Nusret Pllana është i lindur më, 21 maj 1959, në Arbnesh të Prishtinës, është publicist kosovar.
Dr.sc. Nusret Pllana shkollën filloren e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Një kohë të gjatë është marrë me veprimtari kulturore-artistike. Në vitin 1984 themeloi Ansamblin Artistik ,”Hasan Prishtina”, të Prishtinës, të cilin e udhëhoqi deri më 1996. Derisa ndiqte studimet pasuniversitare të ekonomisë në Zagreb, me të kthyer në Kosovë, më 1986 burgoset për veprimtari patriotike ilegale dhe dënohet me gjashtë vjet burgim të rëndë, nga të cilat i vuan pesë. Pas daljes nga burgu themelon Ndërmarrjen private për prodhimin e qilimave Teuta në Prishtinë. Ndërkaq, më 1994 burgoset për të dytën herë, por kësaj radhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës. Ishte pjesmarrës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe folësi i parë i Radios ”Kosova e lirë”. Pas kthimit nga lufta, ishte redaktor përgjegjës i Radios ”Kosova e lirë”. Ishte zëvendës ministër dhe ministër i kulturës i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës 1999-2000.
Ka udhëhequr sektorin e Arkivit të UÇK-së nga viti 2002-2006. Aktualisht është ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës në Shkup dhe Tetovë. Ka magjistruar në Tiranë, në vitin 2005, me temën Masakrat serbe në Kosovë 1989-1997. Ka doktoruar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, më 1 Shtator 2009, me temën: Intervenimi i NATO-s në Kosovë, në departamentin e shkencave politike dhe administrimit publik. Në vitin 2011 i botohet në gjuhën angleze, libri, NATO Intervention in Kosova, me recensentët: Ambasadorin amerikan William G.Walker, Prof.dr.Christopfer G.L.Hall dhe Prof.Julia Norrgard.
Libri i tij The Terror of Invading Serbia over Albanians 1844-1999, i përkthyer në tetë gjuhë: shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht, deri tani është promovuar në këto qendra evropiane dhe botërore: Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkupi, Oslo, Jovik, Stokholm, Kopenhagë, Katovicë, Budapest, Romë, Helsinki, Vjenë, Lion, Paris, Shtutgarti, Dortmund, Singen, Nyrnberg, Hechingen, Pforzheim, Hamm, Ludwigsburg, Helsingen, Heidelberg, Mannheim, Mynster, Gjenevë, Cyrih, Lugano, Ankara, Stamboll, Izmir, Bursa, New York, Washington, Florida, Detroid, Melbourne, Toronto, Bearry, Bruksel, Berlin, Bolzano, Braunschweig, Londër, Mynster, Dyzeldorf e Montreal.
Është redaktor i librit A vriten Engjëjt, të autores, Hanëmshahe Ilazi, 2012. Recensent i librit Abdyl Krasniqi – frymëzues brezash, 2009, të autorit Prof.Bedri Tahiri, recensent i librit monografi Dëshmorët e Kombit – Mareci ‘99,të autorit Refik Gërbeshi, 2014, recensent i librit Familja Pllana – Halabak, 2012, të autorit, Prof.Shaban Pllana, recensent i librit monografi Masakra e Belegut, 2015, të autorit Mr.sc.Endrit Binakaj, redaktor i librit monografi Studenti martir – Arianit Ilaz Berisha, të autorit Argjend Hasani, 2013, recensent i librit monografi Spahijajt e Llashticës, Prishtinë, 2014, recensent i librit Kapërcimshekulli, 2015, të autorit Musli Kabashi.
Libri i tij Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, ka arritë të futet në Bibliotekat më të njohura evropiane e botërore, si: në Bibliotekën Botërore të Kongresit Amerikan, në Bibliotekën Botërore Victoria të Australisë, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Bibliotekën Botërore të Bajernit të Gjermanisë, në Akademinë Ushtarake të Bundesverit gjerman, në Tribunalin e Hagës, në Bibliotekën Botërore të Britanisë së Madhe në Londër, etj. Për librin Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, në vitin 2013 ka marrë mirënjohje nga Biblioteka Botërore e Kongresit Amerikan dhe Biblioteka Botërore e Britanisë së Madhe në Londër, në vitin 2015. Është autor i dhjetra punimeve shkencore.
Filmin dokumentar:* Një fshat i tërë në shërbim të lirisë, kushtuar dëshmorëve të kombit të Fsh.Samadraxhë, 2015
55. *Lufta çlirimtare në Kosovë dhe roli i KFOR-it, Diskutime, viti II, nr.3/4, prill – maj, 2013, Tetovë
https://www.youtube.com/watch?v=bnhD6EftUGE
https://www.youtube.com/watch?v=7PkejCYPkGA&t=130s
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Nusret Pllana, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.