Kubeja E Gjelbër

Kubeja e Gjelbër ose Kupola Jeshile (arabisht: القبة الخضراء‎ ) është një kube ngjyrë jeshile e ndërtuar mbi varrin e profetit Muhammed dhe Kalifëve myslimanë, Ebu Bekër dhe Omer.

Kubeja gjendet në cepin jug-lindor të el-Mesxhid en-Nebeui (Xhamia e Profetit) në Medine.

Kubeja E Gjelbër
Kupola e Gjelbër në Xhaminë e Profetit (Medine)

Struktura daton në vitin 1279, kur një kupolë prej druri e pa ngjyrosur u ndërtua mbi varrin. Më vonë u rindërtua dhe u pikturua me ngjyra të ndryshme dy herë në fund të shekullit 15 dhe një herë në 1817. Kube u pikturua fillimisht e gjelbër në 1837, dhe kështu u bë e njohur si Kubeja e Gjelbër .

Histori

E ndërtuar në vitin 1279 ose 678 H gjatë sundimit të Sultanit Mamluk El Mansur Kalavun, struktura origjinale ishte prej druri dhe nuk ishte e ngjyrosur, ajo u pikturua me të bardhë dhe blu në restaurimet e mëvonshme. Pas një zjarri të rëndë që goditi Xhaminë në vitin 1481, xhamia dhe kubeja ishin djegur dhe një projekt restaurimi u mor përsipër nga Sultan Kaitbej i cili zëvendësoi pjesën më të madhe të bazës prej druri me një strukturë me tulla me qëllim që të parandalonte rënien e kupolës në të ardhmen. Në atë rast u përdorën pllaka plumbi për të mbuluar kupolën e re prej druri. Ndërtesa, duke përfshirë Varrin e Profetit, u përtërinë gjerësisht gjatë udhëheqjes së Kaitbej. Kupola e tanishme u shtua në 1818 nga Sulltani Osman Mahmudi II . Kubeja u pikturua për herë të parë në vitin 1837.

Kur Saud bin Abdulaziz e mori Medinën në vitin 1805, pasuesit e tij, vehabistët, shkatërruan pothuajse çdo kupolë varresh në Medinë bazuar në besimin e tyre se nderimi i varreve dhe i vendeve të tilla është një vepër kundër Teuhidit. Nga varri i Muhammedit u hoqën me dhunë stolitë e arit dhe xhevahiret, por kupola u ruajt për shkak të një përpjekjeje të pasuksesshme për prishjen e strukturës së saj të ngurtë, ose për shkak se më parë Ibn Abdulvehhabi shkroi se nuk dëshironte të shihte kupolën e shkatërruar edhe pse kishte mllef ndaj njerëzve që luteshin në varr. Ngjarje të ngjashme ndodhën në vitin 1925, kur forcat Saudite rimorën dhe këtë herë arritën të mbajnë qytetin. Në vitin 2007, sipas The Independent, një broshurë e miratuar nga Myftiu i Arabisë Saudite dhe i botuar nga Ministria Saudite e Punëve Islamike deklaroi se "kubeja e gjelbër do të shkatërrohet dhe të tre varrezat do të rrafshohen në Xhaminë e Profetit". Sidoqoftë, për shkak të frikës ndaj reagimit ekstrem dhe për të ndaluar protesta masive në mbarë botën, kjo gjë nuk mund të zbatohet.

Varri i Muhammedit

Kubeja E Gjelbër 
Pamje nga ana e Huxhras.
Kubeja E Gjelbër 
Varri i Muhammedit ndodhen brenda ndarjes së parë që shikohet këtu.

Varri i Muhammedit qëndron brenda kufijve të asaj që dikur ishte shtëpia e tij dhe gruas së tij Aishe, Huxhra. Gjatë jetës së tij, ai e zgjeroi xhaminë. Xhamia u zgjerua gjatë sundimit të kalifit el-Ualid I duke përfshirë varrin e tij brenda. Varri i Muhammedit është një arsye e rëndësishme për shenjtërinë e lartë të xhamisë, pasi Kubeja e Profetit shënon vendndodhjen e varrit. Miliona e vizitojnë atë çdo vit, pasi është traditë për të vizituar xhaminë pas pelegrinazhitMekë .   [ citim i nevojshëm ] Dy kalifët e parë, Ebu Bekri dhe Omeri u varrosen pranë Muhammedit. Omerit iu dha një vend pranë Muhammedit nga Aisha, që fillimisht ishte menduar për të. Varri i Muhamedit nuk mund të shihet sepse zona është rrethuar nga një rrjetë ari dhe perde të zeza

Kubeja E Gjelbër 
Kubeja e Gjelbër dhe Xhamia e Profetit në perëndim të diellit.

Referime

24°28′03.22″N 039°36′41.18″E / 24.4675611°N 39.6114389°E / 24.4675611; 39.6114389

Tags:

ArabishtEbu BeqiriKalifatiMedinaMuhammediMyslimanPejgamberët në IslamXhamiaXhamia e PejgamberitYmeri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GjakuSinonimiKanuni i Lekë DukagjinitHënaMaltaBulimiaSyri i kaltër, DelvinëZhurmat në veshRomeo dhe ZhuljetaAli Pashë TepelenaLuigj GurakuqiPeshkaqeniButrintiAnarkiaDritëro AgolliShpella e PëllumbasitShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraLuljaBalenaEgjiptiPoseidoniMujiVjosa24 PrillFoljaShqiponjaRelieviTumori i truritFolkloriIzraeliNamazi i JacisëUlqiniXhubletaSëmundja e ParkinsonitShpella e piratëve (roman)JelekuAngliaFormat e pashtjelluara të foljesEposi i kreshnikëveHistoria e libritLedion LiçoVeshkaRrotullimi i TokësLetërsia shqipeZënia e Diellit (Eklipsi)PërrallaPiramidat e EgjiptitSami FrashëriApoloniaJulian DedaArtizanati i KukësitÇrregullimi bipolarMotori DiezelHëna e PlotëLeje DrejtimiQelizaViolinaNamazi i IqindisëMangaTë drejtat e fëmijëveAnatomia e njeriutDhimbja e kokësPsikozaIzet MexhitiNjohja ndërkombëtare e KosovësHans Kristian AndersenForcat e Armatosura të ShqipërisëBurimet natyrore të KosovësSerbiaA.C. MilanShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreRebelimi i vitit 1997AristoteliTrupat e Sistemit DiellorLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoAli Baba dhe Dyzet HajdutëtZgjebjaLidhëzaPlutoni (planet)🡆 More