Tëvaja ose Tuvaja, zyrtarisht Republika e Tëvasë (rusisht: Респу́блика Тыва́, Respublika Tyva ose Тува́, Tuva; tëvisht: Тыва Республика, Tëva Respublika), është republikë anëtare e Federatës Ruse e ndodhur në Azinë Qendrore, në kufirin veriperëndimor të Mongolisë.
Mes viteve 1921-1944, Tëvaja ishte shtet i pavarur i njohur si Republika Popullore Tëvane, e cila u aneksua nga Bashkimi Sovjetik duke u kthyer në rreth autonom e më pas republikë autonome brenda Rusisë. Tëvaja ka 305.510 banorë që jetojnë në një sipërfaqe prej 170.500 km². 77% e popullsisë janë tëvanë etnikë, banorët titullarë të republikës, të cilët flasin gjuhën e tyre tëvishten, anëtare e familjes së gjuhëve turkike, si dhe praktikojnë budizmin dhe shamanizmin si mënyrë jetese. Kryeqytet është Këzëlli (rusisht: Кызы́л, Kijzijl, tëvisht: Кызы́л, Këzëll).
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Tuva. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Tëvaja, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.