Helmimet në Kosovë (mars 1990)
Fillimi gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 1989/1990, nuk ishte vit i zakonshëm siç do duhej të ishte për nxënësit në Kosovë pasi që ndodhi një dukuri që tronditi vendin, e ajo ishte helmimi i nxënësve shqiptarë. Gjatë datave 21- 23 mars 1990, Kontra Obavestajna Sluzba ose shkurt “KOS“ (Shërbimi Sekret Ushtarak i Armatës Jugosllave) dhe Sluzba Drzavne Bezbednosti (Sigurimi Shtetëror i Serbisë) nisën një fushatë helmuese ndaj nxënësve shqiptarë (që në këtë kohë mësonin ndaras me nxënësit serbë) në qytetet si Prishtinë, Ferizaj, Gjilan,Vushtrri, Podujevë (Besianë), Mitrovicë, etj., nga të cilat u helmuan afro 7000 nxënës shqiptarë nëpër shkolla të ndryshme. Ky helmim tek ata la efekte të dëmshme shëndetësore duke shkaktuar dhimbje koke, dhimbje barku apo edhe vjellje.
Nxënësit e helmuar përveç që u dërguan nëpër spitale përkatëse u dërguan edhe nëpër kisha katolike (p.sh. Kisha Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj dhe në Viti) si pasojë e refuzimit edhe nga spitalet por edhe nga pengesat që bëheshin nga milicia serbe. Për të gjetur se nga çka u helmuan nxënësit, u bënë analiza nga mjekë vendor por edhe ndërkombëtar, sipas së cilëve helmet të cilat ishin përdorë ndaj nxënësve ishin substanca kimike, më saktësisht sarini, tabuni dhe somani, të cilat ndikojnë negativisht në sistemin nervor. Analizat, duke qenë se ekipet mjekësore shqiptare nuk kishin Laborator Toksikologjik, ata shkuan në Kroaci, Francë dhe Angli për të i përfunduar ato analiza. Rezultate të njëjta pati edhu nxorën edhe në Francë në Laboratorin Toksikologjik të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat u publikuan me ndërhyrjen e Bernard Kushner (Ministër i Shëndetësisë) pas refuzimit nga Rolan Dyma (Ministër i Jashtëm). Analiza u përqendrua në analizën e gjakut dhe të urinës duke arritur në përfundimet e lartpërmendura.
Me rëndësi të përmendim është edhe qëndrimi serb. Sipas Ali Shabanit, fillimisht edhe mjekët serb konstatuan se nxënësit ishin helmuar mirëpo përshkak të kërcënimit që morën, ata tërhiqen fjalët e tyre, përveç kësaj mjekët serbë që punonin nëpër spitalet përkatëse refuzonin të i vizitonin nxënësit e helmuar. Vet qeveria jugosllave kishte deklaruar se helmimi nuk kishte ndodhur mirëpo kjo ishte krejt “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”, Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës! Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë.[nevojitet citimi] APJ- ja (Armata Popullore Jugosllave) ishte prodhuese e helmit sarin përshkak nevojave të tyre ushtarake. Radio Beogradi nuk i paraqiti fare rastin e helmimit por vetëm problemet që ndodhën pas helmimit duke pasur përleshje mes shqiptarëve e serbëve si pasojë e këtij rasti, kurse shtypi serb i i paraqitnin si inskenim të shqiptarëve dhe gënjeshtër të tyre.
Në anën tjetër udhëheqësi aktual i LKK (Lidhja Komuniste e Kosovës), Rrahman Morina e quajti helmimin vepër të nacionalistëve separatist që para pak kohe kishin organizuar protesta, kurse Ibrahim Rugova kërkoi nga autoritetet serbe që të merrnin masat e nevojshme lidhur me shëndetin e nxënësve dhe të zbulohej shkencërisht se çfarë helmimi ishte bërë.
Me rastin e helmimeve, në Zagreb, në muajin qershor të vitit 1990, u mbajt simpoziumi me emër: “Kosova sprovë e ndërgjegjes mjekësore”. Në atë simpozium morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë Jugosllavia. Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, u ftua një numër i madh i mjekëve shqiptarë. Nga Beogradi, ekipin prej tre mjekëve e udhëhoqi Ljubomir Eriq, neuropsikiatër me renome. Në këtë simpozium mori pjesë edhe Kryetari i Komisionit të Dytë Federativ për çështje të helmimeve në Kosovë. Anton Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i rinisë shkollore.
Anton Dolenc, i cili vetë kishte nënshkruar Raportin e Dytë Federativ, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të dytë Federativ, në formë publike u distancua nga ai raport, duke deklaruar se ai u përpilua në shpejtësi, brenda 24 orëve dhe se kishte pasur presion që të bëjë një gjë të tillë[nevojitet citimi]. Diskutimi i Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të rrallë, u hodh poshtë, nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psiqik masiv dhe se këtij induksioni i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeçare[nevojitet citimi]. Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore të Kosovës (në qytetin e Gjakovës), e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar : "Më duhet të sajoj diçka"[nevojitet citimi]!.“
Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Franjo Pllavshiqit, toksikolog dhe biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili tha: "Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të pa identifikuar"[nevojitet citimi]. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipas tij, "ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak"[nevojitet citimi].
Pasojat e këtyre helmimeve të nxënësve shqiptarë ishin:
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Helmimi i studentëve kosovarë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.