Kohë Për T‘u Çmendur

Kohë për t‘u çmendur është një teatër/komedi shqiptare që transmetohet në qytete të ndryshme në Shqipëri gjatë muajit shkurt-mars 2009.

Premiera e saj ishte me 14 shkurt 2009 ne Korçë.

Realiteti shqiptar i kësaj periudhe të gjatë tranzicioni ka ardhur në skenën e teatrit Andon Zako ÇajupiKorçës i shoqëruar me finesën e aktorëve më të njohur në vend. Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, Zamira Kita, Albano Prodani, etj, do të rrëmbenin duartrokitje të shumta në premierën e komedisë Kohë për tu çmendur nën regjinë e Gëzim Kames. Premiera ka ardhur gjatë mbrëmjes së kaluar me një lojë të shkëlqyer aktoriale duke rrëmbyer natyrisht duartrokitje të shumta si kurrë më parë në sallën e teatrit me një publik madje të zgjedhur.

Shkrimtari i njohur Kiço Blushi njëherësh skenarist i kësaj komedie dramatike ka gjetur një të çmendur për të akuzuar shoqërinë, e cila është çmendur nga herezitë e saj dhe kontrastet e shumta të shqiptarëve. Madje i çmenduri që interpretohet nga i madhi Roland Trebicka sështë veçse një viktimë e kësaj shoqërie që është marrosur nga gjithçka duke mbetur peng i të shkuarës. Natyrisht korçari Roland Trebicka ka sjellë të qeshura madje dhe lot, Rajmonda Bulku ka qenë për herë të parë në skenën e teatrit korçar duke mbetur e befasuar, teksa Zamira Kita ishte në shtëpinë e saj duke pasur këtë herë një partner të denjë si Trebicka. Komedia Kohë për tu çmendur do të shfaqet deri të dielën në skenën e teatrit të Korçës, ndërsa pritet që të zhvendoset pas pak ditësh edhe në kryeqytet për të pasur të njëjtin sukses që e ngjizi bukur në Korçë.

Regjizor

Gëzim Kame

Interpretojnë

Roland Trebicka

Rajmonda Bulku

Zamira Kita

Albano Prodani

etj.



Tags:

14 shkurt2009KomediaKorçëShqiptarShqipëri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rëne DekartLuksemburguMuhammediDritan Hoxha (gazetar)Top ChannelKërpudhatQeverisjaRiciklimiSulfuriFieriAmerika VerioreKokainaLiturgjia bizantineOrganizmiIsmail KadareFjaliaOksidet bazikeHistoria e SkënderbeutSëmundja seksualisht të transmetueshmeAtmosferaPjetër BudiZinkuJupiteriAlgjebraKuraniLipidetNoizyBarazia gjinoreSinonimiaGjergj FishtaKuzhina shqiptareLëkuraPHEma NdojaPula (shpend)BraziliMejozaIslamiLufta e Parë BallkanikeAlfabeti shqipSyriPerandoria RomakeShkolla ShqipeBaza e të dhënaveAleksandri i MadhAlbert AjnshtajniFejaKështjellëMuzika populloreToskërishtjaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiGjakovaFluturaZeqatiADNShqipëria nën Perandorinë OsmaneDita Botërore e ujitPopullsia në BotëBletaLista e lumenjve në ShqipëriJakup AsipiRobert Aliaj DragotEmra pellazgëDon Kishoti i MançësShtatë mrekullitë e botësLista e shteteve të EvropësZhani CikoËndrraRasa gjinoreGjon BuzukuBazatGravitetiJezusiSëmundja e LeukemisëBeteja e KosovësSindroma DownÇarls DarvinAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian🡆 More