Ky artikull merret me Komunën e Kastriotit.
Komuna e Kastriotit është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Prishtinës ndërsa selia administrative është qyteti i Kastriotit.
Territori i komunës së Kastriotit ndodhet në qendër të Kosovës. Në veri komuna kufizohet me komunën e Vushtrrisë, në lindje me komunën e Prishtinës, në jug me komunën e Fushë Kosovës perëndim me komunën e Drenasit në veri-lindje me komunen e Besianes. Territori i komunës ka gjithsej 19 fshatra ndërsa zona e përgjithshme e komunës ka një sipërfaqe prej 105 km². Së bashku me komunat e Prishtinës, Besianes, Drenasit, Fushë Kosovës, Lipjanit, Graçanicës dhe Artanës, formon rrethin e Prishtinës.
Regjistrimi i vitit 2011 tregoi komuna e Kastriotit ka një popullsi prej 21.549, nga të cilët 19.554 ishin shqiptarë, 661 romë, 578 ashkali, 276 serbët, 58 boshnjakë, 27 Egjiptianë të Ballkanit, 5 goranë dhe 2 turqë.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët | 9228 | 10971 | 14899 | 21188 | 26595 | 31627 | 21549 |
Babimoci | Bakshia | Balshaj | Breznica | Caravodica | Graboci i Epërm | Hadja | Hamidia | Kozarica | Krysheci | Leshkoshiqi | Llazareva | Mazgiti | Muzakaj | Miniera e Kosovës | Mirashi | Plemetini | Siboci | Shipitulla
Stema e shtetit |
|
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Komuna e Kastriotit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.