Herci (origj.
Hertz; simboli Hz) është njësi matëse e frekuencës që rrjedhë nga Sistemit Ndërkombëtar. Emrin e ka marrë për nder të fizikanit gjerman Heinrich Rudolf Hertz, i cili dha kontribut në fushën e elektromagnetikes.
1 Hz = s-1 = 1/s
Herc përkufizohet thjeshtë "një për sekondë"; 100 Hz "njëqind për sekondë". Njësia mund të përdorët për çfarëdo ngjarje fizike me përsëritje periodike. Akrepi i sekondave në një orë, për shembull, lëviz me frekuencën 1 Hz.
Më parë është përdorur njësia ekuivalente cikle për sekondë (cps).
Shumëfishat dhe nënfishat e hercit formohen me parashtesa si të gjitha njësitë tjera SI.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Herci, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.