Kastriotët: Shtëpia shqiptare e mesjetës

Historia e kohës së re Shtëpia e Kastriotëve ishte një familje fisnike shqiptare, aktive në shekujt 14-të dhe 15-të si sundimtarë të Principatës së Kastriotëve.

Në fillim të shekullit të 15-të, familja kontrollonte ne fillim një territor në rajonin e Dibrës me vone dhe te Matit. Anëtari më i shquar ishte Gjergj Kastrioti, i njohur më mirë si Skënderbeu, i konsideruar sot si një hero shqiptar për udhëheqjen e rezistencës kundër përpjekjeve të Mehmed Pushtuesit për të zgjeruar Perandorinë Osmane në Shqipëri. Pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Principatës në 1468, familja Kastrioti i dha besnikërinë e saj Mbretërisë së Napolit dhe iu dha kontrolli mbi Dukatin e San Pietro në Galatinë dhe Kontenë Soleto, tani në provincën e Leçes, Itali. Ferrante (vdiq më 1561), i biri i Gjon Kastrioti II, Duka i Galatinës dhe Konti i Soletos, është paraardhësi i drejtpërdrejtë i të gjithë anëtarëve meshkuj të familjes Kastrioti sot. Sot familja përbëhet nga dy degë italiane, njëra në Leçe dhe tjetra në Napoli. Pasardhësit e Shtëpisë së Kastriotëve në Itali përdorin mbiemrin “Castriota Scanderbeg”.

Origjina

Për vendin e origjinës dhe veprimtarinë e Kastriotëve gjatë shekullit 15-të dihet pak. Prej familjeve shqiptare që emigruan në Itali, Kastriotët njihen edhe me mbiemrin Mazreku.

Sipas Barletit dhe Frangut prejardhjen e kishin nga viset e sotme të Matit. Sipas Muzakës, Pal Kastrioti kishte qenë pronar i dy fshatrave të Dibrës së Poshtme (merrni vesh ju?), Sinjës dhe Gardhit të Poshtëm, kurse i biri i tij Gjoni ka pasur në zotërim Matin. Kleriku shqiptar Frang Bardhi i cili jetoi në Shqipëri, në vitin 1636 botoi një vepër polemizuese ku i kushtoi rëndësi të veçantë origjinës së Kastriotëve. Sipas tij ata ishin nga Hasi i Prizrenit "se kështu është në pajtim të plotë mendimi i përgjithshëm i kombit tonë". Një vend-origjinë të ngjajshme sugjerojnë edhe një kronikë raguziane e vitit 1605 dhe një klerik boshnjak i fundit të shekullit të 15-të.

Literatura

  • Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Toena. ISBN 9992716223.

Referime

Shiko edhe

Tags:

Kastriotët OrigjinaKastriotët LiteraturaKastriotët ReferimeKastriotët Shiko edheKastriotëtNapoliPerandoria OsmanePrincipata e Gjon KastriotitShqipëriaen:Lecceen:Mehmed II

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LegjendaNumriVerdhëzaÇamëriaCristiano RonaldoHarta e BotësKongresi i ManastiritDurrësiNumri piSpondiliartrozaIlirëtMjedisi natyrorLëkuraHistoria e kompjuteritHarry PotterFoshnjaTiranaPsikologjiaGjyste VulajLista e bimëveAbdyl FrashëriLazeriLufta e Parë BotëroreKaliAntibiotikuDrini i BardhëPashkëtKarakteristikat e së gjallësAutobiografiaVarfëriaShoqëriaPrizreniMushkaLindja (biologji)AmerikaBashkimi SovjetikStalaktitet dhe stalagmitetHemoglobinaHistoriaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësRrethiPlanetiSkeleti i njeriutSëmundjet e zemrësRomantizmi në kulturën europianePiramidat e EgjiptitBashkia TiranëMitozaVenusiFigura stilistikeRumaniaKonferenca e Londrës (1912–1913)GjenetikaAventurat e Tom SojeritEnergjia e erësTeuta e IlirisëPula (shpend)Mid'hat FrashëriDibraPlutoni (planet)Gjuha shqipeQemal StafaSteve JobsVjosaMitrush KuteliAfrika verioreBill KlintonFC BarcelonaEnët e gjakutKryqëzatatKuzhina shqiptareHemofiliaProblemet mjedisore në ShqipëriNumrat romakëVojo KushiAstronomiaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriKatalizatoriNoizy🡆 More