Jean-Luc Mélenchon: Politikan francez

Jean-Luc Antoine Pierre Mélenchon ( shqiptimi frëngjisht:   ( dëgjoni) shqiptimi i përafërt: Zhan Lyk Melonsho ; i lindur më 19 gusht 1951) është një politikan francez i cili ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare për zonën e 4-të elektorale të Bouches-du-Rhône nga 2017 deri në 2022.

Ai drejtoi grupin La France Insoumise në Asamblenë Kombëtare nga 2017 deri në 2021. Mélenchon ka kandiduar tre herë në zgjedhjet për president të Francës ; në 2012 dhe 2017, dhe në zgjedhjet e 2022, ku ai për pak humbi mundësinë për të vazhduar në raundin e dytë në sistemin e votimit me dy raunde të Francës.

Jean-Luc Mélenchon
Jean-Luc Mélenchon: Politikan francez
Mélenchon in 2022
Të dhëna vetjake
U lind më
Jean-Luc Antoine Pierre Mélenchon

(1951-08-19) 19 gusht 1951 (72 vjeç)
Tangjer, Zona Ndërkombëtare e Tangjerit
Partia politikeLa France Insoumise
Lidhjet e tjera
politike
  • Organizata Komuniste Ndërkombëtare (1972–1976)
  • Partia Socialiste(1976–2008)
  • Fronti i Majtë (2008–2016)
  • Partia e Majtë (prej 2009)
ShkollimiUniversiteti i Franche-Comté
Faqja në rrjetOfficial website
European Party website

Pozicionet politike

Mélenchon është një republikan socialist dhe materialist historik, i frymëzuar kryesisht nga Jean Jaurès (themeluesi i socializmit republikan francez). Ai është një ithtar i mbrojtjes dhe zgjerimit së të drejtave të punës dhe zgjerimit të programeve franceze të mirëqenies . Mélenchon ka bërë gjithashtu thirrje për rishpërndarjen masive të pasurisë për të korrigjuar pabarazitë ekzistuese socio-ekonomike . Politikat e brendshme të propozuara nga Mélenchon përfshijnë një taksë mbi të ardhurat 100% për të ardhurat mbi 360,000 euro në vit, rimbursim të plotë shtetëror për kostot e kujdesit shëndetësor, një reduktim të pushtetit presidencial në favor të legjislaturës dhe lehtësimin e ligjeve të imigracionit. Mélenchon mbështet martesën mes të njëjtit seks dhe të drejtën e grave për abort. Ai gjithashtu mbështet legalizimin e kanabisit .

Mélenchon kundërshton Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), të cilën ai e percepton si një fyerje ndaj sovranitetit kombëtar të Francës. Ai ka kërkuar vazhdimisht që Franca të tërhiqet nga NATO.

Rajonalizmi

Mélenchon nuk ka një qëndrim real për rajonalizmin, por ka deklaruar se ai mbështet mësimin e gjuhëve rajonale, veçanërisht ë asaj bretone . Ai mbështet financimin e shtetit për mësimin e gjuhës bretone. Ai ka dalë kundër autonomisë për Bretanjën, madje duke kritikuar socialistët nga rajoni për promovimin e "autonomisë".

Në vitin 2018, Mélenchonit iu drejtua një pyetje në lidhje me një hetim kundër korrupsionit nga një gazetare nga Tuluza, Véronique Gaurel. Ai u përgjigj duke u tallur me theksin e saj, duke e akuzuar se "flet marrëzi" dhe më pas e pyeti "a ka dikush një pyetje në frëngjisht pak a shumë të kuptueshme?" . Videoja e debatit u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe ndezi një debat nëse diskriminimi i bazuar në thekse rajonale duhet të bëhet i paligjshëm. Mélenchon kërkoi falje për komentin e tij, duke pretenduar se mendonte se gazetari po tallej me të.

Tags:

Bouches-du-RhôneGjuha frëngeLL-Q150 (fra)-Fabricio Cardenas (Culex)-Jean-Luc Mélenchon.wavPresidenti i Francës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SinonimiaElektrolizaLetërsia e vjetër shqiptareLiberalizmiLista e personaliteteve ilireAlveoleVaginaPubertetiQeveria e Përkohshme e ShqipërisëFluoriEmra pellazgëBronkitiOksidetOqeaniMetriHormonetMjedisiËndrraRënia e komunizmit në ShqipëriCopëtimi i ShqipërisëDhëmbët e njeriutLista e monumenteve në KosovëGryka e RugovësFiset shqiptareUjërat nëntokësorëHistoria e KuranitPërcaktoriFigura stilistikeKalciumiDreriPlanetiThyesaHistoria e gjeometrisëStambolliInversioniMushkëriaKurrikulaPjesëzaAcidet dhe BazatMuzika shqiptareDua LipaForca e Sigurisë së KosovësSkizofreniaVullkaniBullizmiVetëtimaKuvendi i VlorësLëkuraLigji i ArkimeditKanadajaGjeografia e GjermanisëEnergjia e erësPozita gjeografike e ShqipërisëVeshje popullore të KosovësShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKompjuteriPjetër BogdaniAlgoritmiGlukozaInternetiSali BerishaRobotikaPjesët përbërëse të kompjuteritMedinaKongresi i DurrësitMitologjia grekeMatjaAfërditaMali i TomoritRoma e lashtëProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreBimësiaForcat e Armatosura të ShqipërisëCikli i UjitSirmiumiBandat kriminale shqiptareAdelina MamaqiKongresi i ManastiritVallet shqiptare🡆 More