Gaqo Çako

Gaqo Çako (Korçë, 24 janar 1935 - Tiranë, 1 gusht 2018) ishte një këngëtar shqiptar.

Mban titullin Artist i Popullit.

Jetëshkrimi

Tenori Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të panteonit të muzikës shqiptare, të përfaqësuar edhe nga Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohej e shfaqej, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka pasur si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

Referime

Tags:

1 gusht1935201824 janarArtist i PopullitKorçaTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Të drejtat e fëmijëveRepublika ShqiptareMitologjia grekeRoma e lashtëYlliZgjedhjet vendore në Shqipëri 2023Piramidat e EgjiptitZemraËvetariBashkitë e ShqipërisëFamiljaËBeni ecën vetë (libër)Kalaja e ShkodrësBurimet e parinovueshmeFutbolliUiliam ShekspirSistemi muskulorHidrografia e ShqipërisëSyfyriPuna (fizikë)LimfocitiSali BerishaHekuriKështjellëEfekti serrëStatistikaLionel MessiLista e lojtarëve ndërkombëtarë të ShqipërisëMushkëriaCristiano RonaldoShpallja e Pavarësisë së KosovësFaik BallancaHektoriKonferenca e Paqes në ParisFluturaLuksemburguKanadajaForca e Sigurisë së KosovësDita e VerësKlonimiNumrat romakëProjekt Muzika popullore si pjese e trashegimise tone kulturoreXhyzeIliadaPoeziaArsimiKonferenca e Londrës (1912–1913)Lufta e TrojësSëmundja seksualisht të transmetueshmeRevolucioni francezArbana OsmaniPashkëtOrkestra simfonikeTuberkuloziLiburnaKitaraFazat e Rilindjes ShqiptareVitaminatLepuriRezistenca elektrikeLista e shteteve të EvropësPoezia lirikeDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)PylliMartin CamajAlfabeti arabPushtimi italian i ShqipërisëHalogjenetEmriForcaOksidetNamazi i SabahutDaulljaCikli i UjitOqeaniUltësira Perëndimore e ShqipërisëFibrat optikeNelson Mandela🡆 More