Marco Verratti: Futbollistë italian

Marco Verratti (Italisht: ; lindur më 5 nëntor 1992) është një futbollistë italian i cili luan me klubin francez Paris Saint-Germain në Ligue 1 dhe me kombëtaren italiane si mesfushor.

Marco Verratti
Marco Verratti: Jeta e hershme, Karriera, Kombëtarja
Verratti duke lujtur me PSG
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarco Verratti
Datëlindja (1992-11-05) 5 nëntor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaPeskara, Itali
Gjatësia1.65 m (5 ft 5 in)m
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Paris Saint-Germain
Numri24
Karriera me të rinjtë
2006–2008Pescara
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2012Pescara74(2)
2012–Paris Saint-Germain223(5)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Italia U194(0)
2011–2012Italia U204(0)
2012–2013Italia U217(0)
2012–Italia45(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 korrik 2021
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 korrik 2021

Një lojtar me aftësi të dhuruara teknike me driblime të shquara dhe aftësi në pasim, dhe sigurisht me vizion të mirë dhe me një kontroll të shkëlqyer të topit, Verratti është krahasuar me legjendën e Italisë Andrea Pirlo pasi luan të njëjtën lojë si organizator siç bëri Pirlo në Kupën e Botës 2006.

Jeta e hershme

Verratti ka lindur në Pescara, dhe u rrit në L'Aquila. Në fëmijëri, ai mbështeste Juventusin dhe adhuronte Alessandro Del Pieron, organizatorin e kombëtares italiane. Talenti i Verrattit u zbulua që në moshë të hershme, duke bërë që akademitë e Atalantës dhe Internazionales t'i bënin ofertë për t'a marrë në akademi, por ai u bashkua me klubin e tij lokal Pescara për 5,000 . Pas një performance impresionuese për skuadrën U–16 të Pescarës kundër Milanit, klubi i Lombardisë i ofroi Pescarës 300,000 € për të firmosur me mesfushorin.

Karriera

Pescara

Marco Verratti: Jeta e hershme, Karriera, Kombëtarja 
Verratti duke luajtur me Pescarën në vitin 2012

Verratti bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në sezonin 2008–09 në moshën 16 vjeçare. Në sezonin e tij të parë, ai luajti 10 ndeshje. Në sezonin 2009–10, ai u paraqit më rregullisht me Pescarën, dhe më pas u bë një lojtar titullar në formacion. Performancat e tij tërhoqën vëmëndjet e mediave kombëtare të cilat e cilësuan atë si yll me potencial dhe e ardhmja për kombëtaren italiane. Ai e mbylli sezonin 2009–10 duke shënuar dy herë në trembëdhjetë paraqitje, me Pescarën e cila u promovua në Serie B.

Me Zdeněk Zeman si trajner, Verratti shkëlqeu si mesfushor organizator me skuadrën e Pescarës që fitoi titullin e 2011–12 Serie B duke luajtur "futbollin më të mirë në Itali", duke arritur ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm. Pas ndihmoi Pescarën për t'u ngjitur në Serie A, Verratti mori çmimin Bravo për vitin 2012 për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare në Europë, dhe raportohej se ai kërkohej nga Napoli, Roma dhe Juventus, dhe gjithashtu nga Paris Saint-Germain i Carlo Ancelottit. Në 2012 AIC Gran Gala del Calcio, ai u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit 2011–12 të Serie B, sëbashku me ish shokët e tij të Pescarës Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

Paris Saint-Germain

Marco Verratti: Jeta e hershme, Karriera, Kombëtarja 
Veratti me Paris Saint-Germain në Mars 2013.

Më 18 korrik 2012, Verratti firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin francez Paris Saint-GermainLigue 1 franceze. Pas bëri debutimin e tij kundër Lille, mesfushori assistoi golin e parë të Javier Pastores në paraqitjen e tij të parë në Parc des Princes, ku Paris Saint-Germain mposhti 2–0 Toulouse. Më 18 shtator, Verratti bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në triumfin 4–1 kundër ukrainasve të Dynamo Kyiv. Ai e mbylli sezonin e tij të parë në kryeqytetin francez duke fituar titullin e 2012–13 Ligue 1. Më 20 gusht 2013, Verratti rinovoi edhe për një vit tjetër kontratën e tij me klubin, gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte në Paris deri në vitin 2018.

Sezoni i dytë i tij me PSG ishte akoma më i suksesshëm se i pari me skuadrën e cila mbeti ende kampioni në fuqi i Ligue 1 dhe gjithashtu fitoi edhe Coupe de la Ligue. Verratti u emërua Ligue 1 Lojtari Më i Mirë i Ri dhe ishte përfshirë në formacionin e sezonit 2013–14.

Më 30 shtator 2014, Verratti shënoi golin e parë me PSG, një gol me kokë në fitoren 3–2 në shtëpi kundër Barcelonës në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Më 18 janar, Verratti shënoi edhe golin e tij të parë në Ligue 1, në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Evian.

Kombëtarja

Verratti ende pa asnjë ndeshje ndërkombëtare ishte në listën paraprake prej 32 lojtarësh të thirrur nga trajneri Cesare Prandelli për të përfaqsuar ItalinëUEFA Euro 2012, duke qënë vetëm një nga dy lojtarët e Serie B (sëbashku me mbrojtësin e Torinos, Angelo Ogbonna) që ishin thirrur. Ai më pas nuk ishte pjesë e listës përfundimtare.

Më 15 gusht 2012, Verratti bëri debutimin e tij me kombëtaren e të rriturve në një ndeshje miqësore kundër Anglisë e cila u luajt në Bern. Ai më pas bëri debutimin e tij kompetitiv duke luajtur në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2014, duke u paraqitur si zëvëndësues në pjesën e dytë të vend të Emanuele Giaccherinit në barazimin 2–2 kundër Bullgarisë më 7 shtator.

Më 6 shkurt 2013, Verratti shënoi golin e tij të parë ndërkombëtarë në një ndeshje miqësore kundër Hollandës, një gol barazimi në minutën e 91 që solli barazimin 1–1.

Ai mori pjesë me Italinë U–21 në 2013 Kampionatin Europian U–21, ku të kaltrit e përfunduan turnamentin si të dytët ku humbën në finale kundër Spanjës U–21. Performancat e tij bënë që ai të përfshihej në skuadrën e turnamentit nga UEFA.

Më 1 qershor 2014, Verratti ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur për të luajtur me Italinë në Kupën e Botës 2014. Në ndeshjen hapëse të Italisë në turnament, ai luajti ndeshjen e tij të parë kompetitive si titullar, duke formuar një treshe në mesfushë sëbashku me Andrea Pirlon dhe Daniele de Rossin në fitoren 2–1 kundër Anglisë në Manaus.

Golat me kombëtaren

Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 6 shkurt 2013 Amsterdam Arena, Amsterdam Marco Verratti: Jeta e hershme, Karriera, Kombëtarja  Hollanda 1–1 1–1 Ndeshje Miqësore

Statistikat

Klubet

Redaktuar më 1 shkurt 2015

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Pescara 2008–09 7 0 3 0 10 0
2009–10 8 1 5 1 13 2
2010–11 28 1 1 0 29 1
2011–12 31 0 1 0 32 0
Total 74 2 10 1 0 0 0 0 84 3
Paris Saint-Germain 2012–13 27 0 3 0 9 0 39 0
2013–14 29 0 5 0 8 0 1 0 43 0
2014–15 20 1 3 0 4 1 1 0 28 2
Total 76 1 11 0 21 1 2 0 110 2
Karriera në total 150 3 21 1 21 1 2 0 194 5

Kombëtarja

Redaktuar më 3 nëntor 2014

Kombëtarja italiane
Viti Ndeshje Gola
2012 2 0
2013 2 1
2014 6 0
2015 0 0
Total 10 1

Trofe

Klubet

    Pescara
    Paris Saint-Germain

Personale

  • Çmimi Bravo: 2012
  • AIC Gran Gala del Calcio Lojtari më i mirë i Serie B: 2012
  • UNFP Ligue 1 Lojtari Më i Mirë i ri (1): 2013–14
  • UNFP Ligue 1 Skuadra e Vitit (2): 2012–13, 2013–14

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Marco Verratti Jeta e hershmeMarco Verratti KarrieraMarco Verratti KombëtarjaMarco Verratti StatistikatMarco Verratti TrofeMarco Verratti ReferimeMarco Verratti Lidhje të jashtmeMarco Verratti19925 nëntorFutbolliGjuha italianeItaliaKombëtarja italiane e futbollitLigue 1MesfushoriParis Saint-Germain F.C.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KimiaNaim FrashëriDelfiniElhamdulilahYmer Agë Ulqini (këngë)OqeaniBeteja e KosovësShqipëria nën Perandorinë OsmaneMacjaPozita gjeografike e ShqipërisëAvullimiShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)KafshëtLista e liqeneve në ShqipëriDua LipaLinda RamaVetëtimaPHGjenetikaShenjat e Urdhërave të PreraKaliumiMasaFotosintezaKatroriKloriGjitariDita Ndërkombëtare e GruasNumriAnemiaForcaTiroidetHidrocentraletTraktati i fshehtë i LondrësShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreIliriaVitaminatGjirokastraKalciumiAliteracioniRënia e komunizmit në ShqipëriLista e shkrimtarëve shqiptarëDendësiaHidrogjeniFazat e Rilindjes ShqiptareHistoria e fesë islameBiomasaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriTop MediaPanelet dielloreMbreti Zogu INdre MjedaMarrëdhënia seksualeFeja në ShqipëriRajoni JuglindorLigji i KulonitPerënditë ilire1134SyfyriDevejaLëvizja Nacional-ÇlirimtareEnergjia e ripërtëritshmeSëmundja seksualisht të transmetueshmeSami FrashëriHamletiHebrenjtëDefiPresidenti i ShqipërisëShefqet KrasniqiMartti AhtisaariShqiponjaKorçaKuraniPoloniaLidhëzat në gjuhën shqipeLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëBeni ecën vetë (libër)TurqiaLista e shteteve sipas popullsisë🡆 More