Federata Argjentinase E Futbollit

Federata Argjentinase e Futbollit (Spanjisht: Asociación del Fútbol Argentino) është organi qeverirës i futbollit në Argjentinë dhe është me seli në Buenos Aires.

Ajo organizon divizonet e ulta të sistemit të ligës argjentinase (nga Primera B Nacional te Torneo Regional Federal dhe Primera D), përfshirë edhe kupat, Copa Argentina dhe Supercopa Argentina. Ky organ gjithashtu menaxhon të gjitha ndeshjet e kombëtares argjentinase, duke nisur nga ekipi i parë, e duke vazhduar me moshat (nën-20, -17 dhe -15) dhe me ekipin olimpik. Së dyti, federata organizon ligat amatore të futbollit të femrave, fëmijëve, të rinjëve, futsallës dhe ligave të tjera lokale, si dhe ekipit kombëtar të femrave.

Federata Argjentinase E Futbollit
Federata Argjentinase E Futbollit

FAF-ja gjithashtu organizoi të gjitha ndeshjet e Primera División nga sezoni 1893 e deri në sezonin 2016–17. Nga sezoni 2017–18, "Superliga Argjentina", një organizatë e pavarur e cila vepronte e lirë dhe kishte statutin e saj, mori drejtimin e ndeshjeve të këtij kompeticioni. Megjithatë, Superliga është e lidhur me Federatën Argjentinase.

Historia

Federata Argjentinase e Ligës së Futbollit (në shqip) u themelua më 21 shkurt 1893 nga Alexander Watson Hutton, i cili është konsideruar "babai" i futbollit argjentinas. Federata Argjentinase është më e vjetra në në Amerikën e Jugut dhe një nga më të vjetrat që është krijuar jashtë Evrope. Në vitin 1906, Florencio Martínez de Hoz u bë presideni i parë i federatës që kishte lindur në Argjentinë.

Në vitin 1912, presidenti i Gimnasia y Esgrima de Buenos Aires, Ricardo Aldao, u prish me federatën dhe krijoi federatëne tij, të quajtur Federación Argentina de Football, e cila organizator paralelisht një turnament. Disa ekipe që u bashkuan me këtë federatë ishin Gimnasia y Esgrima, Independiente, Estudiantes de La Plata dhe Atlanta. Liga zgjati deri në vitin 1914 kur j'u bashkuar Asociación Argentina de Football, duke krijuar një ligë unike të përbashkët për sezonin 1915.

Federata e dytë që u krijua dhe u kundërshtua u quajt "Asociación Amateurs de Football", e cila gjithashtu organizonte kampionatet e saja (ashtu sic kishte bërë edhe FAF) deri në vitin 1926 kur u bashkua me federatën kryesore. Kjo federatë përfshinte disa ekipe të rëndësishme si River Plate, Racing, Independiente dhe San Lorenzo, me përjashtim të Boca Juniors që vazhdoi të ishte pjesë e organizatës zyrtare "Asociación Argentina de Football".

Kur të dyja federatat u bashkuan në vitin 1927, federata e re u quajt "Asociación Amateur Argentina de Football" deri sa nisi profesionalizimi i sportit në vitin 1931. Në atë vit, emri u ndërrua sërisht në "Liga Argentina de Football". Raundi i parë i kampionatit profesional të krijuar së fundmi ishte më 31 maj 1931.

Pavarësisht se futbolli u kthye në profesionist në Argjentinë, disa klube vazhduan të qëndronin amator në mënyrë për të krijuar një organizatë të re, e cila u quajt "Asociación de Football Amateur y Profesionales". Kjo organizatë organizoi një turnament paralel deri në vitin 1934 deri sa më 3 nëntor 1934, ashtu si çdo organizatë më parë, u bashkua me "LAF-në" për të krijuar "Asociación del Football Argentino", e cila ka qëndruar që atëherë.

Në vitin 2015, gjatë zgjedhje për presidentin e ri të federatës, dy ishin kandidatët për të zëvë vëndin e Julio Humberto Grondona: Marcelo Tinelli – i cili donte një ndryshim në mënyrën sesi gjërat shkonin, si psh eliminimi i korrupsionit ndërmjet disa klubeve dhe AFA-së– dhe Luis Segura, i cili kishte marrë drejtimin pas vdekjes së Grondonës, me qëllimin për të vazhduar mandatin e tij.

Gjithsej 75 presidentë të klubeve të ndryshme argjentinase kishin të drejtë të votonin, por në ditën e zgjedhje diçka shkoi gabim dhe rezultati përfundimtar ishte 38 me 38 (76 vota gjithsej). Shpjegimi ishte se njëri nga votuesit kishte votuar dy herë dhe se gabimi nuk ishte raportuar. Si rezultat, komiteti ekzekutiv vendosi për të shtyrë votimin. Pas disa takimeve, të dy kandidatët ranë dakort për një tjetër ditë zgjedhje në qershor 2016.

Në qershor 2016, presidenti i AFA-së Luis Segura u akuzua për "mashtrim të rënduar administrativ". Segura u zëvendësua në baza të përkohshme nga sekretari ekzekutiv i AFA-së, Damián Dupiellet.

Në vitin 2017, federata miratoi krijimin e një organizate të re, të quajtur "Superliga Argentina de Fútbol", e cila do të organizonte kampionatet e Primera División. Ligat kryesore evropiane të futbollit (si Premier Liga Angleze ose La Liga Spanjolle, që organizohen nga federata që i dedikohen tërësisht atyre kampionateve dhe veprojnë si organizata të ndara nga federatat kombëtare respektive) shërbyen si frymëzim për krijimin e Superligës.

Kampionati 2016–17 i Primera División ishte i fundit i organizuar nga AFA-ja. Nga sezoni 2017–18, "Superliga Argentina", një organizatë e administruar vetë dhe me statutin e vetë, mori përsipër organizimin e kampionateve të Primera División që nga ajo kohë.

Emrat

Organi qeversisës i futbollit në Argjentinë ka pasur disa emra që nga krijimi në vitin 1893. Shumica e ndërrimit të emrave janë kthyer në spanjisht nga gjuha angleze. Lista e emra është mëposhtë:

  • Argentine Association Football League (1893–1903)
  • Argentine Football Association (1903–1912)
  • Asociación Argentina de Football (1912–1927)
  • Asociación Amateur Argentina de Football (1927–1931)
  • Asociación de Football Amateurs y Profesionales (1931–1934)
  • Asociación del Fútbol Argentino (1934–vazhdon)

Kompeticionet

Të organizuar nga AFA-ja

Lista e kompeticioneve zyrtare të organizuar nga Federata Argjentinase e Futbollit që nga krijimi i saj në vitin 1893:

Kompeticionet aktuale
Emri Periudha
Primera División 1893–2017
Primera B Metropolitana 1899–vazhdon
Primera C 1900–vazhdon
Primera D 1950–vazhdon
Primera B Nacional 1986–vazhdon
Torneo Federal A 2014–vazhdon
Torneo Regional Federal 2018–vazhdon
Copa Argentina 1969–1970, 2011–vazhdon
Supercopa Argentina 2012–vazhdon
Kompeticionet e fshira
Copa de Honor Municipalidad de Buenos Aires 1905–1936
Copa de Competencia Jockey Club 1913–1933
Copa de Competencia La Nación 1913–1914
Copa Dr. Carlos Ibarguren 1913–1958
Copa Estímulo 1920–1926
Copa Presidente de la Nación 1927–1989
Copa Adrián C. Escobar 1939–1949
Copa General Pedro Ramírez 1943–1945
Copa de Competencia Británica 1944–1948
Copa Suecia 1958
Torneo Regional 1967-1985
Torneo del Interior 1986-1995
Copa Centenario de la AFA 1993
Torneo Argentino A 1995–2014
Torneo Argentino B 1995–2014
Torneo Argentino C 2005–2014
Copa Campeonato 2013–2014
Torneo Federal B 2014–2017
Torneo Federal C 2015–2018
Copa Bicentenario 2016

Të tjera

Kjo është lista e kompeticioneve që janë krijuar nga organizata jo-zyrtare.

Kompeticionet e tjera
Emri Periudha Organizata
Copa de Competencia (AAm) 1920–1926 Asociación Amateurs de Football
Copa Presidente de la Nación 1920–1926 Asociación Amateurs de Football
Copa de Competencia (LAF) 1932–1933 Liga Argentina de Football
Copa Adrián Beccar Varela 1932–1933 Liga Argentina de Football

Stafi aktual

    Redaktuar më qershor 2019
  • Presidenti: Claudio Tapia
  • Zëvëndës-presidenti: Daniel Angelici
  • Zëvëndës-presidenti i 2të: Hugo Moyano
  • Sekretari i përgjithshëm: Vìctor Blanco
  • Arkëtari: Alejandro Nadur
  • Menaxheri i Medias/Komunikacionit: José Lemme
  • Kordinatori i Futsallës: Gustavo Lorenzo
  • Kordinatori i Gjyqtarëve: Sergio García
  • Trajneri i ekipit të parë të meshkujve: Lionel Scaloni
  • Trajneri i ekipit nën-20 të meshkujve: Fernando Batista
  • Trajneri i ekipit të parë të femrave: Carlos Borrello
  • Drejtori i përgjithshëm i ekipit kombëtar: César Luis Menotti

Lista e presidentëve

Shënimet

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Federata Argjentinase E Futbollit HistoriaFederata Argjentinase E Futbollit EmratFederata Argjentinase E Futbollit KompeticionetFederata Argjentinase E Futbollit Stafi aktualFederata Argjentinase E Futbollit Lista e presidentëveFederata Argjentinase E Futbollit ShënimetFederata Argjentinase E Futbollit ReferimeFederata Argjentinase E Futbollit Lidhje të jashtmeFederata Argjentinase E FutbollitBuenos AiresGjuha spanjolleKombëtarja argjentinase e futbollitKombëtarja argjentinase nën-20 e futbollitKombëtarja argjentinase nën-23 e futbollites:Torneo Regional Federal Amateur

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Roma e lashtëShtetet e Bashkuara të AmerikësEuroNatriumiBakriFriendsAupsTrombocitiSëmundja infektiveShtatë mrekullitë e botësDita e TokësLëndët djegëseBarack ObamaSëmundja e AlzheimeritPsoriazaEnergjia e ripërtëritshme në ShqipëriArteriaTurbinat me erëTretësiratLuigj GurakuqiLufta e FtohtëMagneziumiShkodraAzotiPërpunimi i të dhënaveAvullimiVarfëriaSokol CikalleshiPozita gjeografike e ShqipërisëQeveria e Përkohshme e ShqipërisëRombiPankreasiFormat e shtjelluara të foljesNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenDevejaAtomiHIV/AIDSLidhja e KombeveLepuriUlçera në stomakAdoleshencaKanceriEnergjia potencialeThyesaMitologjia shqiptareMia KhalifaKompjuteriIzraeliJupiteriFamiljaPolianaSyriDramaKimia organikeZhani CikoAustraliaNiliMartin CamajEvolucioniNdotja e ajritNdotja akustikeMarko BoçariElektricitetiPrizreniHidrokarburetLinda RamaNelson MandelaAlkooliZvicraJakup AsipiGjermaniaProzaHistoria e gjeometrisëEkonomiaLista e shteteve të EvropësFolkloriAssim el-Hakim🡆 More