Pandemia E Covid-19 Në Maqedoninë E Veriut

Ky artikull dokumenton ndikimin e Koronavirusit 2019–20 në Maqedoninë e Veriut.

Pandemia e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Pandemia E Covid-19 Në Maqedoninë E Veriut
Harta me rajonet ku ka raste të konfirmuara (e kuqe) dhe të dyshuara (blu) (deri më 14 mars)
SëmundjaCOVID-19
Tendosja e virusitSARS-CoV-2
VendndodhjaMaqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Rasti i parëShkup
Data e mbërritjes26 shkurt 2020
OrigjinaItalia Italia
Spanja Spanja
Raste të konfirmuara10,213
Të shëruar5,564
Vdekje
466

Historia

Më 26 shkurt 2020, Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me Koronavirus në vënd; një grua kishte rezultuar pozivie me SARS-CoV-2 pasi ishte testuar në një klinikë për sëmundjet infektuese në Shkup. Ajo kishte qëndruar në Itali për një muaj dhe ishte sëmur për dy javë. Pasi ishte rikthyer në Maqedoninë e Veriut, ajo kishte raportuar menjëherë në klinikë.

Më 6 mars, u raportuan edhe dy raste të reja: një çift i martuar nga Ballanca, Zhupë, të cilët ishin banorë në Breshia të Italisë dhe që sipas raportimeve ishin rikthyer në vënd nga frika e virusit. Ata u konfirmuan pozitive dhe u transferuan në të njëjtën klinikë si rasti i parë. U raportua gjithashtu se ata kishin mbërritur në vënd më 27 shkurt, kurse më 2 mars kishin shkuar në një klinikë në Dibër. Ata fillimisht nuk ishin testuar për SARS-CoV-2. Pas kësaj, simptomat e tyre u përkeqsuan duke bërë që të testoheshin më 6 mars, ku dhe dolën pozitive, dhe më pas u zhvendosën në Shkup për mjekim.

Më 9 mars, numrin shkoi në 7; Nina Biljanovska, drejtoresha e klinikës për sëmundje të lëkurës rezultoi pozitive pasi kishte kryer pushime në Itali. Kjo shkaktoi shumë polemika pasi ajo mbajti një fjalim në një konferencë kur u kthye nga Italia pa u testuar, duke bërë që të pushohej zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë. Përveç drejtoreshës, edhe tre të afërm të çiftit nga Ballanca rezultuan pozitivë, duke u transferuar edhe ata në Shkup.

Më 10 mars, pas një kërkese zyrtare nga kryetari i Bashkisë së Dibrës (qyteti ku ishin zbuluar 5 nga 7 rastet), qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave fillore, të mesme, universiteteve dhe çerdheve për 14 dite si masë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Gjithashtu u ndërprenë fluturimet me vendet më të infektuara si Gjermania, Italia, Franca, Kina dhe Koreja e Jugut, ndaloi të gjitha tubimet, ngjarjet publike dhe aktivitetet sportive. Po në atë ditë, u njoftua se gruaja, pacienti 0, e cila ishte e infektuara e parë në vend kishte rezultuar negative në testin e kryer, duke u bërë e shëruara e para nga Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut; megjithatë, ajo vazhdoi të qëndronte në spital për rikuperim të mëtejshëm.

Me 17 Mars, janë konfirmuar edhe 5 raste të cilat kanë rezultuar pozitiv ne testin për virusin COVID-19

Shiko gjithashtu

Referime

Tags:

Maqedonia e VeriutPandemia e koronavirusit 2019–20

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rrotullimi i TokësNjësitë matëseMadhësitë fizikeShtatë mrekullitë e botësBlerim DevolliHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)DibraMartin Luther KingEfekti serrëNdotjaBiologjiaNumri piAnemiaShiu acidikJezusiZeqatiEpilepsiaZeusiQarku elektrikShqipëria gjatë Luftës së Parë BotërorePërrallaSistemi periodik i elementeveGoogle PlayFieriSikur t'isha djalëPunime artizanaleNamaziBraktisja e shkollësSistemi i imunitetitMëlçiaTraktatiKultura e ShqipërisëHimni i KosovesPlazma e gjakutGadishulli ArabikGjeniPeshkuForcaNënë TerezaNumrat e plotëDemokraciaMetaforaBaza e të dhënaveCristiano RonaldoNumëroriLista e aktorëve të teatrit shqiptarDreriUiliam ShekspirThomas EdisonSyriPjesët përbërëse të kompjuteritErnest HemingwayCikli i UjitTiranaKlima e ShqipërisëMatjaBletaVenaTurizmiEgjipti i lashtëNdarja administrative e ShqipërisëFiset shqiptareSkizofreniaKroaciaKlasifikimi i kafshëveShtetet e Bashkuara të AmerikësFoljaProblemet mjedisore në ShqipëriEkologjiaLinda RamaShqipëria në vitet 1912-1939Fan NoliEvropa PerëndimoreDritëro AgolliRimaVeshje popullore të KosovësAzoti🡆 More