Emërtim Shqiptar: Termi qe perdoret per te quajtur veten

Shqiptar (shumës: Shqiptarët; Gegërisht: Shqyptar) është emërimi që shqiptarët përdorin për të identifikuar veten.

Vendi quhet Shqipëria (Gegërisht: Shqipnia). Gjatë periudhës mesjetare shqiptarët e quanin vendin e tyre Arbëria (Gegërisht: Arbënia) duke iu referuar vetes si Arbëresh (gegërisht:Arbënesh) dhe njiheshin nga fqinjët e tyre si Arbanasi, Arbanenses / Albaneses, Arvanites (Arbanites), Arnaut, Arbineş e kështu me rradhë. Në fundin e shekullit të 17 dhe ne fillim të shekullit të 18 toponimi Shqipëria dhe emërtimi Shqiptarë gradualisht zëvëndesuan Arbëria dhe Arbëreshë. Kjo erdhi si pasojë e kompleksiteteve kulturore, ekonomike, politiko-sociale dhe fetare qe shqiptarët hasën gjatë periudhës së sundimit osman.

Emërtim Shqiptar: Teoritë e prejardhjes së emërimit, Përdorimi në vendet e Ish-Jugosllavisë, Shih edhe
Gazeta Sqipetari, e publikuar nga komuniteti shqiptar ne Rumani (1889)

Teoritë e prejardhjes së emërimit

  • Gustav Meyer, Robert Elsie, Kristo Frashëri dhe Vladimir Orël kanë mendimin se prejardhja e këtij termi vjen nga foljet shqipoj dhe shqiptoj, që fillimisht kanë pasur kuptimin : qartësisht, fol pastër, shqip. Sipas tyre etnonimi u krijua si përcaktues i njerëzve qe flisnin të njëjtën gjuhë, njëlloj siç u krijua emërimi i përbashkët sllavë. Kristo Frashëri thekson se shprehja është përdorur fillimisht ne librin Meshari (1555).
  • Petar Skok pretendon se fjala vjen nga Skupi, kryqendra e Dardanisë së lashtë (Shkupi i sotëm). Sipas kësaj teorie emri origjinal Shkuptar, fillimisht u shndërrua ne Shkiptar dhe më pas në Shqiptar.
  • Teoria që mbështetet më tepër nga vetë shqiptarët, është ajo e Maximillian Lambertz, i cili hedh idenë se etnonimi vjen nga fjala shqiponjë. Shqiponja ka qenë simbol i shumë dinastive shqiptare gjate mesjetes së vonë dhe u be simbol i përgjithshëm i shqiptarëve. Për shembull, flamuri i Kastriotëve, të cilët kishin si simbol shqiponjën e zezë dykrenare në një fushë të kuqe, prej nga rrjedh edhe Flamuri i Shqipërisë.

Përdorimi në vendet e Ish-Jugosllavisë

Emërtim Shqiptar: Teoritë e prejardhjes së emërimit, Përdorimi në vendet e Ish-Jugosllavisë, Shih edhe 
Mbishkrim në Maqedoni, ku lexohet: "Vdekje Šiptari"

Termi Šiptar (Shiptar) në gjuhën Serbe dhe atë Maqedonase (Шиптар) përdoret si një ofendim dhe ka përmbajtje tejet negative kundrejt shqiptarëve. Në gjuhët e sllavëve të jugut emërimi zyrtar për shqiptarët është Albanac (shumës: Albanci).

Fjala tipike eshte se shqiptare jane nga Caucauso dhe jemi turke.

Nuk ka burime që thonë se Skenderbeu është serb, pjesa tjetër është propagandë raciste-terroriste kundër nesh shqiptarëve. Propaganda terrorista-racist serbeve nis ne 1800 kunder ne shqiptare.

Pas vitit 1945, duke synuar krijimin e një kombi homogjen, Republika e Jugosllavisë i përfshiu të gjithë shqiptarët që jetonin brenda federatës ne termin ‘Šiptari’, i huazuar nga vetë-emërtimi që përdornin Shqiptarët. Nëpërmjet këtij veprimi ata kërkonin të krijonin një minoritet kulturor, si thjesht një prej shumë popujve që jetonin brenda Republikës, dhe jo një identitet kombëtar. Gjithsesi pas kërkesës që bënë autoritet shqiptare në Kosovë, me rritjen e autonomisë së Kosovës në 1960, termi 'Albanci' u pranua dhe u vendos në kushtetutën Jugosllave të vitit 1974. Por gjatë kësaj kohe, fjala ‘Šiptari’ kishte përftuar një domethënie vulgare dhe të rëndë, duke nënkuptuar inferioritet kulturor dhe racor. Në ditët e sotme emërtimi Šiptar përdoret shpesh herë edhe nga vetë autoritet shtetërore dhe media në Serbi apo Maqedoni.

Sipas shumë njerëzve, fjala u mor parasysh nga urrejtja e Adolf Hitlerit për hebrenjtë. Në gazetat e pranishme dhe gjithashtu "siptara" në internet përdoret shumë. Vite më parë qeveria donte ta hiqte këtë urrejtje, por ato ishin fjalë të rreme, sepse nga viti 2016 deri më sot urrejtja (2021) e padobishme dhe e rreme. Sipas Pink, një gazetë serbe, 88% e serbëve urrejnë ose nuk duan të kenë asgjë me shqiptarët në jetën dhe shoqërinë e tyre. Përqindja më e ulët e urrejtjes ndaj shqiptarëve erdhi nga Vojvodina, ku ka shumë hungarezë që kanë ulur mesataren.

Edhe sot ne te gjithe video, muzike, gazetar dhe television, serb jan kudo. Kudo ne te gjithe video tu tall me shqiptare.

Ata madje na vodhën, heroi i kombit tonë që u manipuluan kundër nesh. Sipas shumë historianëve, Jezu Krishti ishte gjithashtu serb dhe historia është më e mirë se ajo që ata tregojnë.

Shih edhe

Referime

Tags:

Emërtim Shqiptar Teoritë e prejardhjes së emërimitEmërtim Shqiptar Përdorimi në vendet e Ish-JugosllavisëEmërtim Shqiptar Shih edheEmërtim Shqiptar ReferimeEmërtim ShqiptarArbanasiArbëreshëtArnautëtArvanitëtGegëGegërishtShqipëria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ndryshimi i klimësDendësiaPërpunimi i të dhënaveKështjellëPrometeuOdisejaBeni ecën vetëNorvegjiaAstrit KabashiSyriMetriPashkëtAzotiVarfëriaDinozauriEvropa JugoreFloraGryka e Rugovës1134KushtetutaAmerikaPanelet dielloreLista e maleve të ShqipërisëSëmundja e AlzheimeritLigji i ArkimeditBalli KombëtarFiset shqiptareNjeriuLibri GinesLista e vendeve sipas sipërfaqesTrekëndëshiÇesk ZadejaAngliaGjeniFinlandaEuroRomeo dhe ZhuljetaZbulimet e medha gjeografikeParafjalaLulëkuqjaLiburnaFotografiaDesktopiDialektet e gjuhës shqipeFitër BajramiAksioniËndrraLista e futbollistëve shqiptarëMbreti Zogu IMiniera e TrepçësPërcjellësit elektrikPartia e Punës e ShqipërisëShqiponjaSistemi diellorDhëmbët e njeriutZgjedhjet vendore në Shqipëri 2023Mbrojtja e mjedisitMarrëdhëniet e jashtme të ShqipërisëPashallëku i ShkodrësDashuriaAupsGjeometriaUji i PijshëmForca e rëndesësRilindja Kombëtare ShqiptareParajaRryma elektrikeNdotja e ujitRepublika ÇekeLetërsia e vjetër shqiptareFjaliaJava (gjuhë programimi)Projekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreKomunikimiMutacioniDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)RamazaniKryefjalaFazat e Rilindjes Shqiptare🡆 More