Gjon Shllaku

Gjon Shllaku (Shkodër, 24 mars 1923 - 16 gusht 2003) ka qenë seminarist dhe më tej u shqua si përkthyes i klasikëve helenë, latinë, francezë.

La të shkruara disa drama dhe përpiloi fjalorë të greqishtes dhe latinishtes.

Jeta

U lind në Shkodër më 24 mars 1923, djali i dytë i Prelës dhe Pinës së Hilë Temalit, mes Lecit dhe Luigjit. Gjyshi i tij kishte rënë nga fundi i shek. XIX prej Logut të Gegajve të Shllakut në Shkodër, i ati kishte qenë blegtor në toka të marruna me qira. I ati i vdes qysh kur Gjoni ishte 1 vjeç, si rrjedhim duke mos e njohur të atin. Rritet jetim tek daja Ndoc Hilë Temali.

Tri klasët e para të fillores i kreu në kolegjën françeskane, ndërsa klasën e katërt dhe të pestë në shkollën shtetërore tek “Dugajtë e reja”. Nga 24 shtatori 1935 deri më 9 dhjetor 1945 studjoi në Seminarin Papnor duke bërë edhe vitet e larta të teologjisë dhe filozofisë,? studjoi për pesë vjet greqishten e lashtë, dhe për tetë vjet latinishten. Filozofia dhe teologjia jepeshin në latinishte, si gjuha e klerit që ishte. Nuk jepej gjuhë tjetër ndërkohë. Si student lexoi klasikët e antikitetit helen Sofokliun, Eskilin dhe Euripidin. Filloi të shkruante me pseudonimin Lyricus.

Më 9 dhjetor 1946 ra në burg, ishte në 23 vjeç. U dënua me burgim të përjetshëm (101 vjet) fillimisht si antar i grupit të “Bashkimit shqiptar”, si përfundim bëri 12 vjet në burgun e Burrelit dhe në batat e Myzeqesë. Në burg u njoh me Peshkopin Visarion Xhuvani, me të cilin thelloi njohuritë në greqishten e vjetër, prej të cilës përktheu pjesë nga Bibla - Apostujt dhe Shenjtorët. Pati hasur edhe në një antologji të veprës së Homerit, të cilën e përktheu. Në burg nxuri greqishten e re, spanjishten dhe anglishten. Pas daljes nga burgu më 1957 punoi te ndërmarrja Zukth-Kashta në Shkodër si llogaritar-normist deri në pensionim. Pas rënjes së regjimit gëzoi njohjen e duhur të mundit, dhe vdes pak muaj mbasi mbushi të tetëdhjetat.

Përkthime dhe leksikografi

Një ndër mjeshtrat e këtij zanati, përktheu pjesë nga “De rerum natura” e Lukrecit dhe nga “Eneida” e Virgjilit kur ishte ende në Seminar. Në moshën 16 vjeçare përktheu të plotë “Gjeorgjikat” e Virgjilit. 17 vjeç përkthen Ben Hur-in e Lju Uallasit. Përktheu tekste biblike nga greqishtja e vjetër, “Punët e Apostujve” dhe “Apokalipsi”. Në vitin 1965 shqipëron “Iliadën” në standardin e atëhershëm, më pas u ribotua më 1979 në standardin e paskongresit 1972.

Më 1995 boton shqipërimin e shtatë tragjedive të Sofokliut - përkthim që në kohë të regjimit nuk iu pranua nga Akademia, me “Kangët e Rolandit” (bot. më 2003) dhe "Le Cid" të Kornejit. Dy muaj përpara vdekjes mbaroi hartimin e “Fjalorit latinisht-shqip” të nisur prej shumë vitesh me afërsisht 65.000 fjalë. Ka lënë të pa përfunduar “Fjalorin greqisht-shqip” me rreth 18.000 fjalë. Bëri të flasë shqip Ovidin, Horacin, Shekspirin, Hygoin, Rasinin, De Musenë, Lamartenë, Shatobriandin deri tek Papa Gjon Pali i Dytë. Çmonte Nolin, Dakajn, Alkajn, Lacajn, Çomorën.

Veprat

Ka shkruar po ashtu edhe vepra të vetat, si dramat “Dy Lekët”, “Judita dhe Holoferni” dhe “Skënderi e Zulejka”. Gjatë qëndrimit në burgun e Burrelit, nis më 1950 shkrimin e dramës “Skënderi dhe Zulejka”, që e përfundoi në aeroportin e Urës Vajgurore, Berat. Me anën e dy shkodranëve të rinj, teknikë të jashtëm në pistën e Beratit, u realizua dalja e veprës së vetme të shpëtuara. Pas 47 vitesh i vëllai, regjizori Lec Shllaku, ia dorëzoi dorëshkrimin. Ky është i pari daktilografim që përfundoi në orën 20 dt. 20 nëntor 1999.

Mirënjohje

Më 25 dhjetor të 1995 i jepet titulli “Profesor” nga komisioni i kualifikimit shkencor, muaj kur dekorohet po ashtu me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë" nga presidenti Sali Berisha. Në prill të 2003 i akordohet nga Pres.residenti i Republikës Alfred Moisiu urdhri “Mjeshtër i Madh” dhe nga Këshilli bashkiak i Shkodrës “Qytetar nderi i Shkodrës”. Po ashtu dekorohet me Urdhrin Naim Frashëri i Artë nga presidenti, fitues i "Penës së Artë" të dhënë nga MTKRS për përkthimin e "Gjeorgjikave" të Virgjilit më 2001. Fitues i ”Diskut e Argjendtë” nga qeveria greke me anë të ambasadës së saj në Tiranë.

Referime

Tags:

Gjon Shllaku JetaGjon Shllaku Përkthime dhe leksikografiGjon Shllaku VepratGjon Shllaku MirënjohjeGjon Shllaku ReferimeGjon Shllaku16 gusht1923200324 marsShkodër

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HormonetBylisiEvropaVaso pashë ShkodraniNjësia matëseMalësorjaKorçaElizabeth HandLista e bimëveGjendja agregateViolinaShqiptarëtKinaRuandaPërcaktoriLista e gjeografive të shteteveMarrëdhënia seksualeIzraeliPulsi i zemrësHidrogjeniFyelliShkollaLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësAziaLidhëzaRimaHepatitiPlazma e gjakutDuhaniItaliaElektricitetiÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriFluturaFoljaLibriBosnja dhe HercegovinaPenisiJulian DedaIslamiADHDSistemi i organeve të frymëmarrjesArtizanati i KukësitKimiaMësonjëtorja e KorçësMercedes-BenzJeronim de RadaFilmiHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiKafshëtNjohja ndërkombëtare e KosovësLetërsia e vjetër shqiptareTë drejtat e njeriutMalajziaGjirokastraSëmundja e ParkinsonitTrekëndëshi i BermudësUjëvarat e MirushësSëmundjet e trashëgueshmeMushkëriaHarry PotterOsteoporozaEfekti serrëMeningjitiDokumentet e Gjuhes ShqipeEvropa lindoreShtjefën GjeçoviLufta e TrojësLista e llojeve të sportitStimulim me dorëKësulëkuqjaMona LizaHistoria e Jehudëve në ShqipëriRilindja Kombëtare ShqiptareEposi i kreshnikëveKundrinoriLista e vullkaneve aktivë në botëAsdren GjikolliGjeografia e KosovësSulfuri🡆 More