Në fenë islame poliginia lejohet dhe praktikohet me disa kufizime.
Meshkujt myslimanë lejohet të praktikojnë poligininë dhe të kenë më shumë se një grua në të njëjtën kohë, gjithsej e shumta katër. Ndërsa në të kundërt poliandria nuk lejohet.
Në disa vende me shumicë myslimane vlen e drejta islamike (sharia), e cila e lejon poligininë megjithëse roli i gruas është i diskutueshëm në fenë islame.
Poligamia ndër myslimanët ndryshon shumë de facto (në praktikë) dhe de jure (me ligj) mes vendeve të botës islamike, ku martesat poligame përbëjnë vetëm 1–3% të të gjitha martesave. Në disa vende islamike poligamia është relativisht e përhapur, ndërsa në të tjera ajo është e rrallë ose nuk ekziston. Tunizia psh. është një vend islamik ku poligamia nuk është e ligjshme.
Në Arabinë pre-islamike poligamia ekzistonte në mënyrë të pakufizuar. Ajo është praktikuar nga patriarkët hebrenj të besëlidhjes së vjetër (dhjatës së vjetër) si Abrahami, Jakobi dhe Davidi (shih poligaminë në judaizëm).
Kurani e trajton tematikën e poligamisë në suren 4 vargu 3, ku thuhet:
Dhe në rast se keni frikë se nuk veproni dot në mënyrë të drejtë ndaj jetimëve, atëherë martohuni me gratë që j'u pëlqejnë, me dy, me tre apo me katër; por në rast se keni frikë se nuk do të ketë drejtësi (mes tyre), (martohuni) vetëm me një ose me atë që keni në dorën e djathtë; kështu është më mirë në mënyrë që të mos largoheni nga rruga e drejtë.
Ndërsa vargu 129 i kësaj sure, si përgjigje e vargut 3, këshillon kundra poligamisë:
Nuk do të arrini kurrë drejtësi mes grave sado që ta dëshironi këtë. Por mos u prirni shumë nga njëra prej tyre (duke i kushtuar asaj më shumë kohë dhe përkujdesje) dhe duke i lënë të tjerat në pasiguri (dmth. as duke u martuar me to as duke i ndarë). Dhe po të gjykoni dhe të bëni gjithçka me drejtësi dhe t'i druheni Allahut duke u larguar nga çdo gjë e padrejtë, atëherë allahu do të jetë me ndjesë, i mëshirshëm.
Kurani i urdhëron kujdestarët e fëmijëve të të vejave, të cilët cilësohen si jetimë, të martohen me të vejat, në rast se kjo është e ligjshme, kur përndryshe ata nuk do të mund plotësonin detyrimin e tyre për të mbrojtur fëmijët dhe për t'u përkujdesur për shëndetin dhe pronën e tyre. Meshkujve u lejohet poligamia me dy kushte:
Gjithashtu një burrë nuk lejohet të jetë i martuar me më tepër se dy ose më shumë motra njëkohësisht.
Kurani i inkurajon gratë t'u përshtaten kushteve, por kur me gjithë përpjekjet e tyre familjet nuk shkojnë mirë, atëherë ato nuk janë as përgjegjëse për këtë.
Ashtu si dhe për çdo kusht tjetër të kontratës islamike të martesës, gruaja lejohet që përpara kurorëzimit të caktojë me kontratë që bashkëshorti të mos martohet me grua tjetër. Një martesë e dytë e mëvonshme e bashkëshortit e bën të pavlefshme të parën.
Feministët islamikë si psh. Shukria Barakzai i kundërvihen martesave të shumëfishta. Barakzai është anëtare e Volesi Xhirga-s, e dhomës së deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Afganistanit. Në vitin 2004, 12 vjet pasi ajo ishte martuar, i shoqi i saj morri një grua të dytë pa i treguar Barakzai-t, dhe ajo ka pohuar se e ndjente veten "të shqetësuar dhe të prekur" dhe "viktimë e traditës" si pasojë e vendimit të tij.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Poliginia në fenë islame, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.