Karnët (greke Καρνίοι) ishin një fis i lashtë i Alpeve Lindore të cilët në periudhën e antikitetit klasik banonin në malet mes Norikumit dhe Venetisë gjë që përafërsisht korrespondon me rajonin modern Triveneto.
Ata zakonisht konsiderohen si një fis gal, edhe pse disa i lidhnin ata me Venetët, një grup ky i lidhur ngushtë edhe me Keltët. Zona e tyre e saktë e banimit nuk dihet. Straboni i përmend ata si banorë të maleve, ndërsa Ptolemeu i përmend si banorë të dy qyteteve pranë Adriatikut. Emri i tyre ka ngjashmëri me emrin e rajoneve Carnia, Carniola dhe Carinthia.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Karnët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.