Irina Shajk

Irina Valeryevna Shaykhlislamova (rusisht: Ири́на Вале́рьевна Шайхлисла́мова) (e lindur më 6 janar 1986), e njohur gjerësisht si Irina Shayk dhe nganjëherë përmendet si Irina Sheik (rusisht: Ири́на Шейк), është një modele dhe aktore ruse e njohur për paraqitjet e saj në revistën sportive për rroba banjo (Sports Illustrated Swimsuit Issue) në mes viteve 2007 dhe 2015.

Ajo ishte modelja e kopertinës për vitin 2011.

Irina Shayk
Irina Shajk
Shayk (2018)
U lind në (1986-01-06) 6 janar 1986 (38 vjeç)
Yemanzhelinsk, RSFSR, Bashkimi Sovjetik
Kombësiagjysëm ruse, gjysëm tatare nga volga
Emrat e tjerëIrina Valeryevna Shaykhlislamova
ShtetësiaRuse
Profesionimodele, aktore
Faqja në rrjetwww.irinashaykofficial.com

Karriera

Në 2007, Shayk zëvendësoi Ana Beatriz Barros si fytyrën e Intimissimi, dhe në të njëjtin vit debutoi në edicionin vjetor Sports Illustrated Swimsuit Issue. Ajo u shfaq në këto edicione vjetore deri në vitin 2015, duke bërë fotosesione në vende të tilla si Shën Petersburg, Napoli, Grenada dhe Kili.

Pasi ishte fytyra e Intimissimi për tre vjet, Shayk u bë ambasadorja zyrtare e markës në 2010. Fushatat e tjera të saj të modelimit përfshinin Beach Bunny Swimwear, dhe Guess për sezonin pranverë / verë 2009. Punime të tjera përfshijnë katalogun e Victoria's Secret, Lacoste, Cesare Paciotti dhe Morellato. Ajo nënshkroi me IMG Models në maj 2009. Shajk modeloi fushatën Armani Exchange pranverë / verë 2010. Ajo gjithashtu luajti në "Power" të Kanye West, drejtuar nga artisti Marco Brambilla. Ajo ishte në kopertinën e Ocean Drive dhe GQ Afrika e Jugut për numrin e gushtit. Ajo u rendit e para në listën e "50 grave më të nxehta ruse" nga revista Complex.

Aktrimi

Shayk debutimin në aktrim e ka bërë në rolin Megara së bashku Dwayne Johnson në vitin 2014 në filmin Hercules.

Bamirësi

Shayk është duke ndihmuar një spitale materniteti në vendlindjen e saj, Yemanzhelinsk. Ajo dhe motra e saj ndihmuan në rindërtimin e pavijonit të fëmijëve të spitalit lokal, dhe tani Shayk mbledh para në emër Bamirësisë Ruse, Pomogi (rusisht: Помоги), që ofron kujdes për fëmijët e sëmurë. Shayk është ambasadore zyrtare e Pomogi në Rusi.

Jeta personale

Shayk ka një qen të quajtur Caesare, sipas Jul Cezarit, një Labrador për të cilin ajo pretendon u lindi nga një qen i cili ka luajtur rol në film Marley & Me. Shayk ka qenë në një marrëdhënie me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo nga viti 2010 deri në vitin 2015. Shayk ka dalë në takime me aktorin amerikan Bradley Cooper nga prilli 2015.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Irina Shajk KarrieraIrina Shajk AktrimiIrina Shajk BamirësiIrina Shajk Jeta personaleIrina Shajk ReferimeIrina Shajk Lidhje të jashtmeIrina ShajkGjuha ruseModeljaRusët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rëne DekartAtmosferaMagneziumiSeksi analLista e elementeve kimikëKush e solli Doruntinën (roman)Muri bei BernRevolucioni industrialLimfocitiMitrush KuteliJeronim de RadaJupiteriDemokraciaQymyriKonferenca e Paqes në ParisLeje DrejtimiLinda RamaMarie CurieEpitetiKontaminimi i tokësLista e lumenjve në KosovëRobotikaFrancaFosiletLetërsiaHënaKiblaPoeziaEnergjia kimikeTretjaQeverisjaFjaliaThomas EdisonEraLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeAngliaPranveraDrini i BardhëShqipëria nën Perandorinë OsmaneHistoria e kompjuteritNamazi i teraviveSëmundjet e syritBallkaniZbulimet e medha gjeografikeHimni i FlamuritPsikozaHemoglobinaLista e fjalëve në IslamOksidetDita Ndërkombëtare e GruasEposi i kreshnikëveKushtetuta e KosovësKalaja e KrujësRomeo dhe ZhuljetaGjuha gjermaneTë drejtat e fëmijëveUdhëtimet e GulliveritGravitetiDashuriaMbreti Zogu ITragjedia e OtrantosShpella e piratëve (roman)Rexho MulliqiKanadajaKanuniInteligjenca artificialeFotosintezaCopëtimi i ShqipërisëDita e TokësFuqia (fizikë)Mbreti LuanPogradeciTë drejtat e njeriutVeshje popullore të KosovësNjohja ndërkombëtare e KosovësNdajfoljaVloraEkonomia🡆 More