Mërgata Shqiptare

Mërgata shqiptare (ose Diaspora shqiptare), i njohur si Gurbeti ose Kurbeti, është term me të cilin përfshihen të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve autoktone shqiptare.

Mërgata Shqiptare
Mërgimi i shqiptarëve në Greqi

Mërgata shqiptar me kalimin e kohës ka shkuar gjithnjë e më tepër duke u rritur. Edhe tek Shqiptarët, sikurse tek popujt tjerë të botës ka pasur migrim të popullsisë. Nga këta banorë që kanë migruar për shkaqe të ndryshme në vende të ndryshme të botës, shpesh herë janë krijuar grupe të organizuara në shoqata kulturore.

Në historinë e kombit shqiptar aktiviteti i këtyre grupeve të mërgatës, jo rrallë ka luajtur një rolë të madh në vendimet të ndryshme politike që janë marrë mbi qeverisjen e tokave Shqiptare. Po ashtu ka raste ku nga këto grupe janë iniciuar edhe veprime të cilat kanë ndikuar në gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Qendrat e mërgatës shqiptare kanë lëvizur varësisht nga zhvillimet e përgjithshme botërore. Kështu që nga fillimi i shekullit I në pjesë të ndryshme të Italisë së sotshme, bashkëvendësit janë organizuar në grupe të ndryshme, disa nga këto grupe në fillim kanë pasur ndikim në vendimet e Romës e me kalimin e kohës edhe kanë marrë pozicione qeverisëse në udhëheqjen e perandorisë Romake.

Fazë tjetër e krijimit të grupeve të diasporës është perandoria e Bizantit. Edhe këtu edhe pse në histori deri më tani nuk flitet për ndonjë organizim të diasporës, vetë fakti i prezencës së personave me prejardhje nga territoret shqiptare në qarqet e udhëheqjes së perandorisë Bizantine, lë të kuptoi për një formë të organizimit të këtyre personave në Stambollin e sotshëm.

Me pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, diaspora në Itali organizohet në atë shkallë saqë këtu mund të flitet për një koloni. Në anën tjetër edhe diaspora në perandorin Osmane luan një rolë gjithnjë e më të madh.

Para shkatërrimit të perandorisë Osmane qendra e mërgatës nuk duket si e koncentruar në njërin nga metropolet po ajo disi shpërndahet dhe shkon duke u rritur ndikimi i saj. Këtu janë prezentë grupet e organizuara në Stamboll, Bukuresht dhe Misir në Egjiptin e sotshëm.

Gjatë zhvillimit industrial të Evropës Perëndimore si duket mërgata në këtë anë të botës nuk ka qenë aq prezentë dhe e organizuar. Kështu vërehet një organizim në Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë kohës më të re.

Me fillimin e kryengritjes në Kosovë, mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore katapultohet për nga numri. Kjo rritje e numrit të mërgimtarëve ka sjellë nevojën e një organizimi i cili kryesisht është bërë në grupe në nivele të qyteteve të cilat kanë bashkëpunuar ndërmjet tyre në nivel të shtetit ku kanë qenë. Gjatë kësaj kohe financimi i këtyre gupeve është bërë vetëm nga vetë amtarët dhe ndikimi i shteteve ku ato grupe kanë vepruar ka qenë i vogël.

Pas luftës organizimi i mërgatës në Evropën Perëndimore bëhet kryesisht nga studentët ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kjo ndihmohet edhe nga aktivistë atdhetarë.

Me zbulimin e internetit komunikimi i mërgatës me vendlindjen edhe pse nuk është në shkallën më të lartë ai zhvillohet në një masë të pa parë deri më tani.

Përhapja

Në Ballkan

Në Bosnje dhe Hercegovinë

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Bosnje dhe Hercegovinë

Shqiptarët janë pakicë etnike në Bosnje dhe Hercegovinë. Sipas censusit të fundit të popullsisë në vitin 1991, në Bosnje dhe Hercegovinë jetonin 4,922 shqiptarë, por sot llogaritet të jenë nga 8 deri në 12 mijë.

Në Greqi

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Greqi

Shqiptarët në Greqi ndahën në disa komunitete të ndryshme, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit.

Shqiptarët mërguan për herë të parë në Greqi gjatë fundit të mesjetës (fundi i shekullit 13). Pasardhësit e popullsisë shqiptare që u vendos në Greqi gjatë mesjetës janë arvanitët. Sot, ata flasin një nën-dialekt të veçantë të toskërishtes, që njihet si arbërisht (me shkronja greke: αρbε̰ρίσ̈τ; greqisht: αρβανίτικα, arvanitika).

Shqiptarët çamë janë një grup që mërgoi gjatë së njëjtës periudhë në Greqi, që dikur banonin pjesën bregdetare të Epirit, të njohur si Çamëri, në Greqi veriperëndimore. Ata u dëbuan me dhunë nga nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore nga grekët.

Krahas këtyre dy grupeve, një valë e madhe e mërgimtarëve nga Shqipëria u vendosën në Greqi, për shkaqe ekonomike, pas rënies së komunizmit (1991), dhe formuan komunitetin më të madh të mërgimtarëve në vend, i cili numëron nga 480,824 deri në 600,000 njerëz.

Në Kroaci

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kroaci

Shqiptarët janë pakicë autoktone në Kroaci, të njohur nga Kushtetuta e Kroacisë. Si të tillë, ata zgjedhin një përfaqësues të veçantë për Parlamentin e Kroacisë, të ndarë me katër pakica të tjera.

Në censusin e vitin 2011 në Kroaci jetonin 17,513 shqiptarë, ose 0.41% e popullsisë së përgjithshme. Sipas fesë, shqiptarët në Kroaci janë kryesisht myslimanë (9,594 ose 54.8% prej tyre) ose katolikë (7,109 ose 40.6% prej tyre).

Në Mal të Zi

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Mal të Zi

Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllaveMal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi është 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjëgjësisht në komunat: Ulqin (71%), Plavë (19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%). Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini.

Në Maqedoni

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoni është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptarët jetojnë kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (67%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (26%) dhe Shkup (20%).

Në Serbi

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Serbi

Shqiptarët në Serbi janë një pakicë etnike, që përbëjnë një komunitet me nga 50,000 deri 80,000 banorë. Sipas censusit të vitit 2002, në Serbi u deklaruan 61,647 shqiptarë (ose 0.82% e popullsisë), nga këto 59,952 (ose 1.10%) në Serbinë Qendrore dhe 1,695 (0.08%) në Vojvodinë. Shumica e shqiptarëve bojkotuan censusin e vitit 2011, që rezultoi në regjistrimin e vetëm 5,809 shqiptarëve në Serbi.

Shqiptarët në Serbi përbëjnë me shekuj në jug të vendit një popullsi autoktone. Ata sot, kryesisht jetojnë në Luginën e Preshevës, një trevë kufitare në mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, dhe sipas censusit të vitit 2002 në dy komuna përbëjnë shumicën e popullsisë, në komunën e Preshevës (89.10%) dhe të Bujanocit (54,69%), ndërsa përbëjnë një pakicë të konsiderueshme në komunën e Medvegjës (26.17%).

Përveç këtyre trevave, shqiptarët jetojnë edhe në jugperëndim të Serbisë, gjegjësisht në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Popullsinë e Peshterrit e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë kryesisht pasardhës të shqiptarëve. Për shkak të çështjeve politike që lidhen me shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore, banorët shqiptar kanë deklaruar veten e tyre si boshnjakë për të shmangur diskriminimin. Gjuha shqipe ende flitet nga disa fshatarët shqiptarë në Peshterr. Në Serbi është shumë e përhapur ndjenja antishqiptare, apo albanofobia.

Në Turqi

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Turqi

Shqiptarët në Turqi përbëjnë një pakicë kombëtare në Turqi, e cila nuk është e njohur zyrtarisht. Kjo pakicë përbëhet nga shqiptarë të cilët erdhën në Turqi gjatë periudhës osmane, kryesisht shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e sotme, nga Çamëria, si dhe në numër më të vogël nga Shqipëria dhe Mali i Zi i sotëm, të cilët mërguan si pasojë e persekutimit serb dhe grek pas fillimit të Luftërave Ballkanike. Numri i shqiptarëve në Turqi llogaritet të jetë nga 500 mijë deri në 1.3 milionë, ndërsa sipas disa burimeve tjera nurmri i personave me prejardhje shqiptare është rreth 5 milionë.

Në Evropë

Në Austri

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Austri

Shqiptarët në Austri përbëjnë një komunitet mërgimtarësh me rreth 35,000 deri 85,000 banorë, shumica e të cilëve vijnë nga Kosova, ndërsa një pakicë vjen nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Sipas censusit të vitit 2001, në Austri jetojnë 28,212 folës amtarë të gjuhës shqipe.

Mërgata Shqiptare 
Refugjatët shqiptarë në Portin e Barit më 8 gusht 1991.

Në Itali

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Itali

Shqiptarët në Itali ndahën në dy komunitete, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit.

Komuniteti i parë i shqiptarëve që u vendosën në Itali janë arbëreshët, të cilët sot jetojnë në Italinë jugore, gjëgjësisht në rajonet: Pulia, Bazilikata, Molize, Kalabria dhe Sicilia. Arbëreshët u vendosën në Itali në mes shekujve 15 dhe 18, si pasojë e sundimit osmanShqipëri. Numri i tyre varion nga 80,000 deri në 100,000.

Komuniteti i dytë janë mërgimtarët shqiptarët që u vendosën në Itali pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjëgjësisht pas vitit 1990. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014, në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria.

Në Mbretërinë e Bashkuar

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar

Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar përbëjnë një komunitet prej 70,000 deri 100,000 banorësh. Sipas censusit të vitit 2011, në Angli e Uells jetonin 13,415 banorë të lindur në Shqipëri dhe 28,446 të lindur në Kosovë, në Skoci 196 nga Shqipëria dhe 215 nga Kosova dhe në Irlandën Veriore 55 nga Shqipëria dhe 44 nga Kosova.

Në Zvicër

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Zvicër

Shqiptarët në Zvicër janë që nga viti 1990 një ndër grupet më të mëdha të emigrantëve në vend, kryesisht të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa një numër i vogël edhe nga Shqipëria. Aktualisht, Zvicra është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të mërgatës shqiptare. Llogaritet të ketë nga 94,937 deri në 300,000 shqiptarë në Zvicër.

Në Afrikë e Azi

Mërgata Shqiptare 
Një arnaut në Kajro (Jean-Léon Gérôme)

Në Egjipt

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Egjipt

Shqiptarët mërguan për herë të parë në Egjipt si ushtarë dhe mercenarë në gjysmën e dytë të shekullit 18, duke bënë emër dhe duke fituar respekt në luftën osmane për të dëbuar trupat franceze në vitet 1798–1801. Mehmet Ali Pasha (1769–1849) themeloi dinastinë shqiptare të Egjiptit, e cila zgjati deri në vitin 1952. Në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20, shumë shqiptarë të tjerë u vendosën në Egjipt për arsye ekonomike dhe politike. Pas rënies së dinastisë, me Revulucionin egjiptian të vitit 1952, komuniteti shqiptar u zvogëlua dhe humbi ndikimin.

Në Siri

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Siri

Shqiptarët në Siri përbëjnë një komunitet prej rreth 5,000 deri 10,000 banorësh, kryesisht të vendosur në Damask dhe në qytetet Hama, Halep dhe në Latakije. Shqiptarët mërguan për të parën herë në Siri në kohën e Perandorisë Osman, gjëgjësisht nga fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20. Vala më e madhe e mërgimit në Siri ishin vitet 1912–1913, ku shqiptarë mërguan për t’i shpëtuar represionit serb të kohës.

Në Amerikë e Oqeani

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara jetojnë rreth 201,118 amerikanë me origjinë shqiptare.

Në Kanada

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Kanada

Shqiptarët në Kanada përbëjnë një komunitet prej 31,030 banorësh, sipas censusit të vitit 2011.

Në Australi

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Australi

Shqiptarët në Australi përbëjnë një komunitet prej 13,142 banorësh, sipas censusit australian të vitit 2011. Shqiptarët filluan të nguliten në Australi nga fillimi i viteve 20-të, duke ndaluar me Luftën e Dytë Botërore. Ngulitja rifilloi në vitin 1950 si pasojë e mbarimit të luftës dhe fillimit të regjimit komunist në Shqipëri. Në fillim të viteve 1990, shqiptarë mërguan në Australi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si pasojë e luftërave dhe trazirave në Ballkan.

Në Argjentinë

Mërgata Shqiptare  Për më shumë informacione shikoni artikullin Shqiptarët në Argjentinë

Shqiptarët në Argjentinë përbëjnë një komunitet prej rreth 50 mijë banorësh. Shumica e shqiptarëve që mërguan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia jugore, ndërsa rritja e numrit të mërgimeve kah Argjentina ndodhi në fillim të shekullit 20, me mbërritjen e rreth 20,000–30,000 shqiptarëve.

Shoqatat dhe shoqëritë kulturore

Gjatë zhvillimeve historike nga Mërgata shqiptare janë themeluar shoqëri të ndryshme kulturore të cilat varësisht prej shkallës së zhvillimit të shoqërisë kanë pasur edhe gazetat e tyre. Në kohën më të re kjo bëhet duke prezantimin e fletëve elektronike dhe radio stacioneve elektronike. Disa gupe të mërgatës shqiptare që kanë arritur të organizohen në shoqëri kulturore janë:

Koha e Rilindjes Kombëtare
Emri lloji vendi nga deri organi informues shënim
Indivendeta Albánie Gazetë Bukuresht, Rum. 1900 - - Dervish Hima dhe
Jashar Erbara
Qarku i studentëvet shqiptarë
dhe maqedono-rumunë
Shoqatë Bukuresht, Rum. 1899 1906 La Renaissance
albanaise
(1902) Shpresa
Yll' i Shqipërisë Gazetë Bukuresht, Rum. 1897 - - Vissar Dodani dhe
Jorgji Meksi
Kalendai kombiar Gazetë Sofje, Bullgari 1897 - - -
La Nazione Albánese Gazetë Katanxaro, Ita. 1897 - - Aselmo Lorekios
Abania Gazetë Bruksen
Londër, An.
1897 - - Faik Konica
Ndihma - Ajutorul Shoqatë human. Bukuresht, Rum. 1897 - -
Dëshira Shoqatë Sofje, Bullgari 1896 - -
Drenova Shoqatë human. Bukuresht, Rum. 1894 - - -
Shoqëria e boboshticarëve Shoqatë human. Bukuresht, Rum. 1894 - -
Shoqëria e të shtypurit Shkronja Shqipe Shoqatë1 Stamboll, Per.Osm. 1879 - Allfabetare Shoqëria e Stambollit
Pellazgu Gazetë2 (1x1javë) Lamia, Gr. 1860 - ndry. "Pellazgjotis"
Pellazgu Gazetë (1x2javë) Kajro, Egj. 1907 - - -
Kongresi i Dytë i Napolit Universitet lindor, Katedra e Gjuhës Shqipe Napoli, Ita. 1901 - -
Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të
Drejtave të Kombësisë Shqiptare
Komitet Kombëtarë
(Kryesi e Kuvendit)
Stamboll, P.O. 18773 - - shkurt.
Komiteti i Stambollit
Shoqëria Vëllazëria Shoqatë Kajro, Egj. 1894 - -
Shoqërinë e Miqve - 1920
L'Albanese d'Italia" gazete Gazetë Palermo, Ita. 1848
Flamuri Arbrit - revistë Gazetë Ita. 1883 1885
Kongresi gjuhësor - Koriliano Kalabro, Ita. 1895
Kongresi gjuhësor arbëreshe - Ungra (Lungro), Ita. 1895
Komisioni për alfabetin - Stamboll, Per.Osm. - - -
Mbledhja e Bukureshtit - Bukuresht, Rum. - - - -
Deg' e shoqërisë së Stambollit
për vivlla shqipe
Shoqatë Bukuresht, Rum. 1880 (1884) Shoqëria "Drita"
(1886)Shoqëria "Diturija"
  1. Është përdorur shprehja aktuale shoqat (përdoret edhe për fondacion) pasi që i përgjegjet shprehjen së vjetë shoqëri e cila ka ndryshuar botëkuptimi.
  2. Është fjala për gazeta, revista e lloja tjera të shtypit që nuk kanë qenë organ i ndonjë shoqate por pas tyre kanë qëndruar persona privat në kuptimin të pa lidhur me ndonjë shoqatë
  3. dhjetor 1877, kryesin e merr Abdyl Frashëri, si duket është data e themelimit.

Katalogje organizatash e shoqatat e prezantuara në internet

      Katalogje të përgjithshme
  • Mërgata.org - Lidhje virtuale institucionale e shoqatave të mërgatës.
  • GeoOrg (Katalogu gjeografik i organizatave shqiptare në diasporë)
  • Teutat shqiptare në Botë - geocities, Internet
  • Shoqata Gjithëshqiptare Arbëria (Bolzano, Itali)
  • VoxAquila (Parma, Itali)
  • New Age Era (Milano, Itali)
  • Liga e Shoqatave Shqiptare në Itali (Rimini, Itali)
  • Shoqata Studentore Drita (Romë, Itali)
  • Shoqata Miqësia (Rimini, Itali)
  • Shoqata DEA (Pisa, Itali)
  • Shoqata Iliria (Pesaro, Itali)
  • Shoqata e Padovës (Padova, Itali)
  • Së Bashku - Insieme (Trieshtë, Itali)
  • Shoqata Iliria (Romë, Itali)
  • Grupi Alboys (Romë, Itali)
  • Arbitalia - Shtëpia e Arbëreshëve (Cosenza, Itali)
  • Lidhja italo-shqiptare (Palermo, Itali)
  • Qendra Ndërkombëtare për Studime Shqiptare R. Petrota (Palermo, Itali)
  • BESA - Lidhja e bashkësit arbëresh të Siçilisë (Hora e Arbëreshëvet, Itali)
  • New Albanian Generation (Uashington, ShBA)
  • Bijtë e Shqipes (Filadelfia, ShBA)
  • Grupi i valleve Shqiptare në Boston (Boston, ShBA)
  • Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Karolines se Veriut, www.aaanc.org
  • Shoqata arbëreshe "Kundisa Entellinsë" (New Orleans, ShBA]]
  • Shoqata Arbëresh Sacramento (Sakramento, ShBA)
  • Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze (Toronto, Kanadë)
  • Bashkësia Shqiptare në Québec (Montreal, Kanadë)
  • Liga Shqiptaro-Kanadeze (Toronto, Kanadë)
  • Shoqata e Studentëve në HamburgIllyria (Hamburg, Gjermani)[1]
  • Shoqata Studentore në Mainz (Mainz, Gjermani)
  • Shoqata e Rinisë Shqiptare në Vjenë (Vjene, Austri)
  • Komuniteti i Studentëve në Norvegji (Oslo, Norvegji)
  • Shoqata Vllazëria Turko-Shqiptare (Stamboll, Turqi)
  • Shoqata Rugova (Lyon,FRANCE)
  • Shoqata Iliria (Lion, Francë)
  • Bashkia Kulturore Shqiptaree e Zürichut (Zürich, Zvicër)

Shiko dhe këtë

    Persona me prejardhje nga tokat shqiptare që kanë jetuar dhe kontribuar në kulturën shqiptare në:

Lidhje të jashtme

Referime


Tags:

Mërgata Shqiptare PërhapjaMërgata Shqiptare Shoqatat dhe shoqëritë kulturoreMërgata Shqiptare Katalogje organizatash e shoqatat e prezantuara në internetMërgata Shqiptare Shiko dhe këtëMërgata Shqiptare Lidhje të jashtmeMërgata Shqiptare ReferimeMërgata Shqiptare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Gjendja agregateEgla CenoAustraliaDreriElefantiBifurkacioniShkupiDashuriaVullkaniKompjuteriPashallëqet shqiptareDhiaTeuta e IlirisëLista e maleve të ShqipërisëForcat e Armatosura të ShqipërisëMerkuri (planet)Koreja e JugutFoshnjaVasfije KrasniqiRilindjaRusiaLetërsia e vjetër shqiptareDibraNaum VeqilharxhiNamazi i IqindisëLetraMetaforaLetërsia romantike shqiptareIsa BoletiniEdi RamaKaliRelieviShtetet e Bashkuara të AmerikësÇifteliaFyelliVloraShpendëtShqiponjaDemografia e ShqipërisëLazeriMali i DajtitFormat e shtjelluara të foljesElizabeth HandNdotja akustikeRepublika Popullore e ShqipërisëEmriSistemi i organeve të frymëmarrjesPlatoniPikësimiRryma elektrikeShpallja e Pavarësisë së KosovësMalajziaShkollat e para shqipeRrugaAristoteliPHMarin BarletiAleksandri i MadhKarboniDramaAfrikaMuzika populloreADNPeshaParahistoriaMalësorjaMenstruacionetKalaja e PrizrenitLista e lumenjve në ShqipëriLumiQarku i DibrësMushkëriaElefanti afrikanVeshjet popullore shqiptareGjitariVjosaPresidenti i ShqipërisëKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe🡆 More