Abdulla Grimci (Shkodër, 2 korrik 1919 - Ascoli Piceno, 5 mars 2018) ka qenë kompozitor dhe shkrimtar shqiptar.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lindi në një familje muzikantësh në qytetin e Shkodrës . Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje, më 1935 u fut në bandën e qytetit dhe më 1937 u bë pjesë e bandës mbretërore. Shkollën e lartë e ndoqi në Konservatorin “Santa Cecilia” në Romë, Itali në vitet 1940-1944. Në vitin 1941 u martua me Klementina Agostinin.
Më 1944 u kthye në Shqipëri dhe më 1945-1946 u bë dirigjent i bandës në qytetin e lindjes. Në vitin 1945 – 1946 u bë dirigjent i bandës në Shkodër. Në vitin 1949 u emërua shef i zyrës së muzikës pranë Komitetit të Arteve dhe Kulturës. Në vitin 1953 emërohet shef i redaksisë së muzikës në Radio Tirana, kurse në vitin 1964 punoi në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore. Në vitin 1949 ishte Organizuess i Festivalit Kombëtar i muzikës popullore. Më 1950 krijoi Orkestrën e Filarmonisë Shqipëtare në Tiranë, ndërsa në vitin 1960-62 krijoi orkestrën simfonike në Radio Tirana. Abdullai në vitin 1962 organizoi Festivalin e parë të këngës në Radio.
Ka kompozuar mbi 500 këngë dhe 20 marshe.
Ka transkriptuar komplet ahengun Shkodran, 280 kenge dhe melodi (Instituti i Fol. Tiranë), dhe 40 kenge që kendoheshin në Shkodër gjatë viteve 1920-1930.
1- Ka botuar recensione dhe kritika për koncerte, opera, opereta etj
2- Ka shkruajtur artikuj për muzikën në gazeta dhe revista qendrore etj.
3- Ka bërë konferenca të ilustruara me muzikën në Radio Tirana etj.
4- Ka bërë konferenca të ilustruara për rrymat e ndryshme muzikore moderne me punëtorë, studentë, artistë, ushtarakë, kuadro drejtues të ndryshëm.
1. Njohuritë për format muzikore 1966
2. Instrumenta dhe orkestracione për bandat muzikore 1970
3. Metodë për trombë Si bemol 1971
4. "Kenga dhe kompozimi i saj" ,material metodik në ndihmë të kompozitorëve të rinj me kërkesa të larta 1977
5. Metodë për bastub në Fa 1978
6. Metodë për bastub në Mi bemol 1978
7. Metodë për bastub në Si bemol 1979
8. Metodë për trombon sllaj 1979
9. Metodë Teorie e muzikës dhe solfezhit në dy vallëzime 1983
10. Metodë për flokorno soprano në si bemol 1984
18/05/2017 - Presidenti Bujar Nishani dekoron zotin Abdulla Grimci me Titullin “Mjeshtër i madh”
<< Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 15/05/2017, nr. dekreti 10309 zotit Abdulla Grimci Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Për punën e tij të palodhur si pionier i dirigjimit e kompozimit të muzikës së zhanreve të ndryshme, për kontributin e vyer të organizimit të festivaleve dhe orkestrave të para shqiptare, si dhe për veprimtarinë e rëndësishme në fushë n . studimeve muzikore dhe metodikën instrumentale” >>.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Abdulla Grimci, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.