Martin Segoni

Martin Segoni (Latin: Martinus Segonius Nouomotanus, italisht: Martino Segono) ishte një shkrimtar, humanist dhe peshkop i shquar katolik i Ulqinit.

Segoni jetoi në shekullin XV ndërsa ishte me prejardhje nga Artana (Novo Brda) e Kosovës.

Biografia

Segon lindi në Novo Brdo si i biri i Gjon Segonit nga Kotorri. Segoni ishte një prift në kishën e Shën Marisë në Novo Brdo. Ai ndoshta u zhvendos në Ulqin kur Novo Brdo u pushtua nga Perandoria Osmane në vitin 1455.

Ai u shkollua në Padova dhe i shkroi veprat e tij në gjuhën latine . Segoni mori një doktoraturë në "të dy ligjet" ( Doktor i Drejtësisë dhe Doktor i Teologjisë) në Universitetin e Padovës në vitin 1475. Segoni ishte një prelat kur vdiq në vitin 1482, ose në 1485.

Kontributi

Kur Perandoria Osmane filloi të pushtonte gjithnjë e më shumë territorin Evropian, Papët dërguan misionarë në Ballkan për të vëzhguar forcat osmane dhe organizimin e tyre të territoreve që pushtuan. Një nga misionarët ishte Martin Segoni. Papa Sixtus IV udhëzoi Martin Segonin të udhëtojë nëpër Ballkan dhe të hetojë rrugët që mund të përdoren për të kapur osmanët. Ai ia dërgoi tekstin që i shkroi papës Sixtus IV në fillim të vitit 1480, para se Gedik Ahmed Pasha të organizonte pushtimin osman të Otrantos. Raporti i Segonit kapërceu qëllimin e tij kryesor sepse përfshinte vëzhgimet e Segonit kryesisht në një rajon të gjërë) në fund të shekullit të 15-të, historinë e saj, etnologjinë, gjeografinë, kështjellat, manastiret, tregtarët raguzanë, njerëzit dhe karakterin e tyre, Betejën e Kosovës, poezi epike etj. Felix Petančić përdori dorëshkrimin e shkruar nga Martin Segoni dhe e botoi atë në vitin 1522 nën titullin De itineribus in Turciam libellus .

Ruhet vetëm një pjesë e veprës së tij që u përkthye në italisht. Ai ekstrakt ishte i panjohur derisa profesori Agostino Petrusi nga Milano e botoi atë në vitin 1981 brenda librit të tij me titull Martino Segono di Novo Brdo, vescovo di Dulcigno. Një pjesë e tekstit që ai shkruajti është skica e shkurtër, por shumë e rëndësishme biografike për Skënderbeun ( italisht: Narrazioni di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scander beg, cioe Alesandro Magno )

Shih edhe

Referime

Tags:

Martin Segoni BiografiaMartin Segoni KontributiMartin Segoni Shih edheMartin Segoni ReferimeMartin SegoniArtanaGjuha LatinGjuha italianeHumanizmi dhe RenesansaKosovaUlqini

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Serie AEkrem KryeziuFerma VIPBurimet natyrore të KosovësArbëreshët në ItaliPylliBurgimi i përjetshëmErnest KoliqiAlpet ShqiptareDeti MesdheAeroplaniÇrregulimi obsesiv-kompulsivHistoria e kompjuteritTurkmenistaniDokumentet e Gjuhes ShqipeGjuha shqipeLejleku SqepgjerëMagnetiMajmuniRobotikaTeatri në ShqipëriLidhëzaLimfocitiTiranaGjendja agregateParafjalaOsmani IFoshnjaDashuriaTuberkuloziFolkloriMbretëria e IlirisëÇEvropaAminoacidetEkosistemiDemencaGjitariLigjiVjosaBelgjikaUjëvarat e MirushësBifurkacioni i lumit të NerodimësVitaminaBurgjet në ShqipëriLista e festave në ShqipëriDynymFormat e pashtjelluara të foljesLufta e Parë BotëroreAutizmiKompjuteriDiarrejaGegërishtjaLista e komunave në KosovëPrincipata e ArbëritUNESCOKarnavaletEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreNdërtimi i brendshëm i TokësNoizyLista e Kryeministrave të ShqipërisëQarqet e ShqipërisëRuandaViktor HygoRusiaMatjaStalaktitet dhe stalagmitetEnergjia e erësDecimetriEmriUjiSeksi analBeni ecën vetëMesjetaKryefjalaEdi RamaLista e vendeve sipas sipërfaqesAdolf HitleriTetova🡆 More