Luka Modrić: Futbollist kroat

Luka Modrić (lindi më 9 shtator 1985) është futbollist kroat i cili luan për klubin spanjoll Real Madrid dhe si kapiten për skuadrën kombëtare kroate.

Lukasi luan si mesfushor, por ai poashtu luan si sulmues apo mbrojtës. Ai është emëruar si Futbollisti Kroat i Vitit gjashtë herë, duke u barazuar me Davor Šuker, që fitoi shumë herë gjatë gjithë kohës.

Luka Modrić
Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLuka Modrić
Datëlindja9 shtator 1985
VendlindjaZara, RS Kroacia, RSF Jugosllavia
Gjatësia1.72 m (5 ft 8 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri10
Karriera me të rinjtë
1996–2001Zadar
2002–2003Dinamo Zagreb
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2008Dinamo Zagreb94(27)
2003–2004→ Zrinjski (huazim)22(8)
2004–2005→ Inter Zaprešić (huazim)18(4)
2008–2012Tottenham Hotspur127(13)
2012–Real Madrid162(9)
Karriera ndërkombëtare
2006–Kroacia104(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Jeta e hershme

Luka Modrić lindi në 9 shtator 1985 dhe u rrit në fshatin Modrići e cila është pjesë e Zaton Obrovački, një fshat i vendosur në shpatet jugore të malit Velebit, në veri të qytetit të Zadarit në Republikën Socialiste të Kroacisë, e cila ishte një republikë brenda Jugosllavisë.

Karriera me klube

Real Madrid

2012–2013: Sezoni debutues dhe vëndi si titullar

Më 27 gusht 2012, Real Madridi njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e Modrić për rreth 30 milion £. Ai bëri debutimin e tij me klubin vetëm dy ditë më vonë në ndeshje e kthimit të finales së Supercopa de España 2012 kundër BarcelonësStadiumin Santiago Bernabéu, duke zëvëndësuar gjermanin Mesut Özil në minutën e 83të. Reali fitoi ndeshjen, duke bërë që Modrić të fitonte trofeun e parë me klubin vetëm 36 orë pas kishte firmosur. Pavarësisht debutimit pozitiv, Modrić fillimisht e pati të vështirë të përshtatej në ekip nën drejtimin e trajnerit José Mourinho për shkak të stërvitjes së pakët gjatë fazës përgatitore, të cilën ai e kishte humbur për shkak të negociatave të gjata me klubin. Prezenca e mesfushorit veteran Xabi Alonso dhe Sami Khedirës në rolin e mesfushorit mbrojtës, si dhe Özil si mesfushor i avancuar bënë që Modrić të ishte më së shumti rezervë, duke u aktivizuar si zëvëndësues. Ai luajti jashtë pozicionit të tij në muajt e parë në klub. Modrić luajti ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampioneve më 18 shtator kundër Manchester Cityt në fazën e grupeve. Më 3 nëntor, Modrić regjistroi golin e parë me klubin duke shënuar në minutën e fundit të fitores 4–0 kundër Real Zaragozës. Dy javë më pas, ai asistoi golin e Karim Benzemas, e cila më pas u kreditua si autogol i Jon Aurtenetxe Borde, me një krosim nga 50 metra; ky ishte goli i parë i suksesit 5–1 kundër Athletic Bilbao. Ndeshja e tij më e mirë e sezonit ishte ajo e 4 dhjetorit kundër Ajaxit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ku ai asistoi golat e Cristiano Ronaldos dhe José Callejón me krosime duke ndihmuar Realin të fitonte 4–1. Në fund të vitit ai u votua si blerja më e keqe e sezonit nga gazeta sportive spanjolle Marca.

Karriera ndërkombëtare

Modrić filloi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur me ekipet e moshave. Ai fillimisht u aktivizua me ekipin nën-15, duke vazhduar me rradhë me ekipet nën-17, nën-18, nën-19 dhe nën-21. Ai debutoi në mars 2001 me ekipin nën-15 të drejtuar nga Martin Novoselac. Pavarësisht talentit dhe pjekurisë psikologjike, Modrić nuk ishte titullar dhe lojtar i rëndësishëm deri sa arriti rritjen fizike, e cila nisi pas debutimit të tij me ekipin nën-18. Novoselac e konsideron atë një shëmbull për lojtarët e rinjë falë rritjes graduale, punës së vazhdueshme dhe përpjekjeve, si dhe talentit. Modrić bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 1 mars 2006 në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës, të cilën Kroacia e fitoi 3–2.

2006–2008: Kupa e Botës 2006 dhe Euro 2008

Modrić luajti dy ndeshje si zëvëndësues në finalet e FIFA Kupës së Botës 2006, respektivisht kundër Japonisë dhe Australisë. Me vendosjen e Slaven Bilić si trajneri i ri i ekipit kombëtar, Modrić doli në pah në skenën ndërkombëtare; ai shënoi golin e parë me Kroacinë më 12 gusht 2006 në miqësoren e fituar 2–0 kundër kampionëve të botës ItalisëLivorno.

Performancat e Modrić bënë që ai të fitonte vendin so titullar në formacion si dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar të Kroacisë në fushatën e suksesshme kualifikuese të Euro 2008; Kroacia e mbylli grupin në vendin e parë me 29 pikë, duke arritur dy fitore ndaj Anglisë, e cila nuk mundi të kualifikohej. Për Modrić pritshmëritë ishin të mëdhaja, duke bërë që gjatë kualifikueseve ai të fitonte pseudonimin "Cruyffi kroat" nga mediat kroate. Në fazën e grupeve të Euro 2008, Modrić shënoi me penallti golin e parë të Kroacisë në fitoren 1–0 kundër Austrisë më 8 qershor; ai u bë lojtari më i ri që shënon gol në një Kampionat Evropian për Kroacinë (22 vjeç dhe 273 ditë). Kjo ishte penalltia e akorduar dhe e shënuar më e shpejtë në historinë e këtij kompeticioni (4 minuta). Modrić vazhdoi me paraqitjet mbreslënëse duke u shpallur lojtari më i mirë në fitoren 2–1 kundër favoritëve të Gjermanisë, e cila në fund do të arrinte edhe finalen. Në ndeshjen çerek-finale kundër Turqisë, Modrić shfrytëzoi gabimin e portierit turk Rüştü Reçber dhe krosoi për shokun e ekipit Ivan Klasnić, i cili shënoi një minutë para përfundimit të ndeshjes. Megjithatë, Turqia barazoi menjëhetë me anë të Semih Şentürk, duke e dërguar ndeshjen te gjuajtjet e penalltive. Te penalltitë, Modrić gaboi në tentativën e tij me Kroacinë që u eliminua me rezultatin 3–1. Pas përfundimit të kompeticionit, Modrić u përfshi në UEFA Ekipin e Turnamentit, duke u bërë kroati i dytë pas Davor Šuker që e arrin këtë gjë.

2008–2016: Rezultatet zhgënjyese

Modrić shënoi tre gola në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010, respektivisht kundër Kazakistanit, Andorrës dhe Ukrainës. Këto gola e bënë atë golashënuesin më të mirë të ekipit për këtë fushatë kualifikuese sëbashku me Ivica Olić, Ivan Rakitić dhe Eduardon. Ekipi nuk e siguroi kualifikimin pasi u rendit në vendin e tretë, një pikë larg Ukrainës së vendit të dytë. Modrić luajti në të gjitha ndeshjet në kualifikueset e UEFA Euro 2012, duke shënuar një gol kundër Izraelit. Ai luajti si titullar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve kundër Republikës së Irlandës, Italisë dhe Spanjës, me Kroacinë e cila nuk e kaloi grupin. Ndeshja e tij më e mirë ishte ajo kundër Spanjës; një nga momentet më të dalluara në atë ndeshje ndodhi kur ai mori topin në mesfushë dhe kaloi të tre mesfushorët spanjollë dhe dhuroi një kros në stilin trivela nga e djathtas për Ivan Rakitić, gjuajtja e të cilit u prit nga Iker Casillas. Për shkak se Kroacia nuk e kaloi fazën e grupeve, Modrić nuk u përfshi në Ekipin e Turnamentit, edhe pse The Daily Telegraph e përfshiu në njëmbëdhjetëshen më të mirë deri në gjysëm-finale, si dhe loja e tij mori komplimente nga analistët.

Modrić dhe Kroacia u kualifikuan në FIFA Kupën e Botës 2014 pas raundit play-off. Ata u vendosën në grupin A me vendin organizator Brazilin, Meksikën dhe Kamerunin. Kroacia luajti në ndeshjen hapëse të turnamentit kundër Brazilit, duke u mposhtur 3–1, në një ndeshje ku Modrić pësoi një dëmtim të lehtë në këmbë. Në ndeshjen e dytë, Kroacia regjistroi një fitore 4–0 kundër Kamerunit, megjithatë ata nuk e kaluan grupin pasi u mposhtën në ndeshjen e fundit 3–1 nga Meksika. Kroacia e mbylli grupin në vendin e tretë pavarësisht pritshmërive të mëdha nga media dhe publiku kroat.

Më 9 shtator 2014, në ditëlindjen e tij të 29të, Modrić shënoi golin e parë me Kroacinë pas tre vitesh, në një fitore kundër Maltës në kualifikueset e UEFA Euro 2016. Ai më pas shënoi edhe një penallti kundër Azerbajxhanit. Më 3 mars 2015, Modrić luajti për herë të parë si kapiteni i Kroacisë në ndeshjen e kthimit kundër Azerbajxhanit, e cila u mbyll në barazim në transfertën e Bakut. Në finalet e turnamentit, Modrić shënoi golin e fitores për Kroacinë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve kundër Turqisë, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje në ajër nga 25 metra. Me këtë gol, Modrić u bë lojtari i parë kroat që shënon në dy edicione të ndryshme të Kampionatit Evropian, pas golit të shënuar kundër Austrisë në vitin 2008. Ai gjithashtu u shpall lojtari i ndeshjes. Pas kësaj, Modrić u detyrua të humbiste ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës për shkak të një dëmtimi të vogël muskulor. Pavarësisht mungesës së tij, Kroacia fitoi ndeshjen dhe u rendit e para në grup, por u eliminua nga Portugalia me rezultatin 1–0 në raundin e 16-tave.

2016–2018: Topi i Artë i Kupës së Botës 2018

Modrić u emërua kapiteni i ri i Kroacisë për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018 pas tërheqjes së Darijo Srna. Kroacia e nisi fushatën kualifikuese mirë, por pas humbjeve minimale ndaj Islandës dhe Turqisë, si dhe barazimit ndaj Finlandës (ndeshje në të cilën Modrić regjistroi paraqitjen e tij të 100të me ekipin kombëtar), Kroacia rrezikoi seriozisht mundësitë për kualifikim. Kjo gjë bëri që Modrić të deklaronte publikisht mungesën e besimit te trajneri Ante Čačić. Shpejtë pas kësaj Čačić u shkarkua dhe u zëvendësua nga Zlatko Dalić, i cili mori detyrën para ndeshjes vendimtare kundër Ukrainës në transfertë, të cilën Kroacia e fitoi 2–0, duke siguruar një vënd në fazën play-off. Në këtë fazë, Modrić shënoi me penallti në fitoren 4–1 kundër Greqisë, duke ndihmuar Kroacinë të kualifikohej në finalet e turnamentit.

Kroacia u vendos në Grupin D sëbashku me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë. Gjatë turnamentit, Modrić, sëbashku me Ivan Rakitić dhe Mario Mandžukić, u etiketuan si Gjenerata e Artë e dytë e futbollit kroat. Modrić shënoi me penallti në fitoren e Kroacisë në ndeshjen hapëse dhe u shpall lojtari më i mirë. Në ndeshjen e dytë kundër Argjentinës, Modrić shënoi një gol të bukur me një gjuajtje nga 23 metra distancë, duke i dhënë Kroacisë fitoren 3–0 dhe duke u shpallur sërisht lojtari më i mirë. Ai u aktivizua edhe në ndeshjen e fundit kundër Islandës, të cilën Kroacia e fitoi gjithashtu, duke u shpallur si lojtari më i mirë i turnamentit për fazën e grupeve nga FourFourTwo, The Daily Telegraph dhe ESPN.

Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Danimarkës, gjatë kohës që rezultati ishte i barabartë 1–1, Modrić krijoi një mundësi shënimi për Ante Rebić në pjesën e dytë të kohës shtesë, i cili në fund fitoi një penallti pasi u rrëzua nga lojtarët kundërshtar; Modrić ekzekutoi penalltinë por gjuajtja e tij u prit nga Kasper Schmeichel. Megjithatë, ai shënoi në gjuajtjet e penalltive ku Kroacia fitoi 3–2. Në ndeshjen e rradhës çerek-finale kundër vendit organizator Rusisë, Modrić asistoi golin e mbrojtësit Demagoj Vida në kohën shtesë, duke barazuar ndeshjen në 2–2; ai shënoi në gjuajtjet e penalltive duke ndihmuar Kroacinë të kualifikohej në gjysëm-finale si dhe u shpall lojtari më i mirë për herë të tretë në turnament. Kroacia arriti një fitore historike 2–1 kundër Anglisë në gjysëm-finale më 11 korrik, duke siguruar finalen e Kupës së Botës për herë të parë në histori. Dy ditë para finales media raportoi se Modrić ishte lojtari që kishte vrapuar më shumë kilometra si dhe ishte lojtari i tretë që kishte krijuar më shumë raste. Ai gjithashtu kishte bërë shumë driblime dhe pasime gjysëm fushën kundërshtare. Edhe pse Kroacia u mposht 4–2 nga Franca në finale më 15 korrik, Modrić u nderua me çmimin Topi i Artë si lojtari më i mirë i turnamentit, si dhe u përfshi në Ekipin e Turnamentit. Pas pritjes madhështore që ekipi mori në Zagreb, Modrić sëbashku me shokët e ekipit Danijel Subašić, Šime Vrsaljko dhe Dominik Livaković u pritën nga dhjetra mijëra tifozë në qytetin e tyre të lindjes Zadar.

2018–2022: Topi i Bronztë i Kupës së Botës 2022

Modrić luajti në të katërt ndeshjet e edicionit përurues të UEFA Ligës së Kombeve, me Kroacinë që e mbylli Grupin 4 të Ligës A në vendin e fundit pas humbjes historike 6–0 kundër Spanjës dhe asaj 2–1 kundër Anglisë në Wembley Stadium në nëntor 2018.

Modrić shënoi dy gola në fushatën kualifikuese të Euro 2020; një penallti në barazimin 1–1 kundër Azerbajxhanit dhe një gol falë një inkursioni personal në fitoren 3–0 kundër Hungarisë, me Kroacinë që u rendit në vendin e parë në grup dhe u kualifikua. Megjithatë, turnamenti u shty për vitin 2021 për shkak të Pandemisë së COVID-19. Më 24 mars 2021, Modrić luajti ndeshjen e tij të 134 me ekipin kombëtar në fitoren 1–0 kundër Sllovenisë në kualifikuet e FIFA Kupës së Botës 2022, duke barazuar anësorin Darijo Srna si lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e kombëtares. Ai e theu rekordin tre ditë më vonë në fitoren 1–0 kundër Qipros në ndeshjen e rradhës kualifikuese.

Profili i lojtarit

Modrić është një mesfushor i talentuar me dhuni teknike. Pozicioni i tij i preferuar është në rolin e organizatorit, ku ai kontrollon ritmin e lojës nga mesfusha. Ai është lavdëruar nga futbollistë, analistë, trajnerë për pasimet e sakta dhe gjuajtjet nga distanca, të cilat ndonjëherë i kryen me teknikën Trivela (gjuajtje me pjesën e jashtme të këmbës), si dhe për aftësinë për të shmangur ndërhyrje nga mbrojtësit kundërshtar duke qënë nën presion.

Golat ndërkombëtare

Luka Modrić – golat për Kroacinë
# Data Vendtakimi Kundërshtari Pikët Rezultati
1. 16 gusht 2006 Stadiumi Armando Picchi, Livorno, Italia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Italia 0–2 0–2
2. 7 tetor 2006 Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Andorra 7–0 7–0
3. 7 shkurt 2007 Stadiumi Kantrida, Rijeka, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Norvegjia 2–0 2–1
4. 8 qershor 2008 Stadiumi Ernst Happel, Vjena, Austria Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Austria 0–1 0–1
5. 6 shtator 2008 Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Kazakistani 2–0 3–0
6. 15 tetor 2008 Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Andorra 3–0 4–0
7. 6 qershor 2009 Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Ukraina 2–2 2–2
8. 6 shtator 2011 Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Izraeli 1–1 3–1
9. 9 shtator 2014 Stadiumi Maksimir, Zagreb, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Malta 1–0 2–0
10. 13 tetor 2014 Stadiumi Gradski vrt, Osijek, Kroacia Luka Modrić: Jeta e hershme, Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare  Azerbajxhani 5–0 6–0

Jeta personale

Lukasi u martua me Vanja Bosnić në maj 2010 në kryeqytetin kroat Zagreb pas katër viteve lidhje. Djali i tyre, Ivano u lind më 6 qershor 2010. Vazja e tyre, Ema, lindi më 25 prill 2013. Vajza e tyre e dytë, Sofia, linei më 2 tetor 2017.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Luka Modrić Jeta e hershmeLuka Modrić Karriera me klubeLuka Modrić Karriera ndërkombëtareLuka Modrić Profili i lojtaritLuka Modrić Golat ndërkombëtareLuka Modrić Jeta personaleLuka Modrić ReferimeLuka Modrić Lidhje të jashtmeLuka ModrićReal Madrid C.F.

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KapitalizmiMbiemriEklipsiLista e markave të automobilaveFustanellaVeshjet popullore shqiptareNeptuniTeoria e evolucionitSistemi diellorBioteknologjiaDanimarkaHarun AliuRrethi i DibrësNjësia matëseEkonomiaTeatriAleksandri i MadhBakteriPetro MarkoFëmijaMercedes-BenzLista e llojeve të sportitZbulimi i zjarritGjermaniaShenjat e Urdhërave të PreraZhurmat në veshVitaminaAzotiLazeriKrimet e regjimit komunist në ShqipëriNaim FrashëriZgjebjaMargarita TutulaniRebelimi i vitit 1997Avni RustemiTermocentraliArmët e SkënderbeutAfrikaAli AhmetiTargat e automjeteve të KosovësNdryshimet klimatikeErnest HemingwayBullizmiMujiTepelenaVullkaniPejgamberët në IslamIraniKalaja e ShkodrësAustriaRryma elektrikeVeshkaShkupiShtetet anëtare të Bashkimit EvropianGjakuXhubletaQelizaMetriDemografia e KosovësHomonimetShqipëria në Luftën e Dytë BotërorePeshkaqeniMangaZvicraGjitariFieriTokaMuhammediFutbolliDetiRomeo dhe ZhuljetaNumrat natyrorëPlazma e gjakutGjuha shqipeMuzika populloreFoshnjaMuzika shqiptareHëna e Plotë🡆 More