Gjergj Pekmezi: Gjuhëtar dhe folklorist shqiptar

Gjergj Pekmezi (gjermanisht: Georg Pekmezi; Tushemisht, 23 prill 1872 - Vienë, 24 shkurt 1938) ishte profesor i shqipes, bibliograf dhe albanolog shqiptar.

Në nder të tij katedra e albanologjisë ne Universitetin e Vjenës mban emrin "Prof. Dr. Gjerg Pekmezi".

Gjergj Pekmezi: Gjuhëtar dhe folklorist shqiptar
Pekmezi

Biografia

Studimet e para i kreu në Ohër e Manastirit (Perandoria Osmane). Më 1887 shërbeu si mësues në Llëngër të krahinës së Mokrës. Më 1890 u zhvendos në Beograd ku qëndroi deri më 1894. Studimet e universitare i bëri në Beograd e në Vjenë, ku u diplomua më 1898 për filozofi dhe filologji. Më 1903 u emërua shef i katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës. Pas një viti themeloi Shoqërinë Kulturore Patriotike "DIJA". Më 1908 zbulon memorandumin e famshëm të 1878-ës që Vaso Pasha e Sami Frashëri i dërguan Kongresit të Berlinit. Kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve duke vërtetuar shqiptarësinë e banorëve në viset jugore kundrejt orekseve synimeve greke. Punoi si përkthyes pranë këtij komisioni nga vjeshta e 1913 dhe më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës.

1916 me pushtim-administrimin austro-hungarez, u emërua kryetar i "Komisisë Letrare të Shkodrës", ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë bënë punë të mëdha për gjuhën, tekstet dhe shkollën shqipe. Pasi shkoi për çështje private në Vienë, kur u kthye në Shkodër gjeti të miratuar Parimet e rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme, gjë për të cilën dha dorëheqjen duke parë miratimin në mungesë të tij një veprim jokorrekt.

Në vitet 1920-24 emërohet Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë. Riemërohet në këtë detyrë më 1926-28, vit në të cilën emërohet profesor në Universitetin e Vjenës, Katedra e Gjuhës Shqipe. Këtë detyrë e kreu deri më 24 shkurt 1938, kur ndërroi jetë.

Vepra

Pekmezi është autor i:

  • Vorläufiger Bericht über das Studium des albanesischen Dialekts von Elbasan, Raport provizor për studimin e të folmes së Elbasanit, 1901.
  • Grammatik der albanesischen Sprache, Gramatikë e gjuhës shqipe, në bashkëpunim me Nachtigall, 1908.
  • Bibliographija shqype/Albanesische Bibliographie. Vienë, 1909.
  • Sprachführer zur schnellen Erlernung der albanischen Sprache, Doracak për të nxënë shpejt gjuhën shqipe, Vienë, 1913.
  • Lehr und Lesebuch des Albanischen, Doracak dhe këndonjës i shqipes. Me bashkëautor Maksimilian Lambercin. Vienë, 1913.
  • Bleta shqypëtare e Thimi Mitkos. Transkriptim me alfabetin shqip. Vienë, 1924.

Përveç veprave të lartpërmendura, ka lënë dorëshkrim një punim mbi dialektologjinë shqiptare "Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, gegërishtes dhe toskërishtes". Gjithashtu ka mbledhur e dorëzuar 8177 faqe të daktilografuara me materiale e relacione të konsujve austro-hungarezë të Shkodrës, Prizrenit, Janinës, Stambollit, nxjerrë nga arkivi i Ministrisë të jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze.

Referime

Tags:

1872193823 Prill24 shkurtAlbanologuGjuha gjermaneGjuha shqipeShqiptarëtTushemishtUniversiteti i VjenësViena

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EgjiptiIlirëtShkencat natyroreSilva TurdiuPogradeciKongresi i VjenësToskërishtjaKanadajaAlveoleKëndiLista e vendeve sipas sipërfaqesErnesto SabatoMuhammediHemoglobinaRrotullimi i TokësAktoriParalelogramiMitologjia grekeLeukocitMacjaNdarja administrative e ShqipërisëMotiEritrocitiKomedia HyjnoreTeorema e PitagorësKompleksi Memorial Adem Jashari në PrekazThyesaGustav FloberOlta GixhariYlberiMekaAzotiAcidi sulfurikSinuzitiForca e Sigurisë së KosovësAlexa InternetYmer efendi PrizreniFitër BajramiPunime artizanaleShtypjaPoloniaIliriaKuzhina shqiptareBiosferaLibrat e shenjtë islamSyriSpondiliartrozaEposi i kreshnikëveIsak NjutoniHans Kristian AndersenButrint ImeriKëngët e MilosaosNjëqind vjet vetmiAlgjebraLufta e KosovësProblemet mjedisore në ShqipëriDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutNdotjaStresiHistoria e fesë islameTokaLojërat Olimpike VeroreHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Kantoni Verdun-sur-le-DoubsDuhaniKlasifikimi i kafshëveKongresi i LushnjesTragjedia e OtrantosMuntaz DhramiLidhjet kimikeKuraniSami FrashëriQeniLulekuqjaDita Ndërkombëtare e GruasEpitetiBajram CurriKundrinori-kryefjala-kallëzuesiItalia🡆 More