Komuna E Dibrës

Dibër është një komunë në pjesën perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut.

Dibër quhet edhe qyteti ku gjendet vendodhja e komunës. Komuna Dibrës është pjesë e Rajonit jugperëndimor.

Komuna e Dibrës
Komunë Urbane
Official logo of Komuna e Dibrës
Location of Komuna e Dibrës
ShtetiKomuna E Dibrës Maqedonia e Veriut
RajoniKomuna E Dibrës Jugperendimor
Vendodhja KomunësDibër
Qeveria
 • Kryetar KomuneHekuran Duka
Sipërfaqja
 • Gjithsej145,67 km2 (5,624 sq mi)
Popullsia
 • Gjithsej15.412
 • Dendësia134,15/km2 (34,740/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
Prefiksi+389 46
Faqja zyrtareOfficial Website

Gjeografia

Qyteti i Dibrës ndodhet në pjesën më perëndimore të Republikës e Maqedonisë së Veriut në përgjithësi pranë kufirit me Shqipërinë. Kryeqyteti i Shkupit është 131 km larg, dhe qyteti më i afërt është Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km).Atë e përbën fusha e dibres ndërmjet malit Deshat (Krcin), liqeni i Dibrës dhe lugina e Drinit të zi që derdhet në liqenin e sipërpërmendur. Në fakt, fusha përfaqson një terracë relievi të gjerë, që lëshohet nga lugina e Drinit të zi. Dibra ndodhet në lartësi mbidetare prej 625 metra.

Komuna e Dibrës kufizohet me Komunat:Mavrovës dhe Radostushës në veri-lindje, Komuna e Kërçovës ne juglindje,Komuna e Qendrës Zhupa në jug dhe në vijën kufitare shtetrore me Shqipërinë. Në Dibër kryqëzohen: rruga rajonale që përshkon Gostivarin, Hanet e Mavrovës, Dibrën, Lukovën, Strugën si dhe ajo që lidh Dibrën me pikën kufitare të Bllatës(për në Shqipëri).

Dibra është e rrethuar nga:

Ekonomia

Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radika (Lum)dhe Drini i Zi, të cilët derdhen në liqenin e Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jablanicës, Stogovës dhe Kërçinit(Deshat). Liqeni i Dibrës shtrihet nga HEC “Globoçica”, nëpër luginën e lumit Drin i zi dhe atë të Radikës deri të banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i ujit është 520 miljon m3 ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300 milion kw/h energji elektrike. Uji i Liqenit të Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termoninerale: në fshatrat Banisht dhe Kosovrasti, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet banjave me aftësi shëruese më të njohura në Evropë (për shërimin e shumë sëmundjeve). Bartës i turizmit banjor në Dibër është OSHR “Banjat e Dibrës” me mbi 150 të punësuar dhe me kapacitet prej 700 shtretër – dhe atë në hotelet në fshatin Kosovrast, Banjisht dhe Venec(në qytet). Në vit realizohen mesatarisht rreth 60.000 buajtje. Potencialet natyrore të shprehura në vlera relievike, hidrografike dhe pejsazho-ambientale, mundësojnë zhvillim e turizmit banjor, liqenor, malor e rekreativ me rëndësi rajonale e lokale. Në teritorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë(99%), me përmbajtje të gipsit të pastër, dhe për nga kualiteti rënditet ndërmjet atyre më kualitativë në botë.

Demografia

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Dibrës te madhe jetojnë 19542 banorë:

Mother tongues in the municipality include:

Zhvillimi demografik i komunës së Dibrës brenda kufijve të sotëm.

Viti i regjistrimit Totali Maqedonet % Shqiptarët % Turqit % Romë % Vllahë Serbët Boshnjakët Të tjerë.
1953 10258 3392 33.07 5819 56.73 776 7.56 83 0.81 2 114 0 72
1961 11162 2025 18.14 6476 58.02 2002 17.94 0 0.00 0 86 0 573
1971 13802 2022 14.65 8793 63.71 2414 17.49 0 0.00 0 106 0 467
1981 16952 2358 13.91 9981 58.88 1130 6.67 1030 6.08 0 37 0 2416
1994 19010 4266 22.44 10935 57.52 1875 9.86 1103 5.80 1 34 0 796
2002 19542 3911 20.02 11348 58.09 2684 13.74 1080 5.53 2 22 3 492

Vendbanimet

Komuna e Dibrës i përfshin këto vendbanime:


Shiko edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Komuna E Dibrës GjeografiaKomuna E Dibrës EkonomiaKomuna E Dibrës DemografiaKomuna E Dibrës VendbanimetKomuna E Dibrës Shiko edheKomuna E Dibrës ReferimeKomuna E Dibrës Lidhje të jashtmeKomuna E DibrësDibërMaqedonia e Veriut

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Beni ecën vetëBasketbolliBullgariaEraKrimet e regjimit komunist në ShqipëriNumri piAlgoritmiDrejtkëndëshiAndorra la VellaLipidetFilozofiaQarku elektrikHans Kristian AndersenShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloMuzeu i KosovësSistemi urinarMasaEkologjiaAzia LindoreKushtetutaSkizofreniaVera (stinë)Përfaqësuesja kosovare e futbollitLista e maleve të ShqipërisëJakup AsipiKafshëtIsak NjutoniKongresi i DurrësitKlima e ShqipërisëEkonomiaVallet shqiptarePrinc VidiEnergjia e ripërtëritshmeAcidet dhe BazatMiniera e TrepçësLulëkuqjaEnzimatDritëro AgolliStambolliHomeriAmerikaPresidenti i ShqipërisëDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Kundrinori-kryefjala-kallëzuesiLetërsia e Rilindjes EvropianeRrotullimi i Tokës rreth DiellitKostandin KristoforidhiDeti AdriatikNjësitë matëseNjëqind vjet vetmiSëmundjet e zemrësUEFA Kampionati Evropian i FutbollitSinuzitiRilindjaMagneziumiVlerësimi i nxënësveInduksioni ElektromagnetikTurqiaAldehidet dhe KetonetBipolarizmiBarazia gjinoreUlqiniUmrejaBunkerët në ShqipëriLista e personaliteteve ilireElektromagnetëtLidhjet kimikeGegërishtjaLigji i PaskalitDante AligieriMutacioniRëne DekartPsikologjiaAbdyl FrashëriProzaStatuti organik i ShqipërisëHistoria e ÇamërisëAlkooli🡆 More