tatarët E Krimesë
Një Tatare

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, e gjithë popullata e tatarëve të Krimesë ishte një viktimë e politikës sovjetike. Megjithëse një numër i madh i tatarëve të Krimesë shërbyen në Ushtrinë e Kuqe dhe morën pjesë në aktivitete partizane në Krime gjatë luftës, ekzistenca e Legjionit tatar në Gjermaninë naziste dhe bashkëpunimi i liderëve fetarë dhe politikë tatar me Hitlerin shërbyen si një justifikim që tatarët e Krimesë të ishin bashkëpunëtorë nazistë. .

Të gjithë Tatarët e Krimesë u internuan masivisht, në formën e dënimit kolektiv, më 18 maj 1944, si kolonët specialë në SSR-në Uzbekistan dhe pjesët e tjera të largëta të Bashkimit Sovjetik.

Megjithëse një dekret sovjetik i vitit 1967 tërhoqi aktakuzat kundër tatarëve të Krimesë, qeveria sovjetike nuk bëri asgjë për të shpejtuar zhvendosjen e tyre në Krime dhe të paguante kompensim për jetën e humbur dhe pronën e konfiskuar. Tatarët e Krimesë, duke pasur një traditë rezistence ndaj komunizmit, arritën të krijojnë një rrjet të pavarur aktivistësh. Tatarët e Krimesë nuk u lejuan të kthehen në Krime deri në fillimin e perestroika në mesin e viteve 1980.

Shiko edhe

Referime

Tags:

Gjuha TurkeGjuha UkrainaseGjuha ruseGjuha tatare e KrimesëHanllëku e KrimesëKrimeaMyslimanTurqiUzbekistani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Tartufi (komedi)Prodhimi i Brendshëm BrutoKuzhina shqiptareGravitetiKonventa për të Drejtat e FëmijësAngliaKoloseumiNamazi i JacisëEsad pashë ToptaniKalaja e PrizrenitHënaKlimaVirusi kompjuterikTë drejtat e fëmijëveLiqeni i OhritBashkimi EvropianSeksi analLudwig van BeethovenSistemi muskulorHistoria e Jehudëve në ShqipëriKalaja e BeratitLejleku SqepgjerëShpërthimi në GërdecFejaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikZef PllumiKapitalizmiGegërishtjaSistemi i qarkullimit të gjakutGjithësiaHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLetërsia shqipeDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeJohann Sebastian BachMigrenaHistoria e gjeometrisëIndiaMesjetaMiti i SkënderbeutEmrat e bukur të AllahutAfërditaRilindja Kombëtare ShqiptarePolicia e KosovësZgjebjaSerbiaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreKushtetutaNënë TerezaMetaforaFerma VIPNumriSaturniCristiano RonaldoHepatitiPiramida (gjeometri)TikTokYlberiRespekt per te moshuarveVlerësimi i nxënësveLojërat OlimpikeZejtariaFrancaKalaja e GjirokastrësOrhaniTeknologjiaMitrush KuteliKallëzuesiVitamina CÇifteliaUdhëtimet e GulliveritEvropa lindoreInflacioniMbretëria e IlirisëTelefoniËndrraQeni i SharritKomunizmi🡆 More