Oljana Maloku: Prezantuese televizive biznesi dhe spikere lajmesh

Oljana Maloku (lindur më 2 mars 1989) është një gazetare shqiptare, prezantuese televizive dhe folëse lajmesh.

Ajo njihet për programin e saj televiziv Pro BusinessTV Klan.

Oljana Maloku
Oljana Maloku: Prezantuese televizive biznesi dhe spikere lajmesh
Background information
Lindi (1989-03-02) 2 mars 1989 (35 vjeç)
Prezantuese televizive
Vitet aktik2012-tani

Ajo e filloi karrierën e saj në vitin 2012 si gazetare në një televizion lajmesh. Më pas ajo filloi të punonte në një radio në Shqipëri si prezantuese e lajmeve në radio.

Më pas në vitin 2013 ajo filloi të punojë në TV KLAN në Shqipëri, si reportere televizive ekonomike për katër vjet.

Më vonë ajo filloi si spikere lajmesh në të njëjtën kompani, në kanalin tjetër TV Klan Plus.

Në të njëjtin televizion në 2019 ajo filloi Pro Business, një program i ri televiziv për temë biznesi. Ky program televiziv vazhdon tani. Ajo ka intervistuar biznesmenë të njohur dhe ka trajtuar tema të rëndësishme biznesi. Oljana njoftoi në Instagramin e saj se do të jetë prezantuesja e këtij programi të rëndësishëm televiziv për të promovuar dhe treguar problemet e biznesit.

Më pas në vitin 2021, Oljana Maloku nisi një pozicion të ri si spikere televizive në televizionin e radhës KLAN NEWS.

Gazetarja Oljana Maloku është vlerësuar me çmimin “Vangjush Gambeta” për kronikën më të mirë ekonomike televizive për vitin 2021 nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Ka marrë pjesë në studio të ndryshme televizive si opinioniste.

Oljana ka studiuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë për shkenca komunikimi dhe gazetari. Ajo ka përfunduar nivelin bachelor dhe master shkencor.

Oljana Maloku është e martuar dhe ka një djalë.

Referime

Tags:

TV Klan

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LejlekuKinaTrombocitiDelfiniLufta e KosovësGjermaniaEkonomiaMatjaKorçaIsak NjutoniLufta e Parë BotëroreHolokaustiBetametazoniCirrozaSkeleti i njeriutLista e vullkaneve aktivë në botëJupiteriTeoria e evolucionitLista e vendeve sipas sipërfaqesKalatë e ShqipërisëZana e malitVitamina CPlazma e gjakutSistemi muskulorMarin BarletiMamuthi leshatorAriuLlojet e vargjevRilindjaHamletiLui PastërAleksandri i MadhPerimetPingpongHistoria e DurrësitAthinaHistoria e TokësSintaksa e gjuhes shqipeBurimet natyrorePushtimi italian i ShqipërisëHIV/AIDSElefanti afrikanMbretëria e DardanisëReal Madrid C.F.Karnavalet brazilianeBulimiaDynymSulejman VokshiNumri piBeratiTeorema e PitagorësLetërsia shqipeTruriBronkitiHistoriaParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaSlloveniaBakriNumrat romakëNënë TerezaBesimet folklorike shqiptareTermocentraliZjarriNdotja e ujitFiset ilireUniversiteti i PrishtinësLuleshtrydhjaLejleku SqepgjerëLista e liqeneve në KosovëLiqeni i PrespësMiniera e TrepçësAli AhmetiGjuha shqipeShkollaGegërishtjaEkonomia e ShqipërisëEmriArti i Rilindjes🡆 More