Millovan Gjilasi (Milovan Djilas 12 qershor 1911, Kolashin) shkrimtar serbo-jugosllav.
Në vitin 1932 u antarsua në Partin Komuniste, pas 6 viteve (1938) në Komitetin Qendrorë të saj, dhe më 1940 u zgjodhë në politbyro. Gjatë luftës së dytë botërore, Gjilasi së bashku me Mosha Pijaden organizuan luftën partizane në Mal të Zi. Më 1945, Gjilasi zë pozitën e sekretar të politbyros, më 1953 zëvendës kryetar i Republikës. Për shkak të kritikave kundrejt komunizmit u çvesh nga gjitha funksionet partiake dhe u dënu me 18 muaj burg. Më 1956, u burgos edhe për tri vite pasi që pranoi kryengritjen hungareze. Për librin Klasa e re, në të cilën u distancua përfundimisht nga komunizmi, u denua me 7 vite burg (tetor 1957). U lëshua nga burgu më 1961, mirëpo pas tre muajve u burgos përsëri dhe mori një dënim për 5 vite burg për shkak të një botimi në botën e jashtme, të Bisedave me Stalinin (1962) në të cilat kishte paraqitur sekrete shtetërore. U fal nga vuajtja e dënimit më 1966.
Shprehet qe ne biseda me Stalinin, Stalini i ka kerkuar qe "Jugosllavaia ta gelltise Shqiperiene" por ky mendim nuk eshte vertetuar nga biseduesit e tjere apo nga dokumenta.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Millovan Gjillas, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.