Rrakullima

Rrakullima është tetralogji me drama të shkrimtarit Beqir Musliu botuar në vitin 1990.

Rrakullima
AutorBeqir Musliu
Gjuhashqip
BotoiRilindja

Përmbajtja

Tetralogjia përmban katër drama:

  1. “Murana”,
  2. “Kori i Korbave”,
  3. “Familja e shenjtë”
  4. “Antifona”

Në tetraptikun “Rrakullima” të Beqir Musliut i është kushtuar vend i veçantë shpjegimit të rrethit të mbyllur të krimit përmes vrasjes (vëllavrasjes dhe hamendësimit të atëvrasjes). Kaini vret Abelin, vëllain e vet. Ky ishte edhe krimi i parë, ai më i tmerrshmi. Historia e përgjakshme e njerëzimit s’do të bënte gjë tjetër veçse do të provonte përsëritjen dhe shumëfishimin dramatik të këtij krimi zanafillor teksa njeriu vret njeriun, vëllai vëllanë, etnia etninë, populli popullin, kombi kombin dhe ploja e gjakut s’mbaron kurrë. Sipas shkrimtarit pesha e mëkatit të zanafillës sjell zinxhirin e krimit dhe të vdekjes si mundim dhe vuajtje e pashlyeshëm, si moment i tejkalimit të vetvetes. Mungesa e harmonisë familjare, e dashurisë reciproke dhe e mirëbesimit mes vëllezërve e motrave, prindërve e bijve, ka në bazë ndarjen e padrejtë të pasurisë dhe tundimin seksual, që në këtë vepër, për të bërë shpjegimin e shkakut parak të “luftës gjinore”, merren për bazë shtysat irracionale inçestuale. Shkrimtari nuk mban qëndrimin tradicional religjioz ndaj Kainit dhe krimit zanafillor. Kaini i tij nuk është as tradhtar, as hero; as i penduar, as i ndërkryer. Është njeriu në fajin pa faj, pasi krimi që bën vjen si ndëshkim prej Hyut. Dhe kjo çon ujë në idenë se rëndom krimi midis njerëzve vjen si rrjedhojë e faktorëve jashtë tij (Satanait, Djallit).

Botimet

Referime

Literatura

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Halili, Ernestina (2013). DUKURI MODERNE NЁ DRAMЁN SHQIPE NЁ KOSOVЁ' - disertacion (PDF). Tiranë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 gusht 2020. Marrë më 25 gusht 2020.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.

Tags:

Rrakullima PërmbajtjaRrakullima BotimetRrakullima ReferimeRrakullima LiteraturaRrakullimaBeqir Musliu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ahmet KrasniqiOrganizata e Kombeve të BashkuaraHepatiti BNdryshimi i klimësSerbiaThomas EdisonAriu polarBimëtNumrat e telefonit në KosovëMorfinaAfrikaSinjalet rrugore në ShqipëriHistoria e Jehudëve në ShqipëriMjedisi natyrorMarrëdhënia seksualeDrini i BardhëÇrregulimi obsesiv-kompulsivPushtimi italian i ShqipërisëPaneli diellorNATOTikTokRryma elektrikeProblemet mjedisore në ShqipëriZorra e trashëCikli menstrualKanceri në mushkëriKarnavaletLiqeni i OhritNdotja plastikeLista e Kryeministrave të ShqipërisëAtletikaShëndetiLulëkuqet mbi mureDiabetiEmriPerandoria RomakeMajat më të larta malore në KosovëZejtariaBallkaniPolicia e KosovësFutbolliLista e vendeve sipas sipërfaqesBronkitiPenisiLista e lumenjve në ShqipëriMujiEzaniSëmundjet e trashëgueshmeKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeUdhëtimet e GulliveritShtatzëniaMigrenaPellazgëtNaim FrashëriUniversiteti i PrishtinësMartin CamajCikli i UjitPoeziaRumaniaProteinaMajmuniHekuri i RrobaveSiguria kibernetikePsikozaMushkëriaDokumentet e Gjuhes ShqipeNdryshimet klimatikeGlobalizimiBashkimi SovjetikInsulinaAkiliVenusiQeni i SharritKuvendi i ShqipërisëPiter PanTeorema e PitagorësLimfocitiZana e malitMusine Kokalari🡆 More