Metohia

Metohia (serbisht: Метохија / Metohija) është emërtim serb për pronat kishtare, i ngritur në nivel të emërtimit të rajonit të Dukagjinit, përkatësisht Rrafshit të Dukagjinit, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912.

faqe kthjelluese e Wikimedias

Përmbledhje

Metohia është emër që rrjedh nga fjala greke, μετόχια metóchia, përkatësisht, μετόχιον metóchion, që do të thotë "pronë monastike, një referencë kjo për gjoja numrin e madh të fshatrave dhe pronave në rajon që ishin në pronësi të manastirit ortodoksë serbë dhe malit Athos gjatë mesjetës. Për filologët ballkanologë është i njohur fakti që fjala serbe kishtare metohija ("tokë në pronësi të manastirit" ose "territor i pronave të kishës") është huazuar nga greqishtja mesjetare (bizantine). Me këtë emër emërtoheshin shumë katunde e rajone, përkatësisht feude dhe vendbanime të veçanta, po aq sa kishte edhe manastire dhe prona të tyre. Në tekstet kishtare serbe përmenden "metohijat" e Kishës së Shmitrit në Prizren (1309-1313), pastaj të Deçanit (1330), të Dobrushtës dhe të Hoçës (1355) dhe disa të tjera. Pas pushtimit të Kosovës, me këtë emërtim kishtar pushteti serb e emërtoi krahinën të cilën shqiptarët tradicionalisht e quanin Rrafsh i Dukagjinit, emërtim që rrjedh nga emri i derës feudale arbërore të Dukagjinëve në Dukagjin apo Malet e Dukagjinit siq i quan Pjetër Mazreku në vitin 1633 dhe kryeqendra e saj Gjytetja e Re n'Dukagjin, përkatësisht: Ciuitas noua, sine Ducagina; Città noua o Ducagini; Gjytetja e re, n'Dukagjin, siq e përmend Frang Bardhi në vitin 1635.

Deri në vitin 1969, në burimet serbe, Kosova zyrtarisht quhej Kosova dhe Metohia. Me Ligjin Kushtetues të Kosovës u hoq fjala tendencioze "Metohia" nga emërtimi i Kosovës.

Shih edhe

Referime

Tags:

Gjuha serbeKosova (1912-1945)Mbretëria e SerbisëRrafshi i DukagjinitSerbët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e shteteve të EvropësElektricitetiAlbert AjnshtajniGjeografia e GjermanisëEvropa PerëndimoreEnergjia potencialePjesët e ligjëratësEnergjia e ripërtëritshmeSëmundja e AlzheimeritLepuriSami FrashëriHTMLIkametiProteinaPiratetMonarkiaBajram CurriKlima e ShqipërisëHektoriSaturniNdotja akustikeGjuhë programimiLista e sureve në KuranKarbohidratetFotografiaSistemi i imunitetitAmerika JugoreDëgjimiDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutÇifteliaTokaShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePozita gjeografike e ShqipërisëKanabisi (Drogë)Gjergj Elez AliaShfletuesi i internetitRobotikaHistoria e gjeometrisëKokainaRrotullimi i TokësPeshkuEmigrimiDuhaniBashkitë e ShqipërisëSylvio Mendes Campos JuniorPneumoniaPlaku dhe detiFinlandaEnergjia e erësDhëmbët e njeriutKapitalizmiRamazaniTenisiHebrenjtëProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreFlamuri i ShqipërisëKomedia HyjnoreKrishtërimiEritrocitiNATOAgjërimiRajoni JuglindorLumiKushtetuta e KosovësNdryshimi i klimësUjiBeteja e KosovësLahutaVlerësimi i nxënësveHipofizaMetaletSerbiaMarsiShtypjaAngliaLiqeniStatistika🡆 More