Burgu I Burrelit

Burgu i Burrelit është një burg i sigurisë së lartë që vendndodhjen e ka jashtë qytetit të Burrelit tek Komisariati i Policisë së Matit me një kapacitet prej 190 të dënuarish.

Historia

Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri, ka filluar të ndërtohet në fillim të vitit 1938, gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu. Shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij.

Burgu ka formën e një paralelepipedi dhe rrethohet me një mur betoni të lartë që bënë të pamundur shikimin nga jashtë-brenda. Po ashtu ai mbulohet me një tarracë të trashë betoni rreth 40 cm trashësi. Pas vendosjes së pushtetit komunist, që prej vitit 1946, në këtë burg janë sjellë një numër i madh i të dënuarve prej burgjeve të tjera, të cilët ishin kryesisht të dënuar politikë dhe kundërshtarë të regjimit. Nga të dhënat e literaturës mbi burgjet mësojmë se gjatë periudhës 1946-1949 të dënuarit kanë pasur në dispozicion vetëm 400 gram bukë në ditë dhe asgjë tjetër dhe se nga kushtet tejet të rënda të qëndrimit gjetën vdekjen rreth 300 të burgosur. Përveç kushteve të vështira të mbajtjes së dënimit dhe pozitës së vështirë të personave të dënuar, duhet shtuar se në këtë burg kishte një ngarkesë tejet të madhe me persona të dënuar, që e kalonte kapacitetin e tij.

Menjëherë pas rënies së komunizmit burgu ndërroi banorë nga të dënuar politikë në ordinerë, por asnjë herë nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme. Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë.

Burgu i Burrelit prej kohësh konsiderohet si një ndër institucionet më të sigurta të vuajtjes së dënimit. Falë kësaj cilësie janë sjellë në këtë burg dhe të dënuar të njohur të bandave më të rrezikshme në Shqipëri si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodrës, Lul Caka e të tjerë. Ndonëse në një farë mënyre autoritet e Ministrisë së Drejtësisë janë mundur që të jenë të rezervuar në lidhje me praninë e elementeve të rrezikshëm në këtë burg, burime të sigurta konfirmojnë se brenda tij jetojmë afërsisht 40 të dënuar me rrezikshmëri shumë të lartë dhe madje me dënime të përjetshme. Referuar disa burimeve të brendshme të këtij burgu, ky numër është i papranueshëm nga rregullorja, pasi në një rast revolte, ata janë shumë të rrezikshëm dhe neutralizimi i veprimeve të tyre kur janë në numër të madh është mjaft i vështirë. Por nëse burgu do të mund të hapej, prania e tyre në publik mund të kthehet në një fatkeqësi me përmasa të mëdha. Mund ta quajmë burgu i "të fortëve", pasi në këtë institucion vuajnë dënimin persona të cilët kanë dënimin maksimal të dhënë nga gjykata.

Shiko edhe

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e festave në ShqipëriShpikje te ndryshmeFusha magnetikeSëmundjet e gjakutKëngët e MilosaosZgjoi /Hive (film)TulipaniRilindjaMbrojtja e mjedisitKërpudhat14 vjec dhëndërMajlinda KelmendiLeka Zogu IILëvizjaDon Kishoti i MançësDhëmbët e njeriutKoniKundrinoriVendbanimiKoha e hekuritPerandoria BizantineNdotja e ajritIsak NjutoniDiarrejaCilindriPerandoria OsmaneTeoritë e personalitetitNdajfoljaVitamina B12AngliaNatyraElefantiSistemi nervorLibrat e shenjtë islamFiset ilireShqipëria në vitet 1912-1939TotalitarizmiBujqësiaBabë Dudë KarbunaraKrimet e regjimit komunist në ShqipëriMario MitajTeuta e IlirisëRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëParafjalaHimni i FlamuritHektoriShqiptarëtShtetet e Bashkuara të AmerikësGjallesat në zhdukjeMesjetaLeje DrejtimiNdotjaAhmed KalajaLumi i DrinitFyelliDisneylandJaponiaDemencaShqipëria e MadheShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëVitamina DRevolucioni industrialMuzikaPelikani kaçurrelAfrikaGjeniBarack ObamaFabulaProzaSinuzitiAleksandër Stavre DrenovaReaksioni kimikAmerika VerioreEgjiptiFibroza kistikeLista e liqeneve në ShqipëriTingulliLedion Liço🡆 More