Halil Pashë Biçakçiu (1690-1775) është nga vezirët i cili kaloi në funksione të larta në ministri në kohën e Sulltan Ahmed Hanit III.
Është me origjinë shqiptare, elbasanas. Kur vëllai i tij Sinan aga u bë bostanxhi-bashë, erdhën në Janinë dhe pastaj bashkë me Kallajli Mehmed Pashën shkuan në Bagdad. Kur u kthye, duke marrë gradë pas grade, u bë bostanxhi-bashë në oxhakun (korpusin) e jeniçerëve. Shërbimet e tij pranoheshin te padishahu, pastaj, duke u aftësua edhe më tepër, më 1128/1715 me gradën mir-i miran u dërgua të shërbejë në ejaletin e Erzurumit. Ishte koha e ekspeditës së Austrisë. U urdhërua ta renovojë kalanë e Nishit. Meqë tregoi sukses të mirë në këtë çështje, sado që u dërgua me detyrë në ejaletin e Dijar-Bekrit, për shkak të nevojës qe transferuar në Pashallëkun e Beogradit. Në atë kohë u vra sadriazemi Ali Pasha. Duke e parë të nevojshme të emërohet serdar një personalitet i meritueshëm, për shkak të famës që e fitoi në oborrin mbretëror, në muajin ramazan të vitit të përmendur, iu besua myhyri i ministrisë (detyra e kryeministrit). Po në atë vit, në muajin zulhixhxhe u kthye në garnizonin dimëror në Edrene. Pasi u nderua nga padishahu, në muajin rexhep të vitit 1129/1716, me ushtrinë osmane shkoi në frontin e Beogradit, por nuk pati sukses në këtë luftë. Kur u kthye në Nish, u largua nga ministria dhe, sado që u emërua në ejaletin e Selanikut, e kapi një dyshim, prandaj iku dhe u mshef. Pasi qëndroi një vjet në ilegalitet, për shkak se u mërzit në jetën ushtarake, u tërhoq dhe u emërua në muhafezllëkun e Bogaz-hisarit. Gjatë kohës në ilegalitet e kishte pranuar ket-huda Abdi Haskiun i cili e kishte fshehur. Më 1140/1727, pra pas një pauze, duke iu kthyer grada e vezirit u emërua në muhafezllëkun e Agribozit, e pastaj në atë të Kandijes dhe Hanijes dhe përsëri në atë të Kandijes dhe aty u tërhoq nga aktiviteti. Shërbeu në ministri afër 13 muaj. ishte modest, jomendjemadh dhe shumë fetar.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Halil Pashë Biçakçiu, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.