Gjurmët E Vilës Romake Në Pestovë: Monument kulture në Kosovë

Gjurmët e vilës romake në Pestovë është një monument i trashëgimisë kulturore në Pestovë, Vushtrri, Kosovë.

Ky monument i miratuar me numër është i kategorisë "arkeologjike".

Gjurmët e vilës romake në Pestovë
Villae Rusticae
Gjurmët E Vilës Romake Në Pestovë: Historiku, Shih edhe, Referime
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPestovë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarRomake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3602

Historiku

Fshati Pestovë gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe shtrihet buzë magjistrales Prishtinë - Mitrovicë, në anën e majtë të kësaj rruge, rreth 4 km pa arritur në qytezën e Vushtrrisë, në një zonë mjaft të begatshme bujqësore. Me rastin e hapjes se kanalit për infrastrukturën nëntokësore në këtë fshat, në vitin 2005, u ndërmor një gërmimshpëtimi dhe me ç'rast u zbuluan pjesërisht themelet e një Villae Rusticae, që ishin shtëpi tipike banimi të kohës romake të vendosura në fshatra larg qendrave urbane. Zakonisht ato ishin njëkatëshe, me atrium apo oborr qendror. Vilat, sipas arkitekturës antike romake, kishin një strukturë komplekse ndërtimi duke u përbërë nga disa ambiente shoqëruese si banjë apo termae dhe nga depozita të ujit të pijshëm. Vila rustica e Pestovës ishte një vilë me korridor. Vila në kulturën romake nënkupton një shtëpi luksoze, në qytet (villae urbana), kurse në fshat (villae rusticae) ku shërbente si vendpushim apo vend relaksimi i familjeve të pushtetshme dhe të pasura romake. Vila përbëhej nga shtëpia e padronit (në rastin tonë vila duhet të ketë qenë pronë e një familjeje latifondiste, mbase e familjarëve të pasur Furi apo Ponti të Ulpianës antike). Vila zakonisht shoqërohej nga stalla e kafshëve shtëpiake, punëtoria dhe depoja apo magazina për strehimin e të korrurave. Duke u mbështetur në hartën antike Tabvla Imperii Romani, mendohet se fare pranë mund të ketë kaluar traseja e rrugës që lidhte Ulpianën me qytetin antik të Municipum DD.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Gjurmët E Vilës Romake Në Pestovë HistorikuGjurmët E Vilës Romake Në Pestovë Shih edheGjurmët E Vilës Romake Në Pestovë ReferimeGjurmët E Vilës Romake Në Pestovë Lidhje të jashtmeGjurmët E Vilës Romake Në PestovëKosovëPestovaVushtrri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SpondiliartrozaEdi RamaHistoria e KuranitEpitetiFutbolliQarku elektrikDitar (Anne Frank)Gustav FloberAvullimiAutizmiKromozomiLigji i OmitHIV/AIDSFan NoliPHHomeriShoqëriaAli PodrimjaBiomasaKompjuteriPakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe PolitikeMarrëdhënia seksualeShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloKanadajaKushtetutaSistemi diellorHamletiLista e komunave në KosovëBiologjiaLista e bimëveAnne FrankFormat e shtjelluara të foljesSarandaMali i ZiBiznesiTeknologjiaDrejtkëndëshiBunkerët në ShqipëriProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreNatriumiPunime artizanaleNdryshimi i klimësKripëratKloriSëmundja infektiveLetërsia romantike shqiptareLumi i DrinitKarakteristikat e zeritSpermaAthinaPjesët përbërëse të kompjuteritFluturaStatuti organik i ShqipërisëMalësorjaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeMusine KokalariLigji i PaskalitQymyriNamazi i IqindisëGjeniLidhëzaFormat e pashtjelluara të foljesHendbollAcidet dhe BazatEkologjiaHaki StërmilliKosova dhe bukuritë e sajBullgariaKultura në KosovëPrinc VidiMesjetaMigrimetDon Kishoti i MançësEnver HoxhaShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)Michael FaradayGjon BuzukuQeveria e Përkohshme e Shqipërisë🡆 More