Lukas Podolski: Futbollist gjerman

Lukas Josef Podolski (Gjermanisht: ; polonisht: Łukasz Józef Podolski; lindur më 4 qershor 1985) është një futbollistë gjerman i cili luan si sulmues me klubin italian Internazionale në Serie A, në huazim nga klubi anglez Arsenal, dhe me kombëtaren gjermane.

Internazionale Milano">Internazionale në Serie A, në huazim nga klubi anglez Arsenal, dhe me kombëtaren gjermane. Ai është një sulmues këmbë-majtas i njohur për gjuajtjen e tij të fortë, teknikën dhe krijimin e sulmeve nga ana e majtë.

Lukas Podolski
Lukas Podolski: Jeta e hershme, Karriera, Kombëtarja
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLukas Josef Podolski
Datëlindja (1985-06-06) 6 qershor 1985 (38 vjeç)
VendlindjaGliwice, Poloni
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
(në huazim nga Arsenal)
Numri11
Karriera me të rinjtë
1991–1995FC 07 Bergheim
1995–20031. FC Köln
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
20031. FC Köln II2(0)
2003–20061. FC Köln81(46)
2006–2009Bayern München71(15)
2007–2008Bayern München II2(0)
2009–20121. FC Köln88(33)
2012–Arsenal60(19)
2015–Internazionale (huazim)17(1)
Karriera ndërkombëtare
2001–2002Gjermania U–176(2)
2002–2003Gjermania U–187(4)
2003Gjermania U–193(6)
2004Gjermania U–215(0)
2004–Gjermania121(47)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 17:24, 5 janar 2015 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21:47, 14 nëntor 2014 (UTC)

Ai u bashkua me 1. FC Köln në vitin 1995 ku ai hyri në skuadrën e parë në vitin 2003 dhe zhvilloi 81 paraqitje me skuadrën përpara se të kalonte te Bayern Munich. Me Bayernin, Podolski fitoi Bundesligën dhe DFB-Pokal në vitin 2008. Ai më pas u rikthye te 1. FC Köln në vitin 2009. Podolski firmosi me klubin e Premier Ligës Arsenal në vitin 2012, duke fituar FA Cup në vitin 2014.

Pavarësisht se kishte të drejtën për të luajtur me Poloninë, Podolski zgjodhi për të luajtur me Gjermaninë. Ai zhvilloi paraqitjen e tij të parë me kombëtaren në vitin 2004 dhe ka qënë pjesë e të gjitha turnamenteve madhore të kombëtares që nga ajo kohë, duke fituar edhe Kupën e Botës 2014. Ai është lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares gjermane, me 120 ndeshje, dhe gjithashtu golashënuesi i tretë më i mirë në histori, duke shënuar 47 herë, të njëjtin numër Golash me Rudi Völler dhe Jürgen Klinsmann.

Më 29 maj 2013, Podolski shënoi golin më të shpejtë në historinë e kombëtares gjermane, pas vetëm nëntë sekondash në fitoren 4–2 në ndeshjen miqësore kundër Ekuadorit. Ky gol ishte gjithashtu edhe goli i dytë më i shpejtë në historinë e futbollit ndërkombëtarë, i dyti pas golit të Davide GualtieritSan Marinos, i cili shënoi kundër Anglisë në vitin 1993 pas vetëm 8.3 sekondash.

Jeta e hershme

Podolski është djali i Ëaldemar Podolski, i cili luante futboll profesionist në Poloni dhe fitoi kampionatin polak në 1980 me Szombierki Bytom, dhe i polakes Krystyna Podolska, një ish-anëtare e skuadrës së hendbollit të femrave në Gliëice Poloni. Në 1987, Łukasz Podolski ishte vetëm dy vjeç kur familja e tij emigroi nga Polonia në Gjermaninë Perëndimore. Podolski u rrit në Bergheim, Rhine-Vestphalia Veriore, dhe më vonë në Pulheim, të dyja pranë Këlnit.

Podolski ka si nënshtetësi gjermane ashtu edhe polake, por ai ka deklaruar se nuk ka pasaportë polake. Në një intervistë Podolski ka thënë se federata polake nuk është interesuar për të deri kur ai filloi të luajë për skuadrën U-21 dhe kur fitoi popullaritet në media. Në këtë pikë, ai tha se zemra e tij filloi të rrihte për Gjermaninë.

Karriera

Köln

Podolski filloi të luante futboll në moshën 6-vjeçare në skudrën e të rinjve të FC Bergheim, ku ai luajti derisa u bashkua me Köln në 1995. Ishte atje ku për herë të parë u dallua talenti i tij. Në 2003, në moshën 18-vjeçare, Podolski ishte ende pjesë e skuadrës së të rinjve. Në këtë kohë klubi po luftonte për të mos rënë nga kategoria e parë. Marcel Koller, traineri i skuadrës së parë, duke punuar me një buxhet shumë të kufizuar, ftoi Podolskin që të stërvitej me skuadrën e të rriturv dhe ai bëri debutimin e tij pak kohë më pas në 22 nëntor 2003. Edhe pse Köln dështoi në përpjekje për të qëndruar në Bundesliga, Podolski tregoi se sa vlente duke shënuar 10 gola në 19 paraqitjet e para me skuadurën. Ky ishte dhe një rekord për një lojtar të ri në futbollin gjerman.

Për shkak të grumbullimit të tij me kombëtaren gjermane në Euro2004 Podolski u kërkua nga disa klube të mëdha, ai qëndroi me klubin për ta ndihmuar atë të ngjitej në kategorinë kryesore.Me 24 gola ai u bë golashënuesi më i mirë i kategorisë. Edhe pse ai nuk luante në kategorinë kryesore ai vazhdonte të luante me kombëtaren gjermane.

Pasi Köln u ngjit në Bundesliga shpresta që ajo të ngelej në Bundesliga ishin mbi Podolskin, nga ai pritej që ta mbante skuadrën aty praktikisht i vetëm. Podolski arriti të shënonte 12 gola në sezonin 2005-2006, por skuadra ra nga kategoria. Ishte e qartë se Podolski nuk do të qëndronte gjatë për t’i shpëtuar ata sërish, dhe ndërkohë ai po bëhej pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar.

Bayern Munich

Në 2006, klube si Bayern Munich, HSV Hamburg, Werder Bremen dhe madje Real Madrid shfaqën interesine tyre për Podolskin edhe pse ai kishte një kontartë me FC Köln deri në 2007. Në 1 qershor 2006, Podolski shpalli se ishte arritur një një kontratë më Byern Munich, që e lejonte atë të hidhej nga ana e bavarezëve për sezonin 2006-2007. Detajet financiare të kësaj marrëveshjeje nuk u shpallën menjëherë, por shuma e transfertës thuhej se ishte €10 milion. Ai bëri debutimin e tij me në Bundesliga me Bayern në 11 gusht 2006 në një fitore 2-0 kundër Borussia Dortmund, duke hyrë si zëvendësues në minutën e 88-të. Në 9 shtator 2006, ai hyri si zëvendësues në pjesën e dytë në një ndeshjë të kupës DFB kundër FC St Pauli. Vetëm 26 sekonda pasi pjesa e dytë kishte filluar Podolski shënoi golin e barazimit, 1-1. Në 14 tetor 2006, me goline parë në Bundesliga me fanellën e Bayern, Podoski ndihmoi në sigu rimin e fitores 4-2 të klubit me Hertha Berlin. Në 26 tetor 2006, Podolski vuajti një dëmtim të rëndë në kyçin e djathtë të shkaktuar nga shoku i skuadrës, Mark van Bommel, gjatë një seance stërvitore. Si rrjedhojë, Podolski humbi më shumë se pesë javë. Ai u kthye nga dëmtimi dhe shënoi një gol kundër Alemannia Aachen. Ai ndonjëherë komunikon me shokun e Bayern dhe sulmuesine kombëtares Miroslav Klose, gjithashtu i lindur në Poloni, në polonisht.

Kur Bayern bleu bomberin italian Luca Toni, “Poldi” po luante gjithmonë e më pak, për shkak të preferencës së trainerit për dyshen Toni Klose. Pas një sezoni zhgënjyes tek Byern ai u kthye te Köln në 1 korrik 2009

Huazimi tek Internazionale

Më 5 janar 2015, Arsenal lajmëroi në webfaqen e tyre se Podolski kishte kompletuar në lëvizje te klubi i Serie A Inter në formën e huazimit për pjesën e mbetur të sezonit 2014–15. Ai u bashkua skuadrës në stërvitje dhe marrëveshje u krye para ndeshjes së datës 6 janar kundë Juventusit, duke bërë që lojtari të thirrej për këtë ndeshje. Në barazimin 1–1 në Juventus Stadium, ai hyri në fushën e lojës në vend të serbit Zdravko Kuzmanović në minutën e 54të.

Kombëtarja

Golat me kombëtaren

Statistikat e karrierës

Klubet

Redaktuar më 6 janar 2015

Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Europa Total
Divizion Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
1. FC Köln II 2002–03 Regionalliga Nord 1 0 1 0
2003–04 1 0 1 0
Total 2 0 2 0
1. FC Köln 2003–04 Bundesliga 19 10 1 0 20 10
2004–05 2. Bundesliga 30 24 2 5 32 29
2005–06 Bundesliga 32 12 1 0 33 12
Total 81 46 4 5 85 51
Bayern Munich 2006–07 Bundesliga 22 4 3 2 2 0 7 1 34 7
2007–08 25 5 4 0 0 0 12 5 41 10
Total 47 9 7 2 2 0 19 6 75 17
Bayern Munich II 2007–08 Regionalliga Süd 2 0 2 0
Total 2 0 2 0
Bayern Munich 2008–09 Bundesliga 24 6 3 1 4 2 31 9
Total 24 6 3 1 4 2 31 9
1. FC Köln 2009–10 Bundesliga 27 2 4 1 31 3
2010–11 32 13 2 1 34 14
2011–12 29 18 2 0 31 18
Total 88 33 8 2 96 35
Arsenal 2012–13 Premier Liga 33 11 2 1 1 0 6 4 42 16
2013–14 20 8 4 3 0 0 3 1 27 12
2014–15 6 0 0 0 1 0 5 3 12 3
Total 59 19 6 4 2 0 14 8 81 31
Internazionale (huazim) 2014–15 Serie A 0 0 0 0 0 0 0 0
Karriera në total 303 113 28 14 4 0 37 16 372 143

Kombëtarja

Redaktuar më 6 janar 2015

Kombëtarja gjermania
Viti Ndeshje Gola
2004 8 2
2005 12 8
2006 17 12
2007 7 2
2008 16 7
2009 9 6
2010 14 5
2011 12 1
2012 11 1
2013 5 2
2014 9 1
Total 121 48

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Lukas Podolski Jeta e hershmeLukas Podolski KarrieraLukas Podolski KombëtarjaLukas Podolski Statistikat e karrierësLukas Podolski ReferimeLukas Podolski Lidhje të jashtmeLukas Podolski19854 qershorArsenal F.C.F.C. Internazionale MilanoFutbolliGjuha gjermaneGjuha polonishtKombëtarja gjermane e futbollitSerie ASulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BallkaniEnergjia elektrikeEgjiptiAutobiografiaSportiLindja e parakohshmeZhurmat në veshKalaja e PrezësNepotizmiGalileo GalileiShtjefën GjeçoviTeatri në ShqipëriIndiaAtomiArbëria në MesjetëLindja (biologji)Viktor HygoKaliPylliDitar (Anne Frank)Fahrije HotiPjesëzaIbrahim KodraVallet shqiptareKalaja e GjirokastrësHimni i FlamuritRryma elektrikeMustafa Qemal AtaturkuMbreti Zogu ITë drejtat e fëmijëveKokainaForcaKësulëkuqjaMetaforaShkollaFëmijaUniversiteti i PrishtinësArkimediKalaja e PrizrenitNumrat e plotëPashkëtEnergjia e erësForca e rëndesësSeksi analEgjipti i lashtëGreqiaLezhaSyriLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësShtatzëniaLibrazhdiMali i KorabitPjetër BogdaniTeknologjiaFan NoliLionel MessiAustriaBeratiHistoriaMozaiku i TiranësCristiano RonaldoThomas EdisonTeleskopiBifurkacioniGjallesat në zhdukjeMitrush KuteliXhemijetiDita Botërore e MjedisitNdotja akustikeMalajziaLista e vendeve sipas sipërfaqesPashallëqet shqiptareDendësia e popullsisëVitamina CRomeo dhe ZhuljetaPejgamberët në IslamMeningjitiEnergjia e ripërtëritshme🡆 More