Finiqi është një fshat në komunën Finiq në Rrethin e Delvinës të Shqipërisë.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Finiqi |
---|
Është qendër e komunës me të njëjtin emër, ku përmblidhen fshatrat Finiq, Karahaxh, Blerimas (Shijan), Buronjë, Vrion, Navarice, Bregas dhe Çlirim (S.M.T.). Koordinatat gjeografike: gjerësia veriore 39° 54' 23", gjatësia lindore 20° 3' 30".
Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar. Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II para Kr. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër. Tek akropoli është zbuluar një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri çisterna që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para. Kr. dhe disa rrënoja ndërtesash.Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Universitetit të Bolonjës (Itali), kryen rregullisht gërmime arkeologjike. Gjithashtu Finiqi ka edhe nje kishe te vogel tte tij.
Faqja e misionit arkeologjik të Universitetit të Bolonjës (Itali)
Komuna Finiq |
---|
Finiqi · Buronjë · Çlirim · Vrion · Karahaxhë · Bregas |
redaktoni kutinë |
.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Finiqi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.