Ky artikull merret me Komunën e Graçanicës.
Komuna Graçanicës është një komunë në Kosovë. Ndodhet në Rajonin e Prishtinës. Qendra administrative e komunës është qyteti i vogël Graçanica.
Komuna e Graçanicës është krijuar në vitin 2010 nga zgjedhjet lokale të Kosovës, të cilat u mbajtën në fund të vitit 2009. Ajo është një nga shtatë komunat e themeluara në atë kohë dhe është formuar nga vendbanimet e komunave të Prishtinës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës.
Komuna e Graçanicës ndodhet në peizazhin qendror të Kosovës, të njohur si Fusha e Kosovës. Në veri kufizohet me komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës dhe në jug me komunën e Lipjanit. Ka gjithsej 16 fshatra në komunë. Zona ka një sipërfaqe prej 131 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Podujevës, Drenasit, Lipjanit, Kastriotit,Artanës dhe Fushë Kosovës, formon Rajonin e Prishtinës .
Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Graçanicës kishte një popullsi prej 10.675, prej të cilëve 7.209 ishin serbë, 2,474 si shqiptarë, 852 si romë, ashkali dhe egjiptianë të Ballkanit, 22 si goranë, 15 si turq dhe 15 si boshnjakë. 45 i përkisnin grupeve të tjera etnike dhe nga 43 persona nuk kishin përgjigje në lidhje me origjinën etnike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi numrin e përgjithshëm të të gjithë zgjedhësve të regjistruar në komunën e Graçanica - kjo përfshin edhe njerëz që jetojnë jashtë - në nëntor 2013 ishin 19.226 votues.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët | 9480 | 10545 | 12292 | 13193 | 15164 | 16381 | 10675 |
Emri shqip | Serbisht | Popullsia (Regjistrimi i vitit 2011) |
---|---|---|
Badoci | Badovci | 15 |
Batusha | Batushë | 278 |
Çagllavicë | Çagllavica | 723 1 |
Dobratin | Dobrotin | 623 |
Graçanica | Gračanica | 2686 |
Gushterica e Epërme | Gornja Gušterica | 393 |
Gushterica e Ulët | Donja Gušterica | 723 |
Kizhnica | Kižnica | 700 |
Lepia | Lepinë | 278 |
Livagja | Livađe | 244 |
Llapllasella | Laplje Selo | 892 |
Preoc | Preoc | 509 |
Radeva | Radevo | 246 |
Skullan | Skulanevo | 194 |
Suhodoll | Suvi Do. | 470 |
Shushica | Susica | 515 |
Uglar | Uglare | 1186 |
Badoci | Batusha | Çagllavica | Dobratini | Gushterica e Epërme | Gushterica e Poshtme | Kishnica | Lepia | Livagja | Llapllasella | Preoci | Radeva | Skullani | Suhodolli | Shushica | Uglara
Stema e shtetit |
|
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Komuna e Graçanicës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.