Ilir Capuni

Ilir Capuni (1978, Tivar) është inxhinier shqiptar dhe profesor i shkencave kompjuterike nga Mali i Zi.

Biografia

Ilir Capuni ka lindur në vitin 1978 në Tivar. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ulqin. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Shkencave në Podgoricë. Doktoroi në shkenca kompjuterike në vitin 2012 në Universitetin prestigjioz të Bostonit.

Në vitin 1998 ishte themelues i gazetës në gjuhën shqipe “Kronika”, ku punoi si drejtues dhe kryeredaktor. Nga viti 2003 deri në vitin 2006 ka punuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Mal të Zi dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe në Boston. Prej vitit 2013 punon në Tiranë si profesor i teknologjisë së informacionit. Iliri drejtoi Qendrën për Kërkime të Avancuara Kompjuterike në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Që nga viti 2019, është ligjërues në Universitetin e Malit të Zi. Ai është një zhytës aktiv dhe instruktor zhytjeje, ku mori pjesë dhe drejtoi disa ekspedita nënujore në të cilat u zbuluan dhe u hulumtuan anije të fundosura me rëndësi të madhe historike. Një prej tyre është luftanija Regina Margherita dhe anija Brindisi.

Nga viti 2017-2021 mbajti funksionin e Drejtorit politik të Forcës së Re Demokratike, kurse nga viti 2018-2021 ishte kryetar i Kuvendit Komunal në Komunën e Ulqinit. Ka qenë edhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Komunës së Ulqinit.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Ilir Capuni BiografiaIlir Capuni Shih edheIlir Capuni ReferimeIlir Capuni Lidhje të jashtmeIlir CapuniMali i ZiTivari

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Bujar OsmaniDeti AdriatikHomeriEpoka para gjyqitFaik bej KonicaAfrikaVideosexLista e personaliteteve ilireNumrat dhjetorFaqja kryesoreGjitariPianojaHistoria e DurrësitTeoria e evolucionitPeshkaqeniNumri piLindja (biologji)Vullkanet dhe termetetEzaniShtetet e Bashkuara të AmerikësYlliArben TaravariMuri i Madh KinezAziaMarin BarletiInfeksioni seksualisht i transmetueshëmAli AhmetiSkënderbeuLetërsia shqipeIslandaSinonimiAli Baba dhe Dyzet HajdutëtLazeriMitologjia grekeLejleku SqepgjerëThomas EdisonForcaJupiteriShëndetiPeshku i kuqAntibiotikuBujqësiaElefanti afrikanBelgjikaKaliUjiAtomiButrintiLahutaRobin HoodNjohja ndërkombëtare e KosovësBimësiaMaltaLista e festave në ShqipëriFjaliaDializaFadil VataMitiBronkitiProblemet mjedisore në ShqipëriDuhaniTermometriIsa BoletiniKontinentetDhimbja e kokësEpoka e IluminizmitRrethiIliriaDisleksiaTurizmi në ShqipëriMetaletQelizat e gjakutAjriAeroplaniGurguricaTokaShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraMbeturinat🡆 More